Poezi nga Fatime KALIMASHI, Zvicer

FATIME  KALIMASHI

Fatime Kalimashi është femra kosovare, që sipas psikologjisë së vendit prej nga vjen, nuk duhej të shkruante, aq më shumë të këndonte, sidomos kur qe martuar. Por, ajo nuk mund të jetonte në robëri, kur i kishte mundësitë e lirisë. Jeton e punon prej vitesh në Morges të Zvicres, mes shumë shqiptarëve të emigruar nga atdheu. Në disa vargje të saj, e thotë tepër qartë biografinë e vet:

“Unë s’jam e kompletuar/ As në llafe as në të shkruar

Më pëlqen shumë thjeshtësia/Aty fshehur struket bukuria

Unë s’jam e komplikuar/Asgjë s’më ikën pa e kuptuar

Unë lexoj vetëm në sy/E dëgjoj zërin nga zemra

Dhe vendos çka më thotë mendja”

Ka një sinqeritet të lindur që e kultivon me seriozitetin krijues. Shpesh vargjet e saj predikojnë moral, por ajo është qëllimi  që Fatimja i ka vënë vetes, të thotë diçka, ta dëgjoj dikush dhe të mësoj ndonjë

. Ajo shkruan dhe këndon, duke marrë disa çmime në interpretime. Tema e mërgimit zë vendin kryesor në poezinë e saj , por edhe në interpretimin si këngëtare e valltare, tashmë e njohur. Revista Kuvendi i publikon për herë të parë këtë cikel, duke i uruar krijimtari të mbarë Fatime Kalimashit!

DO TË DOJA

Sa do të doja të bëhem zog

Të fluturoja me shumë g’zim

Të thith nektar në çdo lule

Si bleta thith ne çdo ndalim.

Pranvera është ilaçi im!

Sa do të doja të bëhem flutur

Të shëtis n’livadhin tim

Ta pushtoj çdo lule pranvere

T’u ledhatoja  në çdo stinë.

Prnavera është ilaçi im!

Të bëhem bletë sa deshiroj

Të shëtis n’mendimin tim

Kush me dorë nuk do  guxojë

as me sy të ma kap synë!

Pranvera është ilaçi im!

KUR FLAS

Kur flas gjuhën e durimit

Flas me ndjenjat e trishtimit

Dhe kur në heshtje flas

Marr lapsin që të mos bërtas!

Letra e shkretë mbetet viktimë

Herë e shaj e herë e dua

Herë e puth, herë e ledhatoj

Por, më shumë e këshilloj!

Që ti rrije besnik lapsit

Kur e shkruan dora ime

kur e thëmë  fjalën e rëndë

E di mirë që është me vend!

Fjalën time  e peshoj

Kur e hedh në letrën borë

S’jam nga ato dhe nuk guxoj

Ta nxi letren unë me dorë!

Lapsi im s’tregon vetmi

As një qiell të errtë me shi

Do jetë shpresa e njerësisë

Kur i pri me diell stuhisë!

FLAS ME VETEN

Do vishem me petkun e sjelljes

Do flas me gjuhën e dashurisë

Do eci me hapa të kulturës

Nën ombrellën e vetmisë

Do qaj me lotin e gëzimit

Do qesh me ëndrrën e lumturisë

Do ruaj qetësinë e natës

Në mes turmash të njerëzisë

Do dëgjoj zërin e zemrës

Kur flet në heshtje shpirti im

Do vazhdoj ritmin e jetës

Në rrugën time pambarim !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *