Zanafilla e historisë arsimore në trojet shqiptare është shumë e hershme,edhe pse burimet e shkruara mungojne dhe e paraqesin antikitetin si periudhë të errët dhe plot hije dyshimi për egzistencen e saj.
Megjithatë gjuha shqipe, unike në llojin e vet e cilësuar nga shkenctaret edhe si gjuha e hyjnive, referuar burimeve të shkruara, u themeluar nga Imzot Palë Ëngjelli me Formulen e Pagzimit, që në vitin 1462,dëshmi e kontributit të madh të klerikeve katolik për ruajtjen dhe kultivimin e saj.
Sigurisht në shekujt pasardhës edhe pse me shumë pengesa gjuha shqipe u pasuru dhe u mbrojt nga bijt e saj duke e ngritur në pjedistalin më të çmuar ndërkombëtar këtë gjuhë,rrënjët e së cilës degezuan edhe mjaft gjuhë te krijuara nga tendencat politike bashkohore. Ishte periudha e Rilindjes Kombëtare ajo që vulosi me gjak identitetin e gjuhës shqipe.Koha kur në arenën ndërkombëtare dominonte fryma e nacionalizmave për formimin e shtet-kombeve dhe rrymave me risi kulturore e socjale të cilat edhe pse me ulje ngritje patën ndikim te madh tek shqiptarët,e për pasoje edhe tek malsorët e Malësisë së Madhe,çka u vu re në organizimin e kuvendeve të herë pas hershme.
Në kuvendin e parë të Kastratit të vitit 1881, Kuvendin e dytë të Kastratit 1892. Kuvendin e trete të Kastratit në vitin 1894. Usullin e Vuklit të vitit 1825 etj. Organizimi i këtyre kuvendeve kishte qellim jo vetem çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve por edhe nevojen e t’folmes në gjuhën shqipe nga administrata shtetnore,mungesa e së cilës po i diskriminonte, duke i mbajtur në errësiren e politikes sunduese osmane e cila synonte asimilimin dhe perjetsimin e sundimit të tyre mbi keto troje, siç e pohon edhe Edit Durham në përshkrimet e veta “nuk ka fjale për të përshkruar mjerimin në këto vende të egra, ku nuk ka ardhur asnjë mjek e asnje mesues.
Të parët që dhanë kontributin e tyre në Malësi të Madhe në fushën arsimore të shqipëruar ishin kleriket katolik,ku do veçoj Dom Ndoc Nikaj ardhetar i flaktë e kontribues i çmuar në mesimin e gjuhës shqipe jo vetem në Famulline e Shkrelit por edhe në famullitë e tjera me anë të shkollave shetitëse. At Gjergj Fishta,Dom Nikoll Gazulllin,Dom Pjeter Çunin e shume klerik të tjere të emeruar në famullitë e Shkrelit,Kastratit,Hotit,Kelmenit e Rrethinave, që punonin e vepronin si patriot në Malësi të Madhe. Në fillimin e shekullit të ri sipas dokumenteve rezulton se u hapën tre shkolla shqipe në Bratosh 1915,në Bajzë të Kastratit në 1916 e cila kishte qënë e hapur edhe gjatë viteve 1893-1896 si dhe në Koplik të siperm 1916.
Kjo frymë zgjoi edhe shumë patriota laik të cilët fare mire mund të quhen intelektualët e parë të emancipimit ndër malsore ku me mbeshtetjen e tyre hapen edhe shume shkolla të tjera në Malësi të Madhe.Në veçanti do ndalem tek shkolla e Bajzës së Kastratit ku mësimi zhvillohej në shtëpinë e Osman Hasaj nën drejtimin e mesuesit Prek Gjoni në të cilën mësonin 20 femije..13 djem e 7 vajza,ndryshe nga perjudha e më hershme (1893 – 1896) ku shkolloheshin vetëm djem çka nënkupton emancipimin e malsoreve kastratas,shembull të cilin do e ndjekin më vonë edhe malsoret e famullive të tjera. Mesuesi Prek Gjoni me mbeshtetjen dhe bashkepunimin e Dom Nikolle Gazullit edhe pse me shume vështirsi e problematika në mjete,godina apo pengesa socjale arritën të hapin edhe shume shkolla të tjera në Malësi të Madhe,në disa fshatra të Rrjollit e të Shkrelit.Gjithastu u hapen shkolla edhe në Rranxa,Kelmen,Hot e shumë fshatra të tjere ku mesohej kryesisht abetare e aritmetike.
Edhe pse me vendosjen e kufijve politik malsia thuajse u pergjysmu,duhet theksuar se pas Shpalljes së Pavarsise e deri në ditet tona arsimi ishte i pranishem dhe shume aktiv në Malësi te Madhe,sidomos brënda kufinjeve te Shqipërisë.Pas çlirimit të vendit shteti e sanksionoi me ligjë arsimimin e të gjithë popullit.Luftes kunder analfabetizmit çoi në hapjen e shumë shkollave në të gjitha fshatrat e Malësisë së Madhe,me sistemin 4 – 7 dhe 8 vjeçar me lëndët baze dhe arsimin falas. Pas viteve 70 u hapen edhe shkolla të arsimit të mesem një pjese e të cilave vazhdojne aktivitetin e tyre edhe sot siç eshte edhe Gjimnazi i Bajzes i cili këtë vit feston edhe 50 vjetorin apo Gjimnazi Dede Gjon Luli Kushe-Hot ne të cilin kam mbaruar edhe une studimet parauniversitare. Ironia e fatit në gjithë këtë rrugtim për dije e arsimim të malsoreve është se,sot ka rënë numri i nxënesve si pasoje e emigrimeve,migrimeve apo mungeses së kushteve dhe cilësisë arsimore. Megjithate besoj dhe shpresoj që arsimi në Malësi të Madhe të jetë burimi,nga nis suksesi i jetës për secilin banorë të saj.