ATO
Ato si une
dhurojne enderra,
edhe se mund te ngelin vet pa to.
Ato si une dhurojne shpirtin,
Sepse nje shpirt i vetem eshte
si nje pike uji ne shkretetire.
Ato si une te japin doren
dhe te ndihmojne te ngrihesh,
Edhe se rrezikojne te rrezohen vet.
Ato si une vazhdojne
te veshtrojne perpara
Edhe se zemra ngel
gjithmone disa hapa pas
Ato si une gjejne
nje motiv ne egzistence,
Dhe kur e gjejne
Kerkojne t’ia mesojne
kujt po mbijeton.
Ato si une dashurojne,
dashurojne pergjithmone….
Ato si une ndjekin nje enderr,
Te duhen per ate qe jane
Jo per cfare mund te ishin.
Ato si une shetisin boten
Ne kerkim te atyre vlerave
qe per momentin,
kane rene ne harresen e shpirtit.
Ato si une bertasin ne heshtje,
Qe zeri i tyre te mos mbytet nga lotet.
Ato si une jane ato
qe mund tu thyesh zemren
Sepse e di qe te lene te ikesh,
Pa te kerkuar asgje
Ato si une dashurojne shume
Edhe se e dine qe per kete
do te kene vetem disa therrime.
Ato si une jane ato
qe ne vjeshten e jetes tende
Do t’i kujtosh per gjithcka
qe mund te te kishin dhene
Por qe ti nuk deshe….