Vatra është thellësisht e shqetësuar mbi gjendjen e krijuar në Kosovë. Sot, Kosova po tejkalon tri kriza: Krizen shendetesore dhe ekonomike që vijnë si rrjedhojë e pandemisë globale, COVID-19, të cilave, për fat të keq, i shtohet edhe ajo politike. Propozimi i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) për të paraqitë votë mosbesimi ndaj qeverisë së sapoformuar, fill mbas kërkesës së presidentit për të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, shkakton krizë politike në një kohë të vështirë për kombin shqiptar.
Duke u mbështetë në nenin 131 të Kushtetutes së Kosovës, Presidenti i Kosovës dhe disa politikanë të tjerë të Kosovës kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nji veprim i tillë mund të shkaktojë destabilizim me përmasa katastrofike për Kosovën, në nji kohë kur Serbia vazhdon veprimatrinë e saj lobuese për mohimin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe pengimin e pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe në një kohë kur Vucic deklaron që, “Edhe sikur t’a tërheqin zvarrë nëpër rrugë, ai nuk do t’a njohë pavaresinë e Kosovës.” Propozimi për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonënshme në Kosove për shkak te coronavirusit nuk duhet të përdoret për interesa personale apo politike.
Vatra e mirëpret deklaratën e Kryeparlamentarës së Kosovës ku thotë: “Ne nuk mund të lejojmë që në këtë kohë tmerri të triumfojë virusi i përçarjes dhe jo forca e bashkimit ndaj së keqës.” Gjithashtu, Vatra përkrah qendrimin e saj për një rezolutë për dialogun me Serbine shprehur me anë të tweet se, “Askush nuk do të jetë në gjendje të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës”.
Vatra mbështetë çdo qeveri që mbron interesat kombëtare, dhe integritetin teritorial të Kosovës dhe që lufton kurupsionin (një epidemi tjetër futë thelle në dejt e politikanëve shqiptarë).
KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019 -SHBA
22 mars 2020