DOLI NUMRI I RI KATËRMBËDHJETË I REVISTËS MALËSIA

Doli nga botimi numri 14 i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia, në Podgoricë, Mali i Zi, i cili në mënyrë tematike i kushtohet poetit tonë kombëtar,

At Gjergj Fishtës, me rastin e 148–vjetorit të lindjes së tij. Në këtë numër kanë bashkëpunuar autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Brukseli, sikurse janë: Nikë Gashaj “Hyrja”; Prof. Dr. Zef Mirdita ”Atë Gjergj Fishta, kolos i mendimit dhe i letërsisë shqipe”; Prof. Dr. Lush Culaj ”Gjergj Fishta dhe çështja kombëtare”; Prof. Dr. Vebi Bexheti “ Lidhja e Prizrenit dhe Kongresi i Berlinit në veprën ”Lahuta e Malcís” të Gjergj Fishtës”; Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi “Fishta- personalitet profetik i kulturës shqiptare”; Prof. Xhelal Zejneli “Homeri shqiptar-Gjergj Fishta”; Prof. Dr. Alfred Çapaliku “Dy poezi të Gjergj Fishtës për Anton Xanonin”; Prof. Dr.Anton Nikë Berisha“Gomari – Viska i Babatasit”, kryevepra satirike e Fishtës”; Prof. Dr. Artan Haxhi”Persiatje mbi prozën e Fishtës”; Prof. as. Dr. Orjeta Baja “Stilema të nivelit sintaksor në veprat epike të Atë Gjergj Fishtës”; Prof. as. Dr. Kolë Tahiri ”Popullariteti i “Lahutës së Malësisë” në trojet shqiptare gjatë periudhës së monizmit komunist”; Don Viktor Sopi“At Gjergj Fishta, ushqyes dhe pastrues i kulturës shqiptare”; Dr. sc. Ismail Doda “Figura e Oso Kukës në “Lahutën e Malcís” të At Gjergj Fishtës”; Ndue Ukaj ” Martin Camaj për poezinë fishtjane”; recensione: Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri ”Roli i eposit heroik shqiptar në krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës”(Dr. Jakup Sahiti, Roli i letërsisë popullore në krijimtarinë letrare të Gjerg Fishtës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2009, 485f.); Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri “Eposi heroik shqiptar i Gjergj Fishtës përballë eposeve të shkrimtarëve romantikë sllavojugorë”(Blerina Suta, Eposi i At Gjergj Fishtës përballë eposeve të shkrimtarëve romantikë sllavojugorë, “Onrufi”, Tiranë, 2007, 244 f.); Thënie për Gjergj Fishtën: Dhurata Myrtollari .

Në këtë numër të revistës “Malësia”, autorët, punimet e veta përgjithësisht i kanë përgatitur enkas për këtë rast. Prandaj, shpresojmë se përmes këtij botimi do të japim një kontribut të vlefshëm për njohjen sa më të plotë të veprës dhe të personalitetit të Fishtës.

Gjithashtu me këtë publikim dëshirojmë të nxisim studiuesit për hulumtime, analiza, shqyrtime dhe vështrime të mëtejshme shkencore mbi kolosin e historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare, Gjergj Fishtën.

Nikë Gashaj, themelues dhe kryeredaktor i revistës Malësia (e-mail: malesia@t-com.me)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *