Poezi nga Aferdita Gjinali

Aferdita Gjinali është një nga të mbijetuarat e sëmundjes më të rëndë të kohës. Nuk pretendon se është poete, por ndjenjat e atyre ditëve që i kanë rënduar më shumë në jetën e saj, i ka shprehur në vargje dhe në një ditar, që së shpejti do ta ripunojë për botim. Kuvendi i uron Aferdites jetë të gjatë, e pse jo krijimtari të mbarë me publikimin e këtyre vargjeve!

 

Ka vetëm një Emër

 

Kur dhomën time

Errësira e mbulon

Loti faqet e mia

Seç mi përvëlon.

 

Ne mëndjen time

I shkruar si me magji

Ka veç nje emër

Dhe ai je Ti.

 

Kujtoj ditët e bukura

Me shumë nostalgji

Dashuria e zjarrtë

Me tretet në gji.

 

Me krahë rrethoj jastëkun

Se ty pranë s’ të kam

Kjo largësi e madhe

Zemrën po me han.

 

Gjumi më mer

Me lotë çdo natë,

Ne mëngjes kur zgjohem

Jastëku eshte i thatë.

 

Përse kjo jetë

Nuk ka mëshirë

Dhe në këtë rrymë

Më ka perfshirë.

 

 

Trishtimi Yt

 

Kur në shtratin

E vdekjes lëngoja,

Dy sy të trishtuar

Pranë meje shikoja.

 

Me shihje sikur

S’ do më shihje kurrë

Lotë të përvëluar

Të binin në fytyrë.

 

Ti dhimbjen

Doje të më pakësoje

Dhe zemrën time

Të më qetësoje.

 

Brënda në shpirt

Nuk kisha jetë,

Jetën ma kishte marrë

Lëngimi  i shkretë.

 

Në dhomë hyje e dilje

Qe të më shikoje

Dhe unë nuk desha

As të më vështroje.

 

Në syte e tua

Desha të isha e bukur

Në qiellin e pa fund

Një shtejzovalle e humbur.

 

 

 

Ne të dy

 

Dy pika loti

Ranë mbi fotografinë tënde,

Dhe unë ndjeva shumë mall.

Qëndroj e heshtur në vetmi

Dhe mendoj, ti ku je vall.

 

Papritur zilja e telefonit bije

Nxitoj ta kap,

Por ti nuk prite shume gjatë

Që unë telefonin ta hap.

 

Ulem përseri ne kendin tim,

Vështroj fotografin tënde,

Dhe pa pritur më zë

Nje i madh trishtim.

 

Telefoni bije përseri

Por unë nuk nxitova ta hap,

Sepse ndjej e lodhur

Gjithnje duke hikur me vrap.

 

Ti vazhdon ti bihesh

Por unë nuk jam aty,

Shikoj fotografin tënde

Sa shumë duheshim ne të dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *