Përkthyer në shqip nga;Raimonda MOISIU
Poeteshën e Shquar franko-siriane Maram al-Masri e kam takuar herën e parë në Eventin Ndërkombëtar “Netët Poetike të Strugës”, 2009-ë. Në atë edicion pjesëmarrës të përzgjedhur në Netët Poetike të Strugës, 2009-ë ishin poetët Preç Zogaj, Raimionda Moisiu, Fatime Kulli, dhe Mëhill Velaj, si pjesë e identitetit të artit poetik botëror. Poezia e poetëve të lartpërmendur hyri në antologjinë botërore “Poetry from five continents”, tregues i vlerësimit të artit poetik bashkëkohor shqiptar. Në këtë event ndërkombëtar lindi edhe miqësia jonë me poeteshën e shquar franko-siriane, Maram al –Masri, miqësi që u forcua më pas edhe nëpërmjet komunikimit në rrjetin social Facebook. E apasionuar pas poezisë së Maram al-Masri, poezia e sapo krijuar prej saj, për “nei progetti di Casa della poesia dal 25 al 29 novembre”, në Itali, e titulluar “Siria per me”, më intrigoi për ta sjellë në gjuhën shqipe. Bëra më të mirën në përkthim për të sjellë zërin e fortë krijues intelektual e femëror të një poeteje në egzil (Paris, Francë) që mban peshën e historisë të mbushur me dhimbje, sakrifica, vuajtje, dëshpërim dhe të pashpresë për vendlindjen e saj, Sirinë, aty ku janë edhe rrënjët e saj. Poezia “Siria për mua” është një poezi lirike psikollogjike, e dhimbjes e dashurisë, ku Maram al-Masri mban një qëndrim të fortë kundër regjimit të Asadit në Siri. Dhe vërtet poetja nuk gabon aspak kur shprehet përmes dhimbjes, dashurisë, jetës e mbijetesës, ajo c’ka po luhet e gatuhet, gjakderdhja në Sirinë e saj, në ditët e sotme. Maram al-Masri me fisnikërinë e zërit të saj poetik mbetet e pazvëndësueshme, ajo na përcjell mesazhin hyjnor të atdhe-dashurisë dhe njerëzores:
Shpëtoni Sirinë!
Sepse poetë si Maram al Masri ekzistojnë si një jetë konstante, dialog, me të shkuarën e të tashmen, të pasigurtë dhe shpresë-dhënës me shpirtin e tyre të ndjeshëm, plot dhimbje e dashuri, ajo gjithmonë cfaqet me botën dhe fisnikërinë e saj shpirtërore.
Lexoni Poezinë Perlë të Maram al-Masri të shqipëruar prej meje;
Siria për Mua….
Siria për mua
është plaga që rrjedh vetëm gjak,
është atdhedashuria ime që lëngon,
në shtratin e vdekjes,
është fëmijëria ime e masakruar,
pamëshirë,
është makthi dhe shpresa ime,
është dhimbja, pranga dhe vetëdija ime!
Siria për mua,
Është jetimja i braktisur,
Është ajo gruaja që dhunohet
çdo natë nga përbindëshi i mplakur,
E burgosur dhe e përdhunuar,
E detyruar të mbarset…
Siria për mua,
Është dhimbja njerëzore,
është ajo gruaja e bukur
që këndon himnin e Lirisë,
me fytin e prerë e të gjakosur!
Është dritë-shpresa e njerëzimit,
Që cfaqet pas rrufeve dhe stuhisë…
nga gjuha italiane në gjuhën shqipe;
Raimonda MOISIU
La Siria per me
Maram al-Masri
((traduzione di Bianca Carlino)
La Siria per me
è una ferita sanguinante
è mia madre sul letto di morte
è la mia infanzia sgozzata
è incubo e speranza
è inquietudine e presa di coscienza.
La Siria per me
è un’orfana abbandonata.
È una donna violentata tutte le notti da un vecchio mostro
violata,
imprigionata,
costretta
a sposarsi.
La Siria per me
è l’umanità afflitta
è una bella donna che canta l’inno della Libertà
ma le tagliano la gola.
È l’arcobaleno del popolo
che si staglierà dopo i fulmini
e le tempeste.
Maram al-Masri
((traduzione di Bianca Carlino)
Maram al-Masri nei progetti di Casa della poesia dal 25 al 29 novembre
Postscriptum
Maram al-Masri është shkrimtarja dhe poetja franko-siriane e cila jeton në Paris. Ajo konsiderohet një nga zërat poetike arabisht më të njohur dhe magjepsës femëror të brezit të saj. Poezia e saj është lirike, poezi e dhimbjes dhe e dashurisë, dhe “tepër erotike” e vlerësuar nga botuesit sirianë. E lindur në vitin 1962 në një familje të njohur myslimane suni në Siri, me baba palestinez e nënën siriane, Maram al Masri ka studiuar dhe është diplomuar për Letërsi angleze në Damask. Maram al-Masri boton rregullisht në tregun francez dhe gjithashtu shkruan poezi në frëngjisht, ndërsa pjesa më e madhe e krijimtarisë së saj është shkruar ende në arabisht standarde.
Përveç botimit rregullisht në tregun e librave Spanjoll, disa nga veprat e saj janë përkthyer edhe në italisht, katalonisht dhe korsisht, me disa mostra në gjermanisht, dhe ajo është një e ftuar special në Evente Ndërkombëtare të Poezisë në disa vende evropiane, në Irlandë, në Maqedoninë e Veriut (Netët Poetike të Strugës), në Itali e gjetiu. Është vlerësuar me Cmime Ndërkombëtare
Ajo ka marrë disa çmime, si “Admimi Adonis” i Forumit Kulturor Libanez, “Premio Citta di Calopezzati” dhe “Prix d’Automne 2007” të Societe des gens de letra.
Jeton, punon e krijon në Paris.