“Më thuaj se çfarë lexon, dhe do të të them se kush je. Por do të të njihja edhe më mire, po të më thoshe çfarë rilexon.”
FRANSUA MORIAK Shkrimtar francez Laureat i Çmimit Nobel
Cilin liber te Kadaresë e konsideroni liber jasteku, qe mund ta lexoni , te paktën dy herë, siç fjala bie “ 100 vjet vetmi” te Markesit, “ Martin Iden” te Xhek Londonit, “ Stambolli” e “ Baulja e babait” te Orhan Pamuk?
A mund te mbahet ne këmbë nje autor, per çmimin “Nobel” me dy libra, si” Kështjella” dhe “ Pallati i ëndrrave” dhe me dy poezi, “ Mall” dhe “ Mësueset e fshatit”?
A mund të quhet “modernitet” nje sterilitet libresk, qe piqet në një furrë intuitive pa jetë, mbështetur në eksperienca letrare leximesh dhe ndikimesh, me subjekte të stisura, që pa mbaruar se lexuari, i harron?
A nuk u bie në sy që Kadareja ka filluar të harrohet që në gjallje, duke u mbajtur ne këmbë nga disa deklarata politike dhe mediat?
A nuk mendoni se përkthyesit e tij dhe ndihma që i ka dhënë regjimi e kanë bërë të tërheq vëmëndjen e të huajve, aq sa disa thonë, ndoshta me të drejtë, se ka shumë ma vlera ne frengjisht se në shqip?
A e keni vënë re se në botimet e pas 90-tës, letërsia e Kadaresë, vuan nga një konstipacion i pasherueshëm?
Ju lutem të mos më keqkuptoni, pasi nuk jam kundër çmimit “ Nobel” për Kadarenë për çështje jashtë letrare. Nëse letërsia e tij vlerësohet nga Komisioni I Nobelit, le ta marrë. Vendit tim veç nder i bëhët!