Për hir të bashkimit të komunitetit shqiptar në Detroit, në kuader të 100 vjetorit të Pavarësisë, nëse merret për gabim mbrojtja ime që i bëra çeshtjes Kçira në pranveren e vitit 2010, ju spjegoj:
Mbrojtja ime, dhe disa miqëve të mi bektashjanë e myslimanë ka qënë vetëm për të mos u shkallzuar konflikti ndërfetar për një shprehje të gabuar të Dom Kçires, i cili ka kërkuar falje dy herë, si dhe duke u nisur nga aktiviteti i tij i mëparshëm.
Një gjë e tillë kërkohej nga dy shtetet shqiptare ( Shqipëri dhe Kosovë ) nëpërpmjet përfaqësive të tyre politike, fetare dhe qeveritare të niveleve më të larta.
Kjo mbrojtje nuk është bërë për të shpëtuar individin, por sa të jetë e mundur komunitetin, që e keqja mos të shkonte më larg. Gjithësesi u mundova dhe u munduam për mirë, por nuk doli aq mirë, prandaj kush është prekur nga kjo përpjekje, t’i japim dorën njëri-tjetrit, duke u bashkuar si vëllezër të një gjaku në të mirën e secilit prej nesh.
Jo si konsull nderi, as si aktivist i çeshtjes shqiptare, por si shumë e shumë prej jush, jo si një ndër më të moshuarit nga ju, por si vëllau juaj i barabartë, kërkoj ta lëmë të kaluaren, por secili të marrë përgjegjësitë për të ardhmen.
Uroj Imam Shuajb Gergurin dhe Don Fran Kolen, si më të rinjët, t’u shkojnë punët sa më mirë, duke mundësuar drejtimin e besimtarëve të tyre nga e mira dhe bashkimi!
Forca dhe influenca e një individi, cilido qoftë ai, kurrësesi nuk mund të matet me forcën e një bashkësie, siç është kjo e shqiptarëve në Detroit.
Sinqerisht,
Ekrem Bardha
Konsull Nderit i Republikes se Shqipërisë në Michigan
Shenim: Vetem per Revisten ” Kuvendi” dhe ACTV
Urime Zoti Bardha per kete leter shume te qarte dhe te sinqerte. Nuk e di se kush e kerkon kete sqarim se ne e dime te gjithe se perse e ke mbrojt priftin, por nuk e kuptojme pse hoxha, nje djale i ri dhe i pergaditur nuk i kupton situatat. neqoftese nje nejri luan mendsh sic lujti anton kcira u ndeshkua. kush po pyt me se kush ishte ai. shume premtime i ke mbajte dhe per teqen ne shtimin e salles etj, por eshte nder te te kesh ty mik e tani do miq tu, qe akoma te kan borxhe dhe kane ruajtur bizensein me ndihmat tuaja lehin lart e poshte taman si qener.
Mondi
Zotin Bardha e njohin gjithe shqiptaret, jo vetem si patriot, por edhe si biznesmen i vetem qe ka investuar ne Shqiperi aq shume. Une shkoj cdo vit ne Atdhe dhe vererat e tij jane te degjuara. Jo vetem kjo por Bardha vjen nga vendi i patriotave te degjuar dhe vet eshte nje nga me te persekutuarit e regjimit. ne kam degjuar per te para se te lexoja librin e tij, por edhe qendrimi per priftin eshte shume shqiptar. nje njeri edhe mund te luaje mendsh, por ne per nje gafe sic qe ajo e kcires nuk do ta hedhim, sic thote populli per nje plesht me djeg jorganin. miqesia e bardhes dhe njohjet me kongresmen e senator deri te President ka bere shume ne te mire te shqiptareve. Kete askush nuk mund ta mohoj, vec ai qe nuk do te shoh e te di.
Respekt per Bardhen!
Agimi
Nuk jetoj ne komunitetin e michiganit por disa here ne disa festa kam qene aty. Zoti Bardha ne te gjitha takimet eshte respektuar me te drejte. Kam qene dhe ne Teqen e Baba Rexhepit, e njohur ne gjithe ameriken dhe jam ndare shume i kenaqur. Te kritikosh Ekrem bardhen pse ka mbrojtur nje prift, i cili sic shihet edhe ka punuar shume mire per ceshtjen shqiptare, eshte turp. Vlera e Bardhes ne Luften e kosoves dhe per kete lufte eshte nje tjeter merite e padiskutueshme. Duhet ti shohim te gjitha anet e medaljes para se te kerkojme nga te tjeret.
Respekt!
Eshte vertete cudi me ne te diapores. I kerkojemmenat larg e i kemi midsi nesh. Kemi takue Bill Klinton ketu ne Michigan bash me ndihmen e zotiti Bardha, i cili ka fol ne prezencen tone se si po trajtoheshin vllaznit tane kosovar nga serbet. kemi pase disa here takime me kongresmen, jemi taku me Klarkun, me personalitet te Kosoves e te Shqipnise perhere te ndihmuar nga Ekremi. e pse tash duhet me ja harrue tane ket ndihme. Ekrem Bardha ka punu per shqiptare shume ma teper se cka po punohet tash ne kushte shume ma te mira. une e kam pa Ekremin te shkoj ne Malsi, ne Kosove e kudo ka shqiptare…
Jemi ne vendin e lirise se fjales e lirise se veprimit, per aq kohe sa fjala jone dhe veprmi yne nuk e demton kend. Ne rastin e Kcires, ishte e drejta e gjithesecili prej nesh ta “denonte” kciren per veprimin e tij te gabuar, ashtu sic ishte e drejta e gjithesecilit prej nesh ta mbronte per hater te vepres se tij te mire, qofte kjo veper e mire sado e vogel….. Ne rastin konret, une e besoj letren e Bardhes, per te vetmen arsye se Bardha nuk e mbrojti Kciren se kishte interesa personale me Kciren, por logjikisht per te miren e komunitetit e per hir te mospercarjes se madhe qe mund te shkaktohen prej shkaqeve te vogla. (per nje fjale goje). Respekte