Reportazh special nga Beqir SINA
Shqiptaro amerikani Gac Filipaj, 52 vjeç, u diplomua në Universitetin e njohur Columbia në New York, me nderime në gjuhët klasike
NEW YORK CITY : Gac Filipaj është si shumë shqiptarë të këtyre dy – tre dekadave të fundit, që fati e solli ashtu si mijëra emigrantë shqiptarë, pas shëmbjes së komunizmit, dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, në vendin kampionin e lirisë e të demokracisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai këto ditë është bërë “lajmi i ditës”, për mirë në shtypin amerikan. Madje edhe në atë më prestigjoz dhe më të madh në Shtetet e Bashkuar. 20 vjet mbasi u largua nga vendlindja e tij, shqiptari i rrethinave të Ulqinit, Gac Filipaj arriti me u diplomua në Universitetin Columbia.
Me këtë rast duhet permendur, edhe fakti se Universiteti Columbia, është një ndër shkollat amerikane më prestigjoze në botë . Këtu nga “dyert” e klasave të këtij Universiteti të njohur në New York, kan dalë : Laureatë të çmimit Nobel, Çmimit Crafoord, Çmimit Templeton,. Janë diplomuar disa nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara, Kryetarët e Shteteve të Bashkuara, Zëvendës Presidentët e Shteteve të Bashkuara, Presidentë dhe Kryeministra nga bota, Politikanë, ushtarakë të niveleve të larta dhe ligjit ushtarak, anëtarët e kabinetit dhe këshilltarëve presidencialë, Sekretarët e kabinetit Qeveritarë, Avokatët e Gjykatës së Përgjithshme.
Disa nga drejtorët e Inteligjencës Qendrore CIA, këshilltar të Shtëpisë së Bardhë, këshilltarët e tjera presidenciale, Ministrat e disa vendeve, avokatët e përgjithshme të disa vendeve, Gjykatës së Lartë në SHBA, Senatorë, Kongresmen, Guvernatorë, Diplomatë, Gazetarë, Artistë dhe Letërarë, Personalitetet të Shkencës dhe Teknologjisë, astronautë dhe aviators, Akademikët dhe teoricienët, Sportistë, aktivistë, lider fetar nga mbarë bota, e tjerë.
Presidenti Franklin Delano Roosevelt- Presidenti i 32 i Shteteve të Bashkuara (1935-1945),Dwight Eisenhower- Presidenti i 34 i Shteteve te Bashkuara 1953-1961 dhe Barack Obama- President i 44 i Shteteve të Bashkuara i parë afrikano-amerikan president i SHBA, janë diplomuar në këtë universitet.
Por, janë diplomuar edhe disa shqiptarë të tjerë, që sot janë nga më të suksesshmit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, Nga dyert e Universitetit Columbia, një ndër shkollat amerikane më prestigjoze në botë, kanë dalë edhe disa Profesoerë: si Prof.Arshi Pipa, Prof. Peter R. Prifti, Prof. Sami Repishti, Dr. Elez Biberaj, Prof. Dr. Shinasi Rama, gazetari dhe kryeredaktori i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, Ruben Avxhiu, publicisti dhe shkrimtari Uk Lushi, e tjerë.
Ngaqë, që për këtë përshkrim nuk kam një studim të mirëfillltë, për listën e shqiptarëve të tjerë, që kan diplomuar në Universitetin Columbia në New York, duke u kërkuar ndjesë çdo njerit që nuk e kam permendur, do të kujtojë se vetëm në dekadën e fundit në Universitetin Columbia në New York, është krjiuar grupi i studentëve shqiptarë, që janë me dhjetra djem e vajza nga Shqipëria, Kosova e viset shqiptare.
Por, le të të kthehmi në atë kur këto ditë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, përfshirë New Yorkun, ky muaj është sezon diplomimit. Mirëpo, edhe pse çdo diplomim ka udhëtuar në një rrugë të gjatë dhe të veçantë personale, të çdo studenti ose studentie, deri tek diploma që ata marrin, sot, disa studentë e studente të tillë kanë një histori të veçantë, suksesi. Njeri prej tyre, ska dyshim që është edhe ky shqiptarë, i cili quhet Gac Filipaj, i cili javën e kaluar bëri bujë të madhe në shtypin amerikanë.
Shqiptaro Amerikani Gac Filipaj, arriti që në moshën 52 vjeçare, të diplomohej me nderime, gjegjëishtë, sot të djelën në mesdrekë, nga njeri prej universiteteve më prestigjoze në Shtetet e Bashkuara – Universitetin Columbias në New York. Diploma, e tij, është një “vërtetim” i të ndryshuarit të jetës – se çfarë mund të bëjë një njeri si ky që deri dje ishte i “pa shkollë”, por pas zgjedhjes së tij: “, punë, sakrifica, mundë, libra dhe “gjak”, arrin të kapi “majën e Olimpit” në shkollimin e tij, komenton shtypi njujorkez sot..
Vendi i lindjes së Filipaj – është Ulqini shqiptarë – pjesë i një shteti, që ka fituar pavarësinë vitet e fundit, dhe që ka qenë pjesë e asaj që nuk ekzistonë më, mbas shkërrmoqjes së saj – Një vendi që dikur thirrej “Jugosllavi”, dhe ishte khtyer në një fushë gjaku, qysh në vitin 1992 me luftërat, e sundimit sllavo -serbë, për spastrimin etnik, në të gjithë territorin e të të ashtuquajturën Jugosllavi.
Teksa në ish-Jugosllavi në atë kohë nisën luftërat e përgjakshme, kudo filloi të zhvillohej luftë, Gac Filipaj udhëtoi për në Amerikë, në kërkim të një jete më të mirë dhe një pune, që do ti siguronte atij të ardhura ekonomike edhe për të afërmit e tij.
Ai u arratis për në Nju Jork, dhe zgjodhi këtë vend jo vetëm si strehë, por edhe si një rilindje të tij.
Pikërishtë, 20 vjet më parë ai u largua nga ferma e prindërve të tij – drejt Amerikës, pa ditur asnjë fjalë anglisht. Tani, Filipaj, Shqipëtar nga Ulqini nën Mali të Zi, ka arritur të marrë diplomën e nivelit Bachelor nga “Columbia University’s”, ku ai ka punuar si pastrues për 19 vjet.
Ai u tha gaazetarve amerikanë në një konferencë të improvizuar shtypi se :”Unë nuk jam i verbër. Unë jamë në gjendje të shoh veten si në pasqyrë dhe nëse Zoti nuk më ka dhënë një pamje të bukur, ai ka dhënë mua një “mendje të bukur”, më ka dhënë një zemër të fortë dhe të vullnetshme, për atë që unë munda të bëjë vetem më të mirën, që më dha Zoti,” tha Filipaj.
“Unë besoj se arsimimi me një edukim më të mirë, është shumë e rëndësishm për çdo njerin që nuk e ka arritur këtë, jo vetëm për vete si individë, por për krejt shoqërinë si një e tërë,” thotë Filipaj.
Së pari Filipaj që erdhi në Amerikë, kur nuk dinte as edhe një fjalë anglisht kishte për të mësuar anglishten si gjuhë të parë. Me orar të plotë të punës së tij ai mori 7 vjet mësim gjuhe. Pastaj ai u regjistrua në programin e gjuhëve të huaja klasike, në Universitetin e Columbia-s, duke studiuar dita- ditës gjuhët e lashtësisë, greqishten dhe latinishten natën pas punës arriti deri sa të diplomohet sot.
“Ai është një qenie njerëzore e jashtëzakonshme – një fenomen”, tha Gareth Williams, i cili ka mbikëqyrur tezën e Filipaj në filozofin Romake Seneka.
Profesori Williams tregon se ai pa tek Filipaj një njeri të përkushtuar për të marrë çdo hapsirë të dijes. Më tej profesori i tij Gareth Williams tregon se “Ai do të ishte shumë kërkues në orët e mësimit. Në fillim ajo kërkojë të dinte rreth një pyetje dhe pastaj ai do të kërkonte në një pyetje tjetër dhe në një pyetje të tretë. Kureshtja e tij intelektuale është shumë e gjerë”, ka thënë Williams.
“Gjatë këtyre 12 vjet të punës së studimit në Universitetin Kolumbia që e ka çuar atë deri në këtë moment, të diplomimit, që për Filipajn jo vetëm që është një formë kurore, por edhe një pasazh. Filipaj ka në plan për të marrë një master, madje edhe një doktoraturë, dhe një ditë ai shpreson të arrijë aty ku ai ka synimin”.
Sot, ditën e diel, 52-vjeçari do t’i bashkohej qindra studentëve në një ceremoni madhështore, si ndodh rëndomtë këtu në Amerikë, në çdo diplomim, për të marrë diplomën dhe më pas thotë se do të bëj dy ditë pushim. Pas kësaj, ai thotë se do ti kthehet normalitetit, ndoshta do të vazhdojë të punojë si pastrues, por pa ndërprerë studimet. “Mendoj se do të qëndrojë tek Columbia. Nëse arrij të gjejë një punë më të mirë sesa pastrues, do të ishte mirë. Nëse jo, atëherë do të vazhdoj të bëj të njëjtën punë, nuk ka asgjë për të më ardhur turp. Por do të vijoj studimet, nuk mund të bëj asgjë pa marrë masterin”, ka thënë Filipaj për “Daily News”.
Gac Filipaj nga Ulqini është nip i priftit të veprimtar i mirënjohur, përkthyesi parë i Biblës së plotë, Dom Simon Filipaj.
Në një komunikatë të lëshuar nga “Columbia University”, thuhet se Filipaj nisi të punojë si pastrues në Universitet, në mënyrë që të arrinte të mësonte anglishten dhe më pas u regjistrua në programin e përgjithshëm mësimorë.
“Fillimisht, për 6 vjet punova si pastrues dhe lavandier në konvikt, e më pas kur unioni studentor hapi kampusin në vitin 2000, nisa të punoj atje. Si student, punoja me kurset e gjuhës angleze dhe me kalimin e kohës anglishtja ime ishte në nivel të mjaftueshëm për të vijuar studimet me kohë të pjesshme për tu diplomuar”.
Filipaj tregon se ka orare rraskapitëse (shkon në shkollë në mëngjes dhe punon deri në orën 11 të mbrëmjes), por ka arritur t’ia dal mbanë. Ai druan se “Columbia” i ka bërë bujë diplomimit të tij, megjithatë ai shpreson se kjo do të shërbejë për të frymëzuar njerëz të tjerë si ai.
Gac Filipaj, 52 vjeç, një emigrant nga Ulqini, në New Yorkduke punuar dhe mësuar ditë duke marrë sot një diplomë bachelor në gjuhët klasike në Universitetin Columbia
Portieri – mirëmbajtësi i Columbia University Gac Filipaj, duket qendrua sot gjatë ceremonisë së diplomimit, e diel, 13 maj 2012, në Nju Jork. Filipaj, një shqiptar etnik i cili la vend lindjen e tij 20 vjet më parë për t’i shpëtuar luftës, u diplomua me nderime pas 12 viteve të studimeve dhe të balancimit të punës me kohë të plotë të mësimit

Gac Filipaj
Gac Filipaj
Gac Filipaj
Gac Filipaj