Falenderim

Kam lexue në të kaluemen disa komente nga  Majlinda Zeneli, që janë përputhë me shqetsimet dhe me qendrimet e Vatranëve dhe të miqve të Vatrës, por nuk kam qenë i sigurtë se ky emën nuk ishte pseudonim.

Tue falënderue shkrimtarin dhe publicistin Pjetër Jaku, shkrimtar dhe botuesi i revistës “Kuvendi”, po njohim të vërtetën dhe po lexojmë nji intervistë të gjatë nga kjo Zonjë e nderueme, që dëshmon njohuninë e thellë të saj mbi situatën në Vatër.

Hulumtova në Google dhe gjeta tituj të tjerë, me vlerë kombëtare dhe me kompetencë profesionale.

Interesimi me kaq dedikim i kësaj Zonje intelektuale për çashtjet aktuale kombëtare në përgjithësi dhe në veçanti për “Vatrën”, asht nji rast i rrallë, prandej edhe shumë i dobishëm dhe i çmueshme për vatranët të cilët, të udhëhequn nga ”Komisionin 5 tetor 2019“, kanë marrë përsipër detyrën e randë e të vështirë, për shpëtimin e ”Vatrës” nga tjetërsimi vdekjeprues.

Asht mirë që kjo intervistë të publikohet dhe të shpërndahet në media sociale, por të shenohet se asht botue në revistën “Kuvendi” : www.revistakuvendi.org

Po i lutem z. Pjeter Jakut (me CC në këtë e-mail),  t’i përcjellë mirënjohjen tonë zonjës Majlinda Zeneli.

Ju dëshiroj fundjave të kandshëm!

Gjon Buçaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *