Lulzim Basha shpresa e fundit e Shqiptarve !

Sedjan  Kasli

Ne 30 vite tranzicion ( nje tranzicion i tejzgjatur) shume Lidera kane drejtuar Shqiperine.
Tek cilido ka pasur shprese por, pse Lulzim Basha eshte shpresa e fundit e Shqiptarve ?

Qe nga vitet 90 e deri me sot te gjithe Liderat qe kane drejtuar Shqiperine kane qene persona te cilet jane rritur dhe arsimuar ne periudhen komunsite. Nese ndonjeri prej tyre ka qene me i madhe se 20 vjeç, ne 1990, e ka te pamundur qe dashur padashur te mos e kete marre doktrinen komunsite, eshte rritur me te dhe ka jetuar me te, sado rebel te kete qene nga natyra e , apo dhe sikur te ishte kundra atij regjimi , ka qene i detyruar te sillet si komunist.
Te mos flasim me pas per ata qe kane pasur edhe mundesine te arsimohen. Per te pasur mundesine e arsimimit, ne ate kohe, perveç biografise se mire ne familje, patjeter duhet dhe te kishe nje antar te familjes me test partie, se ndryshe nuk behej.
Madje madje kemi ne drejtim te vendit edhe nje individ i cili ne femijerine e tij i ka çuar kartoline me dashuri te madhe Spiro Kolekes. Sado liberal te behesh sot, doktrinen e femijerise e ke te pamundur ta largosh.
I rikthehem serisht pyetjes ne fillim , pse Lulzim Basha eshte shpresa e fundit e Shqiptarve ?
Deri me sot dhe, nuk besoj qe do ndodh me vone, nuk ka dale asnje informacion per te qe te kete pasur lidhje me komunizmin e asaj kohe , patjeter qe dhe mosha e tij e re e ndihmon ne kete gje.
Eshte arsimuar ne nje nga universitet me te mira te Europes. Eshte arsimuar ne Hollande ( nje nga shtetet themeluese te Bashkimit Europian ). Pas studimeve te tij ka ndihmuar ne menyre vullnetare, ku eshte dhe nje foto shume virale me te madhin Ibrahim Rugova.
Ne secilen nga ministrit qe ka drejtuar ne Shqiperi, ka lene gjurme.
-Minister i Transporteve beri Rrugen e Kombit.
– Minister i Jashtem antarsoi Shqiperine ne Nato
– Minister i Brendshem sulmoi Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i dhene mundesine Shqiperise dhe Shqiptarve per te fituar Liberalizimin e Vizave.
Patjeter qe dhe ne Bashkine e Tiranes ka bere punime, ku nje prej tyre ishte rregullimi i Sheshit Skenderbe, ku nga paraardhesi tij kishte vite qe qendronte e rrethuar me tela dhe, asgje nuk kuptohej seç behej aty. Dhe, çfare eshte me e rendesishmja, trafiku i sotem dhe ndertimet qe ndodhin aktualisht ne Tirane nuk ishin ne kete nivel kaq te larte.
Patjeter, dhe si kryetar i opzites po le gjurme te forta . Asnje opozite deri me sot nuk ka marre vendime kaq drastike dhe ka nxjerre krimin dhe korrupsionin ne qeveri, siç ka bere Lulzim Basha.
Ka shume virtyte, te cilat bejne diferencen e Lulzim Bashes me Liderat qe na kane drejtuar.
Nese Shqiperia nuk ndryshon as nga Lulzim Basha veshtire te gjendet nje Lider tjeter, i cili do i kthej shpresen shqiptarve.
Lulzim Basha eshte shpresa e fundit per Shqiperine dhe Shqiptaret.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *