Poezi dhe nje skicë nga ZEF PERGEGA

Zef Pergega

( cikel nga libri poetik )

 Ky cikel poetiko-letrar ( poezi dhe proza te shkurtëra) u shkëput nga libri në përgaditje për botim, titulluar “ Koha përtyp flakë”, nga gazetari, poeti dhe prozatori Zef Pergega. Prurjet e reja në këtë libër, që për nga numri e kalon numrin e 25 librave nga ky autor, i cili ka vite që po punon shumë në fushën e letrave shqipe, duke i dhuruar letërsisë  një pasuri të larmishme letrare. Në përgjithësi libri dallohet, për humorin fin dhe nëntekstin, por edhe për përshkrimet e ndjeshme, realizuar cilësisht bukur. Metafora është një nga mjetet më të përdorura të këtij autori. Kjo duhet tu ketë rënë në sy lexuesve në gjithë krijimtarinë e tij. Metafora e stolis edhe një bisedë të zakonëshme, jo më krijimtarinë letrare. Ju kujtojmë librin e parë të  poetit, “Dheu i Atit”. Pa pretenduar analizen e librit, urojmë ta ndjeni shijen e ketij arti, pasi ta lexoni.

 

Pjetër Jaku

 

 ATY KU U LINDA

 

Njё frymё e ngujuar

Nёn gurin e kalasё Bassania

Palmat me degёt e gjata thyejnё muzgjet e lashtё

Frengjitё me sy numёrojnё

Hingёllimat e kuajve tё mbrapshtё

Henёn e gjakosur e zuri brenda

Porta e hekurt e stёrgjyshit

Lumi Mat me dallge tё dalldisura

Pastron rrёnimin e baltosur tё vatanit

Aty ku u linda

Deti njerёzve u hedh krahёt dhe u bёkon zanin

Dhe rrёnjёt e lisave levizin me gjuhёn e tyre nёn Dhe

Eshtrat e martirёve i mban nё duar si trofe!

 

 BESE ME BURRA  

 

Pertej liqenit te syrit

Anes Bunes

Taraboshi si nje rrap me thinja

Brinjeve te Drinit

Lidhur me spirancen e fundin nje thesar

Buze kalterimeve te Matit

Ora ngecur gureve te strallit

Ne Rodon mbi vale peshon nje yll

Brenda gjoksit te kalase se Kastriotit

Ulurimat e hijenave mbollen

Me dhembe kafshimi  nje pyll

Midis detit te pakripe

Ujet shterr e ne t’u u mbyte

Nen shputa qe me djeg dheu i bregut

Prej lekures se gjarperit te rrases se thate

Adrese e paadresuar nyje na lidhin rete

Nuk po shoh asgjekundi Ura

Si te lidhim bese me Burra!

 

 KULLA E UNIT 

Kulla e Unit

S’e ka gjirin jashte

Si kunata e vogel

E murosur Rozafe

Kulla e Unit ne diaspore

Shatervan me shurre

Katarakt i shkordhtë

Flasin e hidhen prap me fise

Ne tavolinen e menderes

Te lene pa hise!

             PLESHTI  MBRET 

Kur i pane vagabondat dhe militantet

Qe hypen ne karrike

Dale, se nga skutat tona dolen

Pse po cirren e po lebetiten?!

 Prej sikletit a lezetit

 Per tu dukur mbi te tjeret

 Pleshti thirri: “Une jam mbret!”

 Kerceu lart si frajerat

 Si faqja e zeze nen jestek!

 

 PABURRAT E KOMBIT 

Po vijne paburrat e kombit

Te medhenj

Me pak se nje meter permbi toke

Vetja u duket permendore

Qe te mos bien

Kur shkojne ne nevojtore

Puthabythesit i mbajne perdore!

  

TRYEZA E PARE

 

Krye dashi pa brire

Rrugezuar me zullufe

Ca byshkyem

Shtien puf-pufe

Tavolina e pare e gjate e gjate

Si bisht prasi

Kush te ia fusi njeri- tjetrit

E kush te ia rrasi

Nje dite e shtrydha

Me sa fuqi ne grusht

Me gjithe mbulese

Nje pike yndyre

S’e qiti ajo shtrese

Kurrizin e njeriut te mire

E perdorin si zgare

Hane e pine

Qen e zagare

Vec tu thone jeni te pare…!

 

 NJESHIT NEN ZERO 

 

Shkule gjarperin tend

Qe galuc te rri ne shpirt

Kohen e preve shkurt sa nje hap morri

Fjalen e helmuar e perzive ditezi

Gjeneral me spaleta horri

Kurr nuk shkove pas bujkut

Fshat prej fshatit fjala tu kalb

Era e keqe tu ngjit nga pas

Gjere ne enderr pa spaleta gjeneral

Nje kasolle te zeze mban per zemer

Mbi supin filxhan lavdi

Lartesise se mikut ia thyen qafen

As baba i kenges folkut

As prind i vargut

Gjere tek perflajka e muzgut

Aktor ne lojen e brumbullit!

 

 MULLARI I GRAMIT

Nje mullar grami me shoqata

Ne diaspore te perdredhur filo-filo

Greke-serbe-malazeze e qe besa edhe turke

Disa me frak te shkurter

E disa me brekushe te gjata

Ne derrasen e zeze te kraharorit pa kocka

Shqip i mbushem me dekorata

Eh, te tjereve u thane:

Ikni tutje: 100 vjet lehet ne demostrata!

 

 YLBERI MBI QERPIK

 

Prag agimi e endi njё ёndёrr

Mbi suprinё tё valёs

Me sqep tё pulёbardhёs

Ylberin e zbriti mbi qerpik

Largёsinё e bregut tё ndarё

Me njё mision biblik

Frymё e guackёs njё sirenё

Ndjell psallma e shpirtit te bardhё

Pjergull qё mё mban peng!

 

 SHTOJZOVALLJA 

 

Shtojzovallja mё e re

Bijё e shkulmit tё detit

Nёn hijen e mrizit

Ra nё gjunjё dhe u lut

Se do tё jetё bijё e plisit

Vallёzimi i yjeve u ndal para syve tё saj

Horizonti i fjalёs e mori nё krah

Puthja i ka mbetur e pasfshirё nё ball!

 ATEHERE…PO TANI

Pёrballё hekurit tё ftohtё

Ngroheshim nёn lekurё tё vetmisё

Mbёshtjellё me leckat e psheretimave

Nё botёn e çmendurisё

S’na duhej deti, hena e as bregu

Kur dielli na thoshte: “Natёn e mirё”

“Se nesёr do tё lind mbi gurra e kroje!”

Nё qetёsinё e liqenit

Pulebardhat e engjejt

Vallezimin i yjeve

E merr pёrdore krushqit e delfinёve!

Copen e prones lypin

Si lypёsi i pabukё

Perrёnjeve tё verbuar vozisim

Dritёzhubrosur nёn sunduk!

                            MUZAT, KROJET E PAVDEKESISE!

  • skicë

             Muzat nuk shterrin kurrë. Ato janë si krojet e argjendta të pavdekësisë. Prej kanionit te Cemit ato dalin si bleta prej hojeve te mjaltit  dhe shperthejne si drite yjesh mbi supe te bjeshkeve  qe mbi sy e kane hedhur plisin e bardhe dhe shpati nuk e heq nga krahet xhamadanin e trimerise se malesorit e, fluturat mbi xhubleta thurin ngjyra e kenge.Misteret e Malesise jane si drita e xixellonjave qe nuk mund ti kapesh. Duhet te kthehesh disa here se dicka ke lene mangut. Nuk ta marrin per te keq por shfaja e krenarise se tyre aq madherisht te ben qe te mos e humbasesh fillin dhe njeriu mbetet pengu I vemendjes. Uje rrjesh e bora shkrihet, lulet celin e rrenjet e lisave shtrihen gjate ne logun e kuvendit, duke gdhedur ne deje muza te reja. Ata luajne bukur me vasha e me shqerra.Vasha malesore qe me shoqeronte me imagjinaten e bukur te syve te nje deti qe trazohet brenda vetes, por qe njerezve u fal bukurine e vales me hijen e dilelit, i harronte njerezit, e pas saj ne cdo levizje bënte sfilatë me krahët hapur, duke u këndellur me gjithё Malesine ne ngjyrat e bukra te saj, a thua se ishte ringjallur Shota, Nora apo Tringa për ti ridimensionuar legjendat e tyre në kohë moderne, mbi kakine e Deciqit, ku Ded Gjo’luli shpalli lirine e Shqiperise. Bukuria eshte motiv, por edhe pamundesia per ta arritur ate e stolis kureshtjen dhe zjarrin e ndez mbi vetull te muzes poetike. Keshtu me ka ndodhur ne Malesi, por nuk e di a i mora prej shpirtit te gurit te saj dhe pjergulles me kacurela ne tanen e mrekullive te pa zbuluara krojet e mushtit te vargjeve qe nuk shterrin kurre?! E tek po me perteritej ky mendim nje flutur pushoi mbi supin e saj. Kjo pjalmuese ylberike pas bletes, ishte kthyer nga mergimi. Veshur transparente me nje fustan ngjyre dielli ne perendim me fund qendisur me penj te zinje, ku ndriconin disa luspa te badha si ne nje xhublete malesore. Pasi mori ngrohtesi nga vasha ajo fluturoj. Per ku?! “Te mbedhe nektarin e vargjeve qe frymojne ne dy shpirtra!” -tha vasha qe ishte mesuar me fluturat e vendit te vet. Vargjet gjithmone i njomin buzёt nё dedikim! Ne pritje u shkrine rrezet ne liqenin e enderres. Po kerkoja me sy mjelmen. Zemra kishte rene ne gjunje dhe u lutej loteve. Engjelli me solli nje kupe te kuqe bakri, ku nje zane lahej nen shiun e bekimeve. Heshtat e syve me grushtin e shkendijave m’a mbanin plagen gjalle! Lumi i Cemit rridhte me gurgulima sikur nuk do te ndalej kurre,

 si nje plage shekullore dhe vasha rendte me shputat e pranveres te kapte fatin ne velat e enderres…rrini urte o ju brenga! Se draperi hyjnor eshte si hena!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *