U bënë kohë që sa herë udhëtoj drejt Tiranës e anasjelltas vemendja më ndalet te kjo godinë e cila gjindet fare pranë rrugës nacionale në afërsi të Lezhës dhe saherë kaloj,në heshtje e përgëzoj arkitektin e sigurisht edhe pronarin e saj për vlerat artistike të mishëruara në të. Nuk mund të them se ka një art të vetëm në stilin arkitekturor pasi në të lehtësisht mund të vihen re disa stile antike të gërshetuar me ato moderne, siç jane stili romak me ato korintas e dorik që e bëjnë këtë godinë të ngjashme me ndërtesat antike të periudhës henelistike kohë kur lulezoi edhe arkitektura e lashtë Ilire.
Mbase të ngjashme me të tek -tuk mund të rastisë të shohim edhe ndërtesa të tjera në Shqiperi por ama janë shumë të rralla aq sa bien në sy për nga diferencimi strukturor kulturor. Jo pa qëllim e solla në vëmëndje këtë aspekt kulturor shumë të munguar prej shekujsh në teritorin etnik e sidomos në teritorin e Shqiperisë pasi janë të vetmet gjurmë që mijëvjeçarët kanë provu egzistencen e zinxhireve kulturor,aq shume të çmuar për brezat e largët, siç vlersohen sot qëndrat arkeologjike kudo në vendin tonë si gjurmë të hershme të egzistencës së paraardhesve tanë.
Një ambicje kulturore e shkeputur qëllimisht nga sundimet e huaja si tendence për cungim e zhvillimit kulturor por edhe një mos interes i mëvonshëm i strukturave qeveritare për këtë domosdoshmeri identifikuese për tu kthyer në origjine.Jemi koshjent se periudha e pas luftës dhe vete izolimi bënë që teritori i Shqiperisë të ishte në gjendje të rendë ekonomike,ku u deshën shumë vite pune per ta ndërtuar Shqiperinë socjaliste e cila me ndryshimin e organizimit familjar ndryshoi tërsisht edhe strukturën e banesave gjë që është e dukshme edhe sot.Ama atë çoroditjen e madhe të rrënimit kulturore e arkitekturor e solli periudha kapitaliste me shfrenimin ndërtimor të tipit kjoske,godina në forme magazinash e kapanonesh apo banesa disa kateshe pa një planimetri artistike të cilat nuk premtojne as qëndrueshmëri fizike e as siguri të banorëve që jetojnë në to.
Në masë të madhe vihen re ndertime kullash e godinash me veshje xhami të cilat veç rrezatimit dhe pasigurisë ato e tjetersojne tërësisht artin e bukur të gdhëndjes dhe skalitjes mbi gur e mermer që premtojnë jetëgjatsi të përhershme. U desh një lekundje e fortë tërmeti që realiteti socjal të kthehet në një pikpyetje të madhe para së cilës vijnë mijëra pse ?…..dhe në fund të ditës edhe kjo kalon në planin B..pasi rishtas në plan të parë del interesi i ngushte personal ku vetë strukturat shtetnore nuk i japin atë prioritet ligjor e institucional bashkohor.
I perkasim periudhës përtej modernes gati të “njeriut robot” ku gjithcka vlersohet me vlerën e interesit apo benefiteve që përvetsojmë në kuptimin e ngushte monetar,ku arti i bukur arkitekturor rrezikon të shuhet sa kohë që edhe godinat shihen vetëm si hapsirë shfrytzimi pasuror,çka demostron dukshën rënjen ekonomike të nivelit të jetesës e për pasojë edhe rënjen kulturore të vendit tonë. Më vjen në mendjë një thënjë e vjeter ” më mirë të dish sesa të kesh”…e në rastin konkret sa duket pronari i asaj godine i ka të dyja,gjë që i jep dukshëm vlerë edhe mjedisit socjal e kulturor ku ai jeton e vepron.