COVID-19 vazhdon të përhapet me shpejtesi ne SHBA dhe sot ne mengjes u raportua se numri i të vdekurve arriti shifrën 152, sipas njoftimeve të sotme të autoriteteve, Ndërsa numri i të infektuarve ka arrit në 10 mijë. Numri i të prekurve me koronavirus në SHBA ka arritur mbi 10 mijë të infektuar. Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë. “Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha Presidenti Trump. COVID-19 ka prekur të gjitha shtetet e SHBA-së.
Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo tha të martën se nuk kishte në plan të impononte karantinë në asnjë prej qyteteve në shtetin e tij.
“Nuk kam asnjë interes dhe asnjë plan të çfarëdo lloji, që të vendos karantinën në ndonjë qytet,” tha Cuomo në një konferencë shtypi.
Sidoqoftë, ai tha se ekziston mundësia që të ketë mbyllje më dramatike, përveç mbylljes së restoranteve, bareve dhe shkollave, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Presidenti Trump: Kemi miratuar mjekime të reja, do të ndryshojmë gjithcka
Presidenti amerikan Donald Trump me anë të një deklarate për mediat nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se koronavirusi është një luftë mjekësore.
Trump u shpreh se janë miratuar mjekime të reja dhe se ky është një sukses
Kemi disa opsione kërkimesh për koronavirusin. Kemi miratuar mjekime të reja dhe ky është një sukses. E drejta për të provuar barna të reja është sukses i ri. Do të bëjmë të pamudurën për të gjetur mjekimin për Covid 19.
Duam t’i tregojmë publikut amerikan se ne punojmë që Agjencia e Miratimit të Barnave të funksionojë sa më shpejt. Me vaksinat e reja, mendoj se do të ndryshojë gjithcka. Ajo që do të bëjmë, është mjaft inkurajuese. Publiku amerikan ka qenë i jashtëzakonshëm, duhet të rrini në shtëpi. Kjo është luftë mjekësore dhe duhet ta fitojmë. Një mjekim ndaj malaries tregoi rezultate”, tha Trump.