MATARET E SHTYPURA TE KOHES SE SHKUAR JANE TE INFILTRUAR…

…pak radhe per debatin Koliqi_Camaj

Nga: ZEF PERGEGA

Diaspora shqiptare ne Amerike , intelektuale te saj kane sot nje zemrate per anatemimin e shkrimtareve  modern te Shqiperise. Kur nuk njihej kjo kohe e kjo lami ne llumin e injorancen, ato u kthyen ne palcen ushqyese te drites krijuese, per secilin qe ka dy pare mend.

Ata me vepren e tyre e latuan shqiptarin qe kishte merguar nga diktatura komuniste me e eger se bisha. Nuk dua te merrem me emrin gjoja investigues, se ai eshte i njohur nga diaspora shqiptare, kur ai vinte e na shfaqte filma te Enver Hoxhes, pikerisht ne qendren me te madhe izraelite ne Michigan. Ishte pikerisht ai qe  beri nje dokumentar televiziv i paguar nga nje stacion kasetash ne Detroit, qe mbahet gjalle nga disa te lidhur me ish UDB-ne jugosllave dhe ish punonjes te Institutit Marksist Leninist te Beogradit dhe Podgorices, per te denigruar familjen dhe vete biznesmenin Bardha. Ajo qe me ben pershtypje mua eshte fakti qe, pse ky njeri ka aftesine finaciare te udhetoje ne arshivat e Washintonit…Lodres, Romes apo dikun tjeter gjoja me shpenzimet e veta?!! Qellova njehere ne Shqiperi dhe ne nje qytetin tim flitej per nje biznezmen lokal, i cili kishte bere investime te medha nen petkun se kishte vellane ne Amerike, madje sipas llafeve ishte biznesmen i madh edhe ketu nder ne ne mergim. Kur pyeta vellai i ketij qe kishte ndertuar ne qytetin tim ishte  lavapjatas, ne fillim si te gjithe te tjeret mandej kishte marre furcen e bojes, sic ka marre furcen e bojes se zeze, ky njeri qe guxon te njollose figuren e Koliqit dhe te Martin Camaj, te cilet kane bashkepunuar bashke tek “Shejzat” Martini eshte i pari studius qe hyri ne Biblioteken e Vatikanit dhe u perpoq te gjente fillin e  shkrimit shqip, perpara te Mesharit te Gjon Buzukut. Martin Camaj i ka shkruar leter Prof. Zef Mirdites ne Kosove qe te ndikonte tek kleri katolik, qe te flitej gegnishtja letrare. Ai ka shkruar edhe abetare  shqipe dhe ka kerkuar nga Dom Prek Ndrevahsaj dhe Mons. Dr. Zef Oroshi qe te çeleshin klasa shqipe ne Univesitetet Amerikane dhe, nje gje e tille eshte bere realitet ne Wayn-State ne Michigan, ku eshte dhene mesim me abetaret e Camajt. Gjithe ai dokument qe u paraqit, se gjoja ata kane qene bashkepunetore te sigurimit, nuk ka asnje fije te vertete. Ato dosje jane te fallsifikuara me nje qellim largpames nga struktura komuniste, qe te krijohej nje ide negative per ta. Ne kohen e Koliqit, u çelen shkolla shqipe ne Kosove dhe, Kosova si teritor shqiptar, administrohej nga nje qeveri shqiptare ne kohen e fashizmit. Edhe nje gazetar komunist shqiptar qe punon ne “Zerin e Amerikes” me ka thene se Koliqi ishte fashist, por vepra e tij eshte e do te mbetet shtylle e letersise kombetare. Marinin Camaj ka bere burg se nuk e paditi malesorin student ne kolegjin franqeskan te Shkodres, duke treguar nje virtyt te larte  malesori. E Prof Gjon Sinishta edhe ai ka qene gazetar ne Beograd, por themeloi ne San Francisko- Institutin “Danjel Dajani” dhe Buletinin Katolik me 15 vepra, ku u shkrue persekucioni komunist, per te gjithe pa dallim feje e krahine. Gjithone Prof Gjoni eshte shprehur me superlative per Martin Camajt, po ashtu edhe Arshi  Pipa me “Albaniken” dhe Prek Ndrevashaj me “Rreze Shelbuese”. Koliqi e Camaj kane patur lidhje edhe me Vatren. Madje Koliqi e ftoi isht krytarin e Vatres Antoni Athanas te takohej me komunitetin, akademiket e Institutit te studimeve shqiptare ne Palermo dhe Papen  e Romes. Koliqi u ka dhene bursa shume shqiptareve qe jetonin ne perendim dhe ne Amerike e njeri prej tyre eshte vonjati Selaudin Velaj, i cili vazhdoi studimet e larta ne Milano. Sa here me ka folur per Koliqin e Camajn. Ai i kishte te gjitha veprat e tyre. Ne asnje material, apo shkrim nuk kam pare qe keta dy shkrimtar te flasin per qeverine komuniste te Tiranes.  Si ka mundesi keta qe mundohen te sjellin dokumenta, kane nje jete jo fort te stabilizuar dhe te panjohur. Taren e kam pare ne nje foto huliganiste dal para pallatit te Kultures ne Tirane ne vitin 1997 me nje arme automatike te gjate dhe i veshur si korb me mushama te zi. Kjo foto eshte zhdukur nga interneti. Madje diçka nuk eshte fort e qarte ne karrieren e tij, njehere si  arkelog, njehere si agjent bregdetas, nje here si studiues, njehere si historian. Shume njerez qe shkruajne e kane nje bosht, edhe pse nuk na pelqen, por boshti Tare eshte i pakumtueshem. Ka jetuar ne Detroit me paret e taskapaguesve shqiptar per disa vite, pa bere asnje shenj pune, sa edhe nje valle shqiptare te jugut, korçare, na e nxori se kishte lidhje me kulturen etnike ruse. Eshte e drejta e tij te jete filo rus apo filo serb, por n je dokument i hartuar nga agjenet e sigurimit nuk duhet marre si i vertete, se ajo ishte nje agjenture rekrutuese dhe nje nga me te poshtrat e njerezimit. Nese mund te na thote se cili ishte misioni i tij 15 vjeçar ne Amerike bashke me drejtorin e sotem te TVSH  Gellqi?! Po lidhja e tij me nje nga valvluesit viziv ketu ne Detroit dhe qellimin e programeve te tij?! Dua te permend edhe nje fakt, se ato qe kane qene agjente te sigurimit te shtetit jane paguar ne Amerike me nga 3 mije dollore ne muaj, qe sot eshte 3.5 here me e madhe. Ka patur prej tyre qe  gjate komunizmit kane ardhur ne Shqiperi per vizite me grupe popullore e ne menyra te ndryshme, por Koliqi dhe Camaj shkuan ne ate jete me nje brenge qe nuk mund te pershkruhet. Koliqi ishte 9 vjec kur erdhi ne Shqiperi dhe mesoi shqipen pa shkuar ne shkolle dhe, ne moshen 21 vjeçare paraqiti para komisionit kombetar kengen e flamurit, kengen e Himnit. Fishta thote se Koliqi na bindi me shqipen e tij, se Shqipja ka vlera te larta, me te cilen mund te perkthehen veprat e letersise boterore. Shkrimi i Tares tregon nje realitet;  llumi i pareve te tij nuk mund te baltosi Malet. Eshte e verte se Camaj ka qene i martuar me vajzen e kryetarit te Bashkise se Beogradit, por qe eshte ndare dhe ka marre nje mjeke zemre nga Gjermania, me te cilen kam biseduar me te ne Shkoder, ashtu sic me eshte dhene rasti te interviztoj edhe Arshi Pipen. Duhet sqaruar se Jugosllavia ka patur statusin e OKB-se per te ndihmuar refugjatet qe vinin nga Shqiperia dhe, ti mundesonte shkollimin te gjithe atyre qe deshironin. Kete e kam degjuar nga goja e Mos. Zef Oroshit! Do te vije dita qe edhe lojes se cic- micit te Tares ti dale boja dhe emrat e ustallareve qe kerkojne perçarje kombetare. Taraja eshte shperblyer me poste nga partia per punet e mbrapshta qe ka bere ne Amerike , duke propoganduar hapur Enver Hoxhen! Çdo njeri eshte i habitur se si i kane besuar atij gjithe ato agjente te inteligjences perendimore te intervistohen nga Tarja?! Si mund te ndodhte qe ai te shtetise keshtu hapur, gjoja nga kureshtja kryeqytetet e botes apo Ameriken kaq lirshem edhe nga ana ekonomike, kur dihet rroga ne Shqiperi.  Ne qe jetojme ne Amerike dime shume gjera, por media shqiptare e blere po sillet si qeni i terbuar, i kapur per rrypi rreth vilave te krimit dhe posteve qeveritare, per nje luge çorbe do te vije dita qe do tu derdhet  tasi dhe do te mbesin si peshku pa uje.  I pashe mediat shqiptare, asnje telefonate nuk bene me gazetar, studius te vjeter ne Amerike, Rome, Gjermani qe te flisnin per kete teme. Te gjitha, si autor dhe gazetar i kam te qarta, por financimin e qellimin si dhe infiltrimin e matares se shtypur me qyten enveriane  akoma jo!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *