TEUTA KUNDER HAXHI QAMILIT

Redin HAFIZI

Shenim per  8 Marsin, festen lindore te grave, nga gazetari i njohur, Redin Hafizi.

8 Marsi dhe ne festojme, por fatkeqesisht duhet qe kete date, kete vit ta mbeshtjellin me rripa te zinj qe tregojne humbjen e jetes se shume femrave nga bashkeshortet. Kjo eshte e turpshme, por si cdo gje e shperndare ne mase e ka edhe kjo nje burim. Kerkova burimin dhe i gjeta ne shume vargje.
Ne 2009 thashe se Edi Rama eshte Haxhi Qamili i shekullit 21. Te gjithe m’u hodhen ne fyt. Ne qershor 2019 thashe se Voltana Ademi eshte Teuta e shekullit 21 dhe serish te gjithe m’u hodhen ne fyt. Ja ku jemi ne vitin 2020 dhe keshtjella e Shkodres nuk ra ne duart e pushtuesit tinzar, ne duart e Haxhi Qamilit te shekullit 21.
Patjeter qe dikush serish do te me kritikoje pasi etapat historike i kam bere corap. Cfare lidhje ka Haxhi Qamili me Teuten, mbretereshen e gjithe Shqiptareve?
Kujtesa e nje kombi funksionon pikerisht si kujtesa e nje individi. Vizioni kombetar krijohet kur kujtesen e respektojme permes ndjenjave qe krijon ne etapa te ndryshme. Per te mos ngaterruar me shume mendjet vertet qe Teuta nuk ka jetuar ne vitet e Haxhi Qamilit. Mbreteresha e forte Ilire luftoi kunder Romakeve dhe jo kunder Turqve. Nderkohe nga ana tjeter mund te them se themelet e kalase se Shkodres nuk rrenoheshin nga sulmet Romake, por nga tradhetia e brendeshme, mashtrimi dhe urrejtja klanore. A nuk ishte Haxhi Qamili qe u vu ne sherbim te tradhetise kombetare duke thirrur sulltanin si mbrojtes? A nuk ishte Haxhi Qamili qe permes mashtrimit arriti te krijoje levizje popullore pro pushtuesve Turq? A nuk ishte Haxhi Qamili qe fajin e shihte gjithnje tek mbeshtetesit e feve te tjera, jashte orbites islame?
Haxhi Qamili eshte mbuluar me turp ne historine tone dhe Teuta eshte ende ylli qe Shqiptaret ndjekin. Krimbat mbulohen pasi zvarriten, yjet dhe shqiponjat jane shume lart per t’i mbuluar, prandaj duhen ndjekur.
Sot ne krye kemi Haxhi Qamilin e shekullit 21. Edi Rama i beri te gjitha per te provuar se cfare thashe ne 2009 ishin te drejta. Ai eshte individi qe kryeson tradhetine e brendeshme, ai eshte i provuar si mashtrues dhe nxites i konflikteve klanore sidomos ne veri te vendit. Kjo eshte fryma qe Rama ka ngritur ne Shqiperi. Ai eshte sherbetori i sulltanit qe ka pushtuar jeten dhe mendjet e Shqiptareve. Ai eshte individi gjithashtu qe shkaterron me dhune cdo themel principesh qe ngrihet ne vend. Ai eshte njeriu i tmerrshem qe kerkon vetem te grabise dhe tani kerkon edhe parate e emigranteve duke i kercenuar ata. Edi Rama eshte politika e vjeter, politika e mafies dhe kercenimit. Me cfare te drejte ai i thote emigranteve se nese nuk sjellin parate tani, me amnistine fiskale, neser do te jene subjekt i karagjozeve te OFL??? Jo zoteri kurre nuk e ben dot, pasi parate e emigranteve jane para djerse dhe gjaku.
Edi Rama u izolua si Haxhi Qamili, permes pikepamjeve te tij. Ai dhe Veliaj futen njerez qe te denigronin figuren e Voltana Ademit vetem pasi e pane ate si rrezik qe mund te luftonte me cdo mjet per te mbrojtur qytetaret nga pushtimi. Ne saje te Voltanes, Shkodra eshte e lire dhe zgjedhjet e 30 qershorit ishin pushtimi i cdo bashkie nga ideologjia e vjeter komuniste. Prandaj them me siguri se Voltana Ademi mbrojti komplet Shqiperine nga pushtimi qe Edi Rama kerkoi t’i bente pushtetit lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *