Prindërit tanë dhe të sëmurët, nuk meritojnë të ndjehen vetëm!

Bisedë me aktivisten Anita Pllaha

Anita Pllaha ka afro dhjet vjet që jeton e punon në Amerikë, saktesisht ne New Jersy. E ardhur nga emigrimi në emigrim, Anita, sapo erdhi ne New Jersy, iu përkushtua profesionit dhe, ndaj kualifikimi  i saj sot e vendos ne nje pozicion te mire në jetën  amerikane. Disa vite ne emigrim ne shteti Helen, i dhanë Anites kulturen e punës në perëndim, po edhe i moren shumë energji, të moshes më të mirë të saj. Ne maj te vitit 2011 deri ne mars te 2013 punoi në profesionin e saj si ekonomiste në një kompani Shqiptare- Amerikane. Ka vetëm pak muaj që ajo krijoi Shoqaten “ GRATE SHQIPTARE NE  NEË JERSY”. Fillimisht me një faqe në facebook dhe tani në përpjekjet për regjistrimin shtetror, si një shoqatë non profit organization.

  1. A mund të na thuash diçka për veten tënde?

Kam lindur na fshatin Osnat, te krahines së Gorës , rrethi Pogradec, prej një familje shumë patriotike me një nënë zonjë, që ka rritur dhe edukuar katër fëmijë dhe të katër i ka më universitet dhe, një baba, që është i nderuar dhe respektuar, jo vetëm në Krahinën e  Gorës, por në gjithë qytetin e Pogradecit, Korcës dhe Tiranës me punën që ka bërë dhe me humanizmin që i karakterizon. Prindwrit e mi quhen  Eqerem e Fatmire Pllaha. Kam mbaruar ekonomikun në Shqipëri, kam punuar  si ekonomiste  5 vjet para  90-tes, pastaj për dhjetë vjet kam menaxhuar biznesin e babait, prodhim pijesh akoolike. 10 vjet kam emigruar në shtetin fqinj, Greqi dhe atje krijova familjen, prej të cilës sot kam një vajzë në moshën 16 vjeçe , që është një e re exlenet në shkollë dhe si  fëmijë. Pamvarësisht se është e lindur dhe rritur në Greqi deri në moshën 6 vjeçcare,  flet e shkruan  gjuhën shqipe më mirë se një fëmijë i lindur dhe rritur në atdhe. Në Greqi jetova ditët më të vështira, por edhe më të bukura të jetës time, me njerëzit që më rrethonin dhe, dua ti falenderoj të gjithë ata që më zevendësuan miqësinë, shoqërinë dhe prindërit në emigrim. Në Amerikë erdha në fund të gushit të vitit 2010, për të jetuar ëndërrën amerikane, të cilën e kanë gjithë shqiptarët. Por, që ta përjetosh emigrimin për herë të dytë, duhet vërtetë të jeshë një njeri shumë i fortë, pasi përplasjet janë për herë e më të vështira. Ka më shumë se një vit e gjysëm që kam filluar në një kompani shqiptaro-amerikane në profesionin tim si ekonomiste, dhe pas probelemev të mia shëndetësore, nga pacientët u dashurova më profesionin më human të shëndetësisë, dhe kjo ishte një nga ëndërrat e fëmijërsië time. Në Amerikë mbarova madicale asistence, për halth singes degree dhe  tani po vazhdoj për nursing. Gjatë kohës së studimeve njëkohësisht edhe punoj. Mbarova për  Medicale Assignment ne 2014 dhe, pas dy viteve punë ne profesion, vazhdova për Health Science Degre. Tani punoj Medical Assistant në iLearn schol’s, në New Jersy, ku banoj me familjen time.

  1. Përshtatja me vendet ku keni emigruar, sidomos në USA, ishte e vështirë?

Duke krahasuar punën që kam bërë në Shqipëri, emigracioni në Greqi me detyroi të marrë fshesën dhe leckën e të punoj pastrim shtëpiash për dhjetë vjet. I kujtoj me mall familjet që më mbajtën e punësuan për gjithë ato vite.

Jeta ime në Amerikë filloi me traumën e dytë të emigracionit, sepse ndryshe është të kërkosh  jetesë në Amerikë  nga Evropa dhe, ndryshe është ta realizosh atë duke e prekur vëtë Ameriken. Falë Zotit dhe vëllait tim Arian Pllaha, e familjes së tij, shoqërisë dhe miqësisë që më përkrahen që në momentin e mbërritjes në Amerikë, dhe me këtë rast dua ti falenderoj publikisht ata që më priten dhe ndihmuan në emigracionin tim të dytë.

  1. Çfarë u nxiti të merreni me aksionet humanitare që keni projektuar?

Siç e thashë dhe më lart, unë vija nga një familje, që në zonën e Gorës njihet nga të gjithë fshatarët dhe zona për rreth për humanizëm dhe patriotizëm dhe, primdërit e mi që i njoh si njerëzit më human, që mund të ketë njerëzimi. Siç themi ne nga anët tona: “ Dardha bie nën dardhë” nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe unë po e transmetoj që tani tek vajza ime, për të vazhduar brez pas brezi kjo traditë.

  1. Cili ishte fillimi i këti aktiviteti?

Në qershor të viti të kaluar, dmth 2019-tës, babia im u diagnostifikua me sëmundjen e shekullit cancer në stomak, ku po mjekohet në Amerikë, duke qënë permanent resident. Në këtë moment i bëra pyetjen vetes: Ne i kemi mundësitë për tu kujdesur për prindërit, falë zotit dhe jetësës në Amerikë, për njerëzit që nuk e kanë këtë mundësi. A duhet për këta një dorë dhe kjo dorë a mund të bëjë dicka për ta? Po, – i thashë vetes, sepse femra është gjithësia e mundësive të mundëshme dhe femrat duhet bashkuar që, veç kujdesjes për familjet e tyre, është edhe një familje tjetër më e madhe, që kërkon përkujdesjen tonë. Dhe, ne mund ta bëjmë. Është i vetmi komunitet në New Jersy dhe rrethinat, që nuk ka një organizatë humanitare për moshat e sëmura dhe moshate treat, që kanë ardhur me bashkime familjare. Duke marrë shkas nga thenia e Nanë Terezës; “ Mos prisni  kryetarët, bëjëni gjërat vet me njëri-tjetrin”. Nga ky moment, ne tetor të vitit të kaluar organizova një darkë, ku kisha të ftuara nënat, gratë dhe vajzat shqiptare. Kisha disa prej zonjave, që u kishin mbijetuar sëmundjeve të shekullit. Nga kjo darkë nxorëm mësime se sa e fortë është gruaja, për të përballuar  sëmundje të tilla.

E filluam me synimin për të ndihmuar moshën e tretë dhe sidomos gratë, por duke ecur të lindin ide të reja dhe, kështuqë e shtrimë edhe te burrat e kësaj moshe, të cilët kanë nevojë të dalin së bashku, të njihen, e të ndihmohen , gjithësesi me mundësitë e tyre. Të bëhën aktivitet për ta dhe me ta. Organizuam dhe kemi në projekt të bëjmë më shumë për ti levizur e shetitur , jo vetëm në parqet lokale, por edhe në vende historike. Shtetijet e organizuara, sikur ua zgjasin jetën dhe, ne kemi nevoje për ta.

  1. Kujt dhe si do ti drejtoheni për ta bërë realitet këtë nismë?

E kemi filluar me njëra tjetrën, me disa shoqe të një lidhje zingjirë dhe , gradualisht do kërkojmë ndihmë te bizneset, si fillim te biznesmenet femra dhe, më vonë, edhe tek bisnemenët e gjinisë tjetër. Kjo, nuk do të ndodh vetëm tek bisneset shqiptare, por edhe ato amerikane dhe kombeve të tjera, qe kanë aktivitetin e tyre, jo vetëm në New Jers, pasi kur të regjistrohemi dhe të kemi numërr llogarinë tonë, do të kenë mundësinë të ndihmojnë nga çdo vend i botës. Mjafton të kenë deshiren dhe mundësinë.

  1. Ka ndonjë që mund ta përmendeni në këtë bisedë për ndihmen, ose asistencen që u ka ofruar?

Në takimin që bëmë në Tetor 2019, pothuajse të gjitha pjesëmarëset bënë donacione, sipas mundësive që kishin dhe, njëkohësisht premtuan që në të arthmen do kenë mundësi të tjera për të ndihmuar aksionin tonë. Do të veçoja zonjën Arjana Gaba e cila dhuroj 20 libra të saj që u shiten në moment për llogari të kësaj organizate dhe zonjat: Anita Oparaku, Klodiana Jata, katër vajzat e Luljeta Manellarit, Greda  Sharra, Rudina Rofi e shumë të tjera që për momentin nuk po i kujtoj.  Veç kësaj kemi organizuar një takim me prindër për një kafe, të cilen e titulluam “Kafe me bijat”. Nga fondet e mbledhura në takimin e tetorit, kemi bërë disa dhurata për  njerëzit e smurë dhe, këto dhurata ua çuam për Krtishtëlindje dhe Vitin e Ri 2020.

  1. Po qendrat fetare dhe shoqatat shqiptare sa mund te ndihmonjë?

Ende nuk i kemi plotësuar anën formative për t’u kërkuar qendrave fetare dhe shoqatave, sepse neve jemi në hapat e parë të kësaj nisme, e cila ka vetëm pak muaj që ka filluar. Në projektet tona do të jetë puna e parë që do bëjmë pas manifestimeve  për 7 e 8 marsin. Kemi kontaktuar kryetarin e Bashkisë së Garfield – New Jersit, Richard Rigoglioso, i cili na ka përgëzuar për nismen dhe ofron ndihmën e tij të pakursyer.

  1. A keni pasur lidhje me mediat në këto komunitete ?

Jo, ende! Kontaktin e parë me mediat e kemi pasë me Revisten “Kuvendi” në Detroit, të cilen duam ta falenderojmë për gatishmërinë e saj në ndihmen tonë. Kemi vetëm faqen tonë në socialmedia “ Gratë shqiptare në New Jersy”

  1. Cila është thirrja juaj?

Me deshirën time të madhe, duke parë prindërit tanë që vijnë në Amerikë dhe rrinë mbyllur gjithë periudhën e ftohtë të dimrit, me disa të njohura të mia po mendojmë t’u krijojmë kushte, që, të paktën, njëherë në javë të dalim për një kafe të gjithë së bashku, pse jo dhe ndonjë drekë, pse jo dhe ndonjë vizitë në ndonjë aktivitet, pse jo dhe ndonjë shetitje të organizuar etj etj që ua lehtëson jetën e vështirë të emigrimit.

Me këtë rast, do t’u beja thirrje të gjithë bisnesmenëve shqiptarë e të huaj dhe, çdo njërit përsonalisht, që me mundësitë e tyre, sadopak, ta ndihmojnë  nismen tonë, duke vënë në themel të veprimtarisë tonë dhe të gjithë atyre që humanizmin e kanë në gjak, humanizmin dhe anën njerëzore të çdo njeriu të kufizuar nga mosha, ose sëmundjet e tyre. Edhe pse jo, të kemi një  përkujdesje të vazhdueshme  për prindërit tanë. Ata nuk meritojnë të ndjehen vetëm!

Nga sot do hap found raiser në emër të shoqatës sime, dhe u ftoj të gjithëve të jepni kontributin tuaj për ti dhënë jetë kësaj ëndrre

Faleminderit!

Bisedoi: Pjetër Jaku

28 Shkurt 2020

 

Foto te bisedes:

 

Me vajzen

 


                                                 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *