Shuhet poeti i mrekullueshëm,NJERIU I MIRЁ dhe QYTETAR i jashtëzakonshëm
Esse nga Raimonda MOISIU /
Sikush prej nesh ёshtё udhёtar nё udhёtimin e trishtё e tё lumtur tё jetёs. Eh pra, nё kёtё udhёtim ku ka jetё edhe vdekje, ecim nё paqartёsitё dhe tё papriturat e jetёs, dhe askush prej ne nuk e di se çfarё do tё ndodhё, si do e pёrjetojmё njё çast gёzimi, hidhёrimi e lajmi tё trishtё. Edhe pse ndarja nga jeta ёshtё dialektika e jetёs, njeriu pёrsёri e pёrsri gjen forcё, kurajo, respekt dhe dashuri tё ngushёllohet mes vedit dhe me njёri-tjetrin, me mendimin se jeta dhe drita e trashёgimisё qё njeriu lё pas sfidojnё vdekjen, duke i ruajtur virtytet dhe vlerat e tyre ende “tё gjalla” si dikur edhe nё vazhdim me pёrjetёsinё e emrit dhe veprёs sё tyre. Na krijohet ndjesia e realitet dhe e çasteve tё dhimbshёme e tё trishta qё na trazojnё paqen shpirtёrore. Lajmin e trishtё se u nda nga jeta shkrimtari, poeti dhe publicisti, njё burrё fisnik, koleg i mrekullueshёm, vlerё qytetare, baba dhe bashkёshort dinjitoz,- Vasil Tabaku – e mёsova nёpёrmjet rrjetit social Facebook. Familja humbi njeriun model dhe prindin shёmbullor, ndёrsa komuniteti i shkrimtarёve dhe gazetaria shqiptare humbi pasionantin e letёrsisё, poetin, shkrimtarin, kontribuesin produktiv e tё palodhur nё letrat shqipe, art, kulturё dhe historinё e njё kombi.
Ndjej një emocion të veçantë teksa shkruaj këtë esse, për këtë vlerë të çmuar qytetare dhe e letrave shqipe, ndikimin e thellë të veprave të tijnë shoqëri, art, kulturë dhe historinë e një kombi.
Në një nga ato ditët e nxehta të korrikut, 2013, isha në Tiranë, kur në celularin tim u shfaq numuri i poetit e publicistit Vasil Tabaku. Deri atë çast njiheshim nëpërmjet eksperiencës krijuese si dy miq e kolegë virtualë në rrjetet sociale. E lamë të pinim kafe në qendër të Tiranës, te Bar – Kafe “Europa”, mjedis i njohur ky, ku mblidhen e takohen intelektualë, shkrimtarë, poetë e gazetarë, kafe e biseda “për qejf të poezisë e të letërsisë”. Ishte një ditë e këndshme dhe impresionuese mes kolegësh. Por edhe diçka më shumë! Vasili më dhuroi dy libra të tij e sapobotuar; -romanin “Baleti i drerit të plagosur” dhe vëllimin me poezi “ Dhimbjes i rrinë të vogëla, këpucët e heshtjes”.
Poeti dhe publicisti i njohur, Vasil Tabaku i prezantohet audiencës së lexuesve dhe botës shqiptare, si një ndër autorët mjaft interesantë e mbreselënës i dhjetra vëllimeve në të treja gjinitë; poezi, prozë dhe publicistikë, ndërkohë është autor i mijra editorialeve gazetareske, esse, analiza dhe opinione social- ekonomike- politike e kulturore. Dhe kjo nuk erdhi krejt rastësisht, por as e papritur.
Shkrimtari dhe publicisti, Vasil Tabaku është autor i dhjetra librave në disa gjini si poezi, prozë, publicistikë, analiza e esse me të cilat ai tashmë ka krijuar influencën e tij në letrat shqipe dhe publicistikën shqiptare dhe ballkanike.
Shkrimtari dhe Poeti Vasil Tabaku, duket si një personazh që sikur vjen nga “Muzeu Historik i EPOKAVE dhe LETRAVE SHQIPE”, -zërin e kontributin e tij e kini dëgjuar jo vetëm në emisionet Radiofonike por edhe në RTSH.
Poezinë e poetit Tabaku e njoh mire, kam shkruar edhe njё studim, stili dhe pena poetike e poetit Tabaku njihet për harmonizimin e bukur, zhvillimit të identitetit të pjekur poetik dhe gjetjes poetike brenda detajit artistik, kujdesit estetik e filozofik, tonit qytetar e intelektual dhe vargjeve lirike, ç’ka ai deklamon atë që askush nuk e mendon, imagjinon dhe të paparashikueshmen. Poezia e poetit Tabaku deklamon më shumë se fjalët që reflektohen në tekstin melodioz muzikor të një kënge. Ne dëgjojmë përmes tingujve muzikorë të ndryshëm notat e shpirtit tradicional e klasik, por poetët nuk janë pinjollë të muzikës, ata janë njerës të talentuar që krijojnë vargje falë dhuntisë dhe imagjinatës poetike të tyre. Si poezia dhe muzika të ngjallin emocione se i këndohet, jetës, dashurisë e dhimbjes,-asaj njerëzores. Argumenti është sekondar, finishi poetik i vargjeve është primar. Fjalët dhe veprat janë mënyrat indiferente të energjisë hyjnore e njerëzore, ku fjalët janë vepra dhe veprat në një farë mënyre janë fjalët. Nëpërmjet metaforës poezia prodhon afërinë mes detajeve jetësore e njerëzore, filozofike e artistike, që kurrë nuk i kemi menduar më parë se ato do të mund të bashkëjetojnë të veshura me artin e fjalës së bukur. Teksa lexoja poezitë e vëllimit “Dhimbjes i rrinë të vogëla këpucët e heshtjes”, mendoja se poeti Tabaku nuk është një poet “ i famshëm”, por ai është një poet i mrekullueshëm dhe njeri i jashtëzakonshëm.
Ky fakt është shumë më e rëndësishme e domethënës për mua, se sa pyetjes që mund të lindë, se a po shkruaj për dikë të njohur…?! Ky vëllim poetik reflekton personalitetin e maturuar poetik të autorit, që është i dallueshëm për qartësitë dhe skepticizmin e tij ndaj realitetit e përvojave jetësore, kur koha duket sikur mbaron. Karakteristikat e tjera të stilit të tij poetik plot ajër dhe liri, janë forma të strukturuara të hapjes me botën shpirtërore, psikiken e humanen, tërheqjes drejt momentit poetik nga njëra anë dhe ndaj jetës në anën tjetër, imazhin e simbolit të dhimbjes e harmonisë, dashurisë dhe përjetimit shpirtëror, dhembshurinë, heshtjen dhe pikëllimin, vetëdijen e mosvetëdijen, pranë e larg. Të gjithë takohemi në këtë jetë jo thjesht për mirë apo për keq, por në marrëdhëniet me njerëzit gjithsecili prej nesh, pret një përgjigje sa herë ka pyetje në “fushëbetejën”-e jetesës e mbijetesës.
Por ajo ç’ka e bën atë të shquar,- ai ka rekord botimesh rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime të veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.
– Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.
VEPRAT LETRARE:“Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976, “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981, “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987, “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988, “Bota në sytë e mi”, ese, 1990, “Klithmë drite“, poezi, 1998, “Vit i mbrapshtë”, “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999, “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000, “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001, “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005, “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006, ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007,“SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004, “Dhimbjes i rrine te vogela kepucet e heshtjes” Tirane 2012
ËSHTË PREZANTUAR:Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003, Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany,
Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm e të larmishme, që përmendëm më lart Vasil Tabaku, një pjesë e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njeh mirë italishten dhe rusishten.
Prehu në PAQE, miku im!
Të qoftë dheu i lehtë, koleg i shtrenjtë dhe i mrekullueshёm!
I përjetshëm kujtimi e vepra e Poetit dhe Shkrimtarit Vasil Tabaku
Nga Raimonda MOISIU
Florida SHBA
Shkurt 2020