Poezi nga Majlinda Zeneli

Shkëputur nga vellimi poetik, “BESOMËNI!”

Atdheu

Rrënjë të mpleksura

 dhimbjesh,

që ngrihen dhe hepohen

thellë, në lukth të shpirtit.

Dëshira njomëzake,

të rrahura nën rrebeshe shiu,

dëshira të “prapta”,

 lindur nën krahë dëbore,

 plagosur në pyllin e egër

 të humbjeve,

 shëruar dhe rritur në mjegulla

 me dritë ngrice,

 flamuj

 të etërve tanë.

Athinë, 4. 7. 1994.

Ti pyet ?!

Ti pyet pse të dua pranë?!

 Një cep reje nënë

 më hyri në sy,

 një erë thëllimi

 më çon nuk e di se ku.

 E marra erë,

 ti qesh dhe loz me orët,

      çastet e mia të hidhura,

 ti qesh, gajasesh,

 me duart e mia të lidhura,

në mesnatën time të pagjumë,

ti fryn e shfryn,

 i ngre himn vetmisë

 sime të marrë,

 më shikon mbështetur pas murit

 me zemër të vrarë.

 Akoma nënë më pyet,

 pse të dua pranë?!

Athinë, 26. 9. 1994.

  

     Bilanc

  Në  kërthizë të botës qetësi,

  fundshekulli lëviz

  të fildishtat,

  gishtat e tij.

  Heshtur, përulur,

  më i madhi akt,

  bën bilanc

  i ndrituri flokart.

  Në popuj:

  kaq dashuri, kaq pajtime,

  kaq festa, kaq përvjetore,

  ç’madhështi!

  Nën dritë të Athinës

  grindem me të madhin Sofokli:

  “Të lutem, koka më dhemb, bindu,

   kjo botë si ka nevojë tragjeditë”.

   I bukuri Petro

   prej fustani më tërheq,

   είσαι (je) orthodhoks a myslyman i keq?

   Fundshekulli

   dridhet nën pyetjen e tij,

  Sofoklinjtë heshtin në

  më të vjetrën dhe të renë tragjedi.

   Athinë, 29. 9. 1994.

Në mergim

Biblioteka ime,

gjthnaje shpritrash,

                          e begate.

Në cep të divanit,

syzet e tim ate,

shushurimës së librit,

buzëqeshje e tij.

I prapti kacurrel hardhie,

në fletoret e nxënësve të mi …

Do iki

në këtë qiell të marrë,

në qeshjen e tij.

– Më lë at pak orë!

– Do iki!  – Çfarë the?

pyet nëna në merak

këtu larg në mërgim.

Isha në mall …

Po vjeshtë nënë dhe këtu ka

të dal të luaj me fëmijërinë.

Kujdes bijë, kujdes

*astinominë (policinë).

Athine, 26.9.1994.

Shënim: Poezia i referohet viteve të emigrimit dhe operacioneve famëkeqe të policisë greke kundër shqiptarëve, me emrin “fshesa”.

Fier, 1990.

Lorka dhe dy Gjermanitë

  Bashkohuni!

 Yjet, eshtra të vrara

            krokëllijnë.

Marrëzi.

Ndajini!

Hëna e madhe

mërdhin.

Marrëzi.

Të pyetet poeti!

 Poeti me ballin te qielli,

 poeti me buzët te dielli,

poeti me sytë e rreptë

stuhi e nxehtë portokalli.

       Poeti?!

Botës ëndrrat i mërdhijnë.

S’ka

Spanjës kryqet, brinjët

             i çajnë.

Ka! Është, biri im!

 Në plagët që rrjedhin,

 si mijëra tyta pushkësh

Granadës stuhi portokajsh

 i mbijnë.

 Ka! Është, biri im!

 Në trup të botës,

poeti plagët i shkundi,

me të marrën dashuri

      qiellin e tundi.

Bashkohuni!

Nën emër të kujtimit që qan,

të ëndrrës, në sytë e nënës

                       të vrarë,

të dashurisë së qiellit dhe diellit,

          bashkohuni!

          Ishte poeti?!

          Është poeti!

          Poeti me ballin te qielli,

          poeti me buzët te dielli.

 

    Fier, 1989.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *