QËNDRO NË SHTËPI DHE REFLEKTO. PANDEMINË MUND TA NDALESH EDHE TI.

Rita  Kalaj

Me subkoshjencen tonë të gjithë jemi të vetëdishëm se po kalojme një gjëndje surreale e teje të panjohur edhe pse kemi dëgjuar

se situata të tilla kanë kaluar shumë herë pupujt e botës,përfshi edhe ne,të përballjes me epidemi vdekjeprures që shuan në masë shoqerinë njerzore.
Nisur nga mënyra e jetesës që kemi instaluar në përditshmëritë tona mesa duket qenka tepër e vështirë për ta pranuar edhe pse njihet si masë mbrojtese për shëndetin apo dhe vetë jeten,izolimi total në ambjentet e shtëpise,e ta mendosh që i përkasim epokës së kibernetikës dhe modernizimit ekstrem të mjedisit tonë të ngushtë socjal,ku lidhjet virtuale me njerzit dhe botën jane aq prezent sa që maten me shpejtesinë e dritës.
Le të imagjinojme pak nëse me këtë pasivitet human që na karekterizon sot,sikur të binte kushtrimi për luftë reale frontale, e të ishim të detyruar të përfshiheshim në të.Mendo pak sa aktiv do ishim me kontribut personal,kur e quajme sfidë të rëndë qëndrimin në shtëpi?
Është për të ardhur keq sa të avancuar jemi në modernizimin e mjedisit ku jetojme,e në diferencimin e luksit kolektiv për të dominuar me mirqenjen socjale apo forca luftarake për “vetmbrojtje”, dhe sa pak të etur jemi për të kuptuar se jeta e NJERIUT është vetëm një cikel zhvillimi fiziologjik shumë delikat dhe tepër transparent,që varet thjeshtë dhe vetëm nga sigurimi i nevojave të tij biologjike.
Kemi hyrë në pranverën e vitit 2020-të ku frika e virozes shëtitëse vrastare ka bërë që jeta njerzore e botës moderne të kthehet në kaos dhe panik,dhe ajo që e bën më të dukshme friken është izolimi total i levizjes së lirë në kërkim të plotsimit të këtyre nevojave jetike.
Këto ditë pamë se si jeta e përditshme e qendrave të mëdha urbane ngriu,aq sa të ngjallte frikë me pamjet e tyre shteruse e të shkretuara sikur gjindesh në skenarin e një filmi horror.
Mbase nuk duhej ky krahasim kaq skeptik por për ta kuptuar se jeta nis me frymmarrjen e njeriut, të shpërfillur në mënyre “shtazarake” nga vete ai,ka bërë që ky element kaq jetik të pakohet për banorët e këtyre mjediseve shumë të mëdha kolektive,ndotja e të cilit ka çuar në indicjen e shumë anomalive me të cilat përballet qenja njerzore sot,duke nisur nga presioni psikologjik e deri në çrregullimin e tij fiziologjik.Megjithatë pame se si me unitetin e vetë izolimit disa prej tyre ja dolen ta mposhtin këtë pandemi.
Të pafuqishëm për të kuptuar enigmen e kësaj situate të gjithë ngutemi të marrim zemer e të gjykojmë sipas kuptimit personal.Besimtarët thone kjo është punë e zotit dhe luten duke nxitur edhe të tjerët të luten për mëshirë dhe falje.Shkenctarët secili sipas fushës së vet nxjerr hipoteza se kjo situate është me prejardhje shtazore,duke harruar se kafshet jane gjallesat më të perjashtuara pasi ato janë gjenetikisht të pergaditura për tu pershtatur me natyren.Biokimistet thone se kjo është një arme biologjike e përgaditur qëllimisht për të shpëtuar biodiversitetin,hakmarrje rivale apo per dominance mbi palet..e versione pafund që nisin nga më qesharaket e përfundojnë tek ato më të frikshmet që lidhet me selektimin e moshës njerzore që ky virus vret.
Nisur nga eksperjencat e shumta që shoqeria njerzore ka përjetuar pergjat gjithë zhvillimit të saj të gjitha epidemitë kanë patur dy pika të përbashkëta.
1-Shfaqja e tyre në ato vende ku dendësia e banoreve për meterkatror ka qënë më e lartat.
2- dhe importimi i saj kryesisht në rrugë tregtare.
Këto dy pika u kane dhënë përparsi epidemive të avancoje me ritme të shpejta duke vënë në rrezik egzistencen e rracës njerzore siç përmëndet ajo e fund shekullit të XIII – të e fillim shekullit te XIV – të ku Rajoni Evropjan humbi 2 / 3 e popullsisë së saj nga një semundje e ngjizur në portet më të mëdha të Evropes nga anijet tregtare.
Nisur nga këto eksperjenca dhe praktikat e suksesit mbi epidemite apo semundjet vdekjeprurse të transmetueshme nga njeriu tek njeriu të shfaqura dekadave të fundit,tashmë është e pafalshme që vigjilenca njerzote të jetë kaq e pergjumur duke e ditur dhe vete se kush është shkaku dhe cilat janë pasojat.
Çuditërisht njeriu e harron plagen e vet sapo t’i sherohet,sado e mundimshme apo e thellë ta ketë qënë ajo duke ndjekur rutinen e tij te programuar robotike.
Mbase dinamika e të mirave materjale na ka bërë superjor mbi natyrën duke e shpërfillur apo shpërfytyruar atë deri në tjetersimin e biodiversitetit,sërisht harrojme se ne jemi thjeshte dhe vetem pluhuri i saj magjik,prej nga marrim dhe i japim frymë asaj.
Nga lakmia për t’i marrë dicka më tepër natyrës po tjetersohemi në ambicje dhe ego duke u bërë kapriçoz edhe në mardhënje me njëri – tjetrin aq sa po harrojmë se jemi qenje të brishta njerzore,që kemi një dhe vetëm një jetë, e që jemi pjesë e një zinxhiri të varur drejt për drejt nga nëna natyrë dhe njeri tjetri,ndaj për hirë të jetës apo edhe të vetes,le të punojmë si një familje e madhe për të mbojtur jetën pasi është dhurata më e çmuar që disponojmë.
Le te qendrojme në shtepi e të reflektojme se mirqenja nuk na bën të lumtur apo të pavdekshem,diçka tjeter na e persosë jetën. Dashuria dhe shëndeti.Këta komponent shumë të nevojshem na bëjnë të jemi njerez të kompletuar.Le ta shfrytëzojme këtë kohë të meditojme me vehte.
Është koha të gëzojmë për gjithcka të bukur që kemi e të falenderojmë zotin,natyrën dhe njëri-tjetrin për gjithcka që sot jemi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *