LETER E HAPUR NGA DR. GJON KELMENDI

Po e ripublikojme kete leter  te hapur, shkruar nje vit me pare nga Dr. Gjon Kelmendi, nje nder veprimtaret me te njohur ne Komunitetin Shqiptar te Detroitit e me gjere, ish Kryetar i Vatres, Dega 33 , i njohur si nje aktivist i devotshem per çeshtjen shqiptar dhe, nje mik  i nderuar i disa nga personalitetet me te njohur te asaj kohe, dhe te te gjitha kohrave , si: Martin Camaj, Arshi Pipa, Mark Martini, Arian Gruda, Petro Zhej, Baba Rexhepi, Imam Vehbi Ismaili etj…

LETER E HAPUR

Drejtuar forcave Demokratike Shqiptare!

Opozites Shqiptare!

Vatranëve që besojnë në historinë Antikomunsite dhe Patriotike të Vatres!

Ne perpjekje per te ndihmuar demokracine Shqiptare dhe, Organizaten PanShqiptare “Vatra” nje nga format dhe menyrat asht, te themi mendimin tone me za dhe me force. Per dekada me radhe kane heshtur breza. Heshtja asht armik i proceseve te zhvillimit te nje vendi, te nje kombi.

I drejtohem ketyre forcave,  dhe individeve  te mos heshtin perballe transformimit te “Vatres”, qe prej disa kohesh ka vendosur ne krye te saj, me  taktika te errta, nje kryetar me lidhje te forta me rregjimin komunist, Dritan Mishten, biri i prokurorit komunist Petraq Mishto, i cili ka kerkuar denime kapitale.

Dritan Mishto, Kryetari i tanishëm i Federatës Panshqiptare “ Vatra”,  nuk është prononcuar asnjëherë për veprimtarinë  e njohur të të atit.

Po kështu, bashkëshortja e Kryetarit Agata Mishto është sekretare e një shoqate te lobit Grek  në New York, çka edhe po te donim ta falnim per te paren,nuk mund ta falim per te dyten, qe ky Zotni te jete ne krye te Federates Atdhetare Vatra.

Si vatran, që e kam amanet këtë Federatë antikomuniste, nga disa vatranë që ishin modeli i patriotizmit dhe urtesise dhe, qe për fatin tonë të keq nuk jetojnë më, bej thirrje per  distancimin tuaj publik, lidhur me këtë akt të paprecedent në historinë 106 vjecare të kësaj organizate!

Veçanërisht kërkoj nga vatranët e përnjëmëndet të sotëm  ta largojnë mënjëherë kryetarin  Dritan Mishto,  gjithë sigurimsat dhe njerëzit e dyshimtë nga kjo organizatë e një rëndësie të veçantë!

Dr. Gjon Kelmendi,Vatran dhe Shqiptar “ Flamurtar i Demostratave Anti-komuniste” (cilesuar nga shtypi shqiptar)

I nderuar nga Senati dhe Kongresi Amerikan

Me poshte kopja e publikimit te pare:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *