FJALË TË URTA TË NËNËS TEREZË

Ari Ukimeri (Ma.Sc.Pedagoge)

 

 

 

 

Nje falenderim te posaçem per Argjiren dhe bashkepunimin e saj me Kuvendin, per Argjiren dhe dashurine e saj per figura me permasa botnore te rraces shqiptare!

  1. Varfëria për të varfërit, do të jetë shumë e vështirë. Kur e lëshova Loreton, për mu ka qenë dita më e vështirë dhe më e keqe.

  2. Për të kuptuar të varfërin, duhet me provua varfërinë nën lëkurën tënde.

  3. Dhimbja ska skaj, por as dashuria jo.

  4. Dhurata më e madhe për mua do të ishte, nëse zhvillohet dashuria në veçanti ndaj atyre që vuajnë.

  5. Vepra të dashurisë janë vepra të Paqes.

  6. Të varfërit i sjellin dashuri botës, përmes Dashurisë dhe Durimit.

  7. Njerëzit nuk vuajnë nga uria, por nga mos-besimi në Zotin, duke ia kthyer shpinën njëri tjetrit.

  8. Njerëzit nuk e dijnë se çfarë është varfëria, sepse janë nën ndikimin e dëshpërimit.

  9. Ka vetëm një Zot, Ai është tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se, secili është i barabartë para tij.

  10. Një shok apo një shoqe, është ai apo ajo që të kupton të kaluarën tënde, beson tek e ardhmja jote, dhe të pranon ty për atë që je.

  11. Mos jeto me frikën e vdekjes, por vdis me gëzimin që ke jetuar.

  12. Për tu ngritur nga Toka në Qiell, njeriut i duhen dy krahë: Pastërtia e zemrës dhe Thjeshtësia.

 

Prill, 2020 – Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *