U bënë vite që marr pjesë në prezantime librash me ftese të personalizuar apo në mënyrë spontane dhe mund të them se dita e shtunë e 22 shkurtit 2020 ishte ndër më të frytshmet sa i takon informacionit burimor, diskutimeve dhe përshkrimeve rreth tre librave të prezantuar njëherazi në sallën e Biblotekës Marin Barleti në Shkoder,të studjuesit nga Ulqini,Hajrullah Hajdari.
“Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941″. 2.”Ulqini dhe dokumentet Malazeze (1880 – 1915)”. 3.”Pronat Dypalëshe të Shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri – Mal i Zi”. Të gjitha me tematike historiko – kulturore me baza të forta shkencore, pasi këto studime janë përmbledhje që u referohen më së shumti dokumentave arkivore të gjetura në arkivat malazeze e jo vetem, të kyçura për shumë dekada për hulumtuesit shqiptar. Një punë kolosale dhe përkushtim i pashoq sa u takon të dhenave mbi genocidin moral dhe etnik të përkthyer në fakte të vërteta të fenomenit të shkomtarizimit dhe çrrënosjes me dhunë të shqiptareve nga trojet e veta. Ishte pëmbledhja e përmajtjes së atyre tre librave të prezantuar për të pranishmit nga vetë autori z.Hajrulla Hajdari i cili veç falenderimit për të pranishmit bëri apel për bashkepunim të medjave për zbardhjen e këtyre fakteve,dekreteve apo ligjeve ndërshtetnore dhe ndërgjegjsimin e opinjonit publik për rikthimin e këtyre pronave tek trashëgimtaret e vërtetë sa nuk është vonë. Një kumtesë shumë rreale dhe tepër domethenese rreth përgjegjsive të intelektualeve dhe fenomenit të asimilimit në rritje apo dhe vlerave shkecore që mbartin këto dokumenta e mbajti z.Ismet Kallaba. Edhe prof. Elinda Dibra në kumtesen e saj me tonacionin e pyetjeve retorike mbi përgjegjsitë personale dhe jo vetem,foli mbi këto dokumente në të ciat dalin në pah shumë fakte dhe të dhëna mbi Ulqinin,Anën e Malit,Krajën,Hotin,Grudën e viset e tjera nën Malin e Zi të cilat pasi u vendosën kufinjt politiko – shtetnor të Shqiperise me ish Jugosllavine këto banor u kthyen në pakica kombëtare edhe pse zot në trojet e veta duke u cunguar lirine dhe pronën që sipas saj vlen sa shpirti për njeriun. U fol dhe diskutua shume mbi vështirsite dhe pengesat e shumta nga institucionet shtetnore të cilat qellimisht dhe me tendence nuk lejuan për dekada me rrallë të nxirreshin të dhëna mbi fatin e shqiptareve dhe pronat e tyre. Të zbardheshin të fshehtat dhe dekretet shtetnore që pengonin kthimin e pronave tek i zoti apo së paku të kishin mundesi të kërkonin të drejtat e tyre në rrugë ligjore siç pohoi në diskutimin e tij Prof/ Dok Nail Draga. Prezantimi nga drejtori i biblotekes z.Maxhid Cungu dhe krejt diskutimet ishin të nje niveli të mirfilltë intelektualësh të cilët me kopetenca personale nxorren në dritë peshën e vlerave që mbartin këto të dhena të shkruara aq sa të bëhej edhe lidhja e mbiemrave të shumë fiseve apo familjeve shkodrane me ato ulqinake,anamalese apo krajane të cila banojnë në Shkodër në pamundesi te rikthehen ne pronat e tyre. Për një moment gjatë diskutimeve mu kujtua marshimi i vrakaçoreve,të cilët jetuan e punuan si pakicë kombëtare malazeze gjatë periudhës së monizmit në Vrake të Malësisë së Madhe ku për hirë të vërtetës duhet theksu se gezonin të gjitha të drejtat si nenshtetas shqiptar, e megjithate sapo ra sistemi,u dynden drejt trojeve të veta duke lënë pas gjithcka kishin investu për dekada me rrallë në Shqipëri. Të organizuar në grupe të mëdha me familjet dhe të afërmit e tyre marshuan në këmbë drejt Malit të Zi duke kaluar nëpër pikën kufitare të Hotit te Hotit të bindur në kauzen e tyre për të rimarre pronat e për t’ju bashkuar familjeve perkatese të ndarë dekada më parë me ta.
Po çfarë i pengon shqiptarët të jenë zot të pronës dhe fatit të tyre brënda dhe jashte kufirit?
Pytje kjo e ngritur me tonacion zëri kumbues nga Prof.Lulash Palushaj gjatë diskutimit të tij i cili shtoi se pa njohur pronat,vuajtjetet,lotët dhe masakrat që u janë bërë shqiptarëve ska shqiptari.
Më bëri shumë përshtypje se si të gjithë kishin një qendrim rreth faktit se, faji është i shtetit amë i cili nuk arriti ti përkrah kurrë pakicat e veta kombëtare e që punoi në favor të prapaskenave politike,gjë që për hirë të vërtetës shteti fillon me “veten e pare njejes: UNE” e cila asnjeherë nuk mori trajtën e vlerës që ka,sidomos në këtë perjudhë tranzicioni që nënkupton demokraci e ku shteti zgjidhet nga vullneti i popullit.E megjithate individi në bashkësi është më i fortë se shteti, ku për rastin në fjalë nuk besoj se faji është i diplomacise shqiptare por i vullnetit të munguar të shqiptareve sidomos intelektualeve të prekur nga ky genocid për të ngritur zerin për të drejtat e tyre sa nuk është vonë..shembull i së cilës ishin pakicat malazeze të cilat nuk u parapriu shteti por e drejta e tyre e pronsise.
Tek degjoja ligjëratat dhe diskutimet rreth ketyre plageve që sa duket vetëm shqiptarët nuk arriten kurrë t’i shërojnë me lindi pyetja të cilën ia drejtova në fund të ceremonisë autorit.
Keto prona figurojne shtetnore apo private?
-dhe me shume kopetence Ai mu pergjigj se, të gjitha janë prona shtetnore, çka nënkupton se vete shteti malazes nuk guxon t’i tjetërsojë këto prona,e që do te thote se pronarët e vërtetë me një përfaqsi ligjore munden t’u dalin për zot kurdohere pronave të tyre,sigurisht në rrugë ligjore e cila të jetë e denjte t’i perfaqsojë ata.
Diskutimi rreth kesaj teme më ka dhënë një tjetër indicje për të kuptu se ngerçi i shume problemeve që kishin dhe kanë akoma shqiptaret janë mungesa e vetbesimit dhe të punuarit në bashkësi,në të mirë të komunitetit dhe ardhmenise së tij.