BEQIR SINA, Staten Island
Familja e tij dhe Vatranët mbajtën Orë përkujtimore kushtuar Vatranit të kulluar Shefeqet Kamberi – Bënça
STATEN ISLAND NY: Në New York – ishullin Staten Island, javën e kaluar në kompleksin e varrezave qytetare “Baron Hirsch Cemetery”, mbas 42 vjetëve familja e tij – e shoqëruar nga të afërmit, shok dhe miq të famijes, duke vendosur buqeta me lule të freskta – bëri zbulimin e varrit të tij. Varri tij ku një pllakë mermeri gri shkruante me gërma të gëdhenduara Shefqet Kamber – Bença ( 17 Janar 1902 – 8 Maj 1970). Ky varr i përket një parcele varresh të shqiptarëve të hershëm të Amerikës, në atë kompleks. Mbasi dhe vet emri i tij, zë vend në hsitorinë e disaporës shqiptare, si patriot e atdhetar. Bënça siç i kan thirrur atij – njihet në kolonit e para shqiptare si aktivist dhe veprimtarë i shquar, gazetar dhe përkthyes klasik, kryetar i degës së Vatrës në New York, të asaj kohe në Amerikë.
Personaliteti më i shquar i kësaj familjeje, në fushën e aktivitetit kombëtar, në shoqërinë Pan Shqiptare “Vatra” Megjithëse ai kish hyrë në moshë fare të re vihet përkrahë kolosve të Vatrës si Faik Konitza, Fan Noli etj
Ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç, që kur ai mbrriti në tokën e largët, por diti të mbaj në kujtesën e tij ndërgjegjen kombëtare, duke hyrë që në moshën 19 vjeç në shoqërinë Vatra.Në gazetën Dielli , të datës 26 korrik të vitit 1921, shkruhet nën titullin ‘Kuvendi i Vatrës 1921”:“…Zgjedhjet e zyrtarëve u bënë kështu; Kryetar Faik Konitza, sekretar, Kosta Isak, arkëtar, Kostë Ratska,editor, Andon Frashëri, nën editor Arqile Tasi, Komision: Xhevat Harxhi, Shefki Aliko, Hasan Bitincka, dhe mbeti përsëri delegat Shefqet Bënça
Shfeqet Bënça, emëri i plotë Shfeqet Kamber – Bënça, lindi më 17 janar të vitit 1902 në Bënçë – Tepelenë dhe vdiq më 8 maj të vitit 1970 në ishullin Staten Island – New York. Ai ishte një atdhetar e patriot i flakët, i asaj periudhe, që sot konsiderohet si një simbol i shqiptarëve të Amerikës. Periudhe, kjo më e ndritur e shqiptarëve të Amerikës, që përfshiu qindra e qindra atdhetar e patriot të tjerë, nga mbarë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria, të bërë së bashku në klubet , shoqëritë dhe kolonitë e para shqiptare në Amerikë.
Shfeqet Bënça, emëri i plotë Shfeqet Kamber – Bënça, lindi më 17 janar të vitit 1902 në Bënçë – Tepelenë dhe vdiq më 8 maj të vitit 1970 në ishullin Staten Island – New York. Ai ishte një atdhetar e patriot i flakët, i asaj periudhe, që sot konsiderohet si një simbol i shqiptarëve të Amerikës. Periudhe, kjo më e ndritur e shqiptarëve të Amerikës, që përfshiu qindra e qindra atdhetar e patriot të tjerë, nga mbarë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria, të bërë së bashku në klubet , shoqëritë dhe kolonitë e para shqiptare në Amerikë.
Në këtë ceremoni e cila u shoqërua më pasë me një Orë përkujtimore, mori pjesë edhe një delegacion e Vatrës, i drejtuar nga Kryetari i saj, dr Gjon Buçaj, dhe anëtarët e kryesisë, zoti Zef Përndocaj, Marjan Cubi, arkatari Dani Blloshmi, veprimtari Uk Gjonbalaj, dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Në këtë ceremoni Bënça u nderua me nderime të veçanta nga Vatranët , sepse, ka qenë zgjedhur kryetar i degës së Vatrës në New York, dhe disa herë ka qenë i zgjedhur në Kuvendet e saj, si Kryetar dhe Sekretar dhe anëtar i Bordit të Vatrës.
Familja e tij nga Shqipëria, në një mesazh drejtuar Vatrës në 100 vjetorin e themelimit të saj – theksonë se ndjehemi krenar që jemi pasardhës të tij – sepse, ai i ka dhënë gjithëçka që ka patur për Vatrën. “Në këtë 100 vjetor ne ndjehemi të gëzuar, theksuan ata sepse më së fundi gjetëm dhe varrin e tij – në një varrezë këtu të New York, ku po qetësojmë shpirtërat tanë, duke vendosur tufa me lule të freskta.”
Shefqeti ishte djali i një familje me tradita të thekura patriotike në Tepelenë, e zonën për rreth saj. Ai dhe vëllai i tij Mustafaj erdhën në Amerikë, fare të rinjë, për një jetë më të mirë. Në fakt mbiemri i saktë i familjes ishte Thanasaj, por për shkak të emrit të fshatit të tij të njohur nga njerëzit, të gjithë e thërrisnin dhe e njihnin si Shfeqet Bënça. Personaliteti, më i shquar i kësaj familjeje, në fushën e aktivitetit kombëtar, në shoqërinë Pan Shqiptare “Vatra”, Shefqeti, i lindur në vitin 1902, thuhet se e preferoi, si vulë identiteti, emrin e fshatit “Bënça”, për mbiemër të tij.
Shefqeti, dhe vëllai i tij Mustafai- 98 vite më parë,në vitin 1914, sipas shkrimeve të asaj kohe, thuhet se me 114 gra e burra , djem e vajza nga fshati i Bënçës në Rrethin e Tepelenës, vendosën dhe u nisën , duke kapërxyer Atllantikun dhe duke ardhur në AMERIKË.
Përpara varrit të tij nipi i tij Professor Baftjar Kamberi, në emër të familjes, duke u përulur me plot respekt para varrit të xhaxhait të tij, tha se Shefqeti, ka qenë një aktivist dhe drejtues i shoqatës Vatra, për shumë kohë. 42 vjet më parë – pra, pas vdekjes së tij, neve familjes së tij nga Shqipëria, tha ai na jepet mundësia për herë të parë së bashku me pjesën tjetër të familjes sonë këtu në Shtetet e Bashkuara, që të bëjmë homazhe pranë varrit të tij. “Mbasi atij i takon ky homazh solmen dhe kjo orë përkujtimore, tha Professor Baftjar Thanasi, që ne po mbajmë, sepse ai punojë shumë për fatet e kombit tonë në SHBA.”
Më pasë duke falemnderuar pjesmarrësit, nipi i tij nga Bënça, Baftjar Thanasi me gjithë anëtarët e familjes kërkojë nga pjesmarrësit të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij
Kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, Dr. Gjon Buçaj i cili udhëhiqte delegacionin e vatranëve në këtë ditë homazhi para varrit të këtij Vatrani të shquar, theksojë se: “Sot, është ditë mallëngjimi – por edhe ditë festë – ditë malli – dhe ditë dashurin e respekti, sepse në po bashkohemi ashtu sikur ai u nda nga jeta 42 vjet më parë i rrethuar nga plot shok edhe miq të asaj kohe, me gjithë atë dashurinë e madhe e njërëzve të tij përtej oqeanit në Shqipërinë, e largët prej Amerikës.”
Më tej u shpreh dr Buçaj, ai e kaloi gjithë jetën e tij, me dashurinë e madhe për atdheun e tij, por edhe për familjen e njërëzit e tij, që për fat të keq u ndanë me disa dekada mes njëri tjetrit. Por, ai duke u bashkuar me patritotët e atdhetarët në mërgim u përpoq deri në vdekje për Shqipërinë, duke u bërë edhe një Vatranë i flakët, qysh në fillimet e para të saj, aktivist i së cilës ai ishte dalluar. Andaj ky homazh dhe kjo Orë përkujtimore që do të mbahet sot, tha kreu i Vatranëve, është “festë”, për ju familjarët e ne të gjithë, sepse, përsëri ky varr na mblodhi së bashku të gjithë shqiptarëve, ashtu si dinte t’i mblidhte Shefqet Kamber Bënça – shqiptarët e Amerikës, sa ishte gjallë, kur e kërkonte çështja kombëtare. Pra, që të kujtojmë atë me mirënjohje dhe respekt të veçantë edhe tani mbas 42 vjetëve të vdekjes së tij, për atë vepër të madhe që la pasë.”
Prof. Baftjar Thanasi, i nipi i Shefqet Kamber Bënçës, i cili erdhi enkas me këtë rast me një ftesë nga Shqoata Vatra, për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, në orën përkujtimore, e cila u mbajt në mjediset e lokalit “Bela Vita” në Staten Island – New York, me pronar shqiptarë,(nga Ulqini Adem Cuka”, u shpreh se ishte i rrethuar në emocione të mëdha, që për të duket se filluan disa dekada më parë .
“Ndërsa im atë, kujtojë ai në fjalën e tij, më shpjegonte rreth hisorisë së familjes tonë të Thanasajve, ai më rrefente kohëra të vështira për periudhën kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe djegëjet e shkatërrimet e fashatrave të Shqipërisë së Jugut, përfshirë dhe fshatin tonë Bençën. Pikerishtë, tha ai në këtë periudhë dhe nga fshati jonë u detyruan dhe vendosën të largohen rreth 114 persona. Brenda këtyre personave perfshiheshin 12 antarë të fisit “Thanasaj”, nga këta 5 antarë ishin nga familja jonë, ose familja e stërgjysherve të mi.
Në vijim të fjalës së tij Professor Baftjar Thanasaj, tregojë historinë e familjes Thanasaj në emigrimin e tyre në Amerikë. Ngjarjet rrodhën në vite, tregojë ai dhe Zeneli ( gjyshi im ) , vendosi që të kthehej në Shqiperi. Në vitet në vazhdim , tha ai kthehen dhe Çaushi me Xhemilen , ndërkohë që Çaushi sëmuret rëndë dhe ndërron jetë në Shqipëri . Pas pak kohësh Xhemilja vendos të kthehet përsëri tek djemtë e tjerë në Amerikë dhe vdes këtu në vitin 1955.
Ndër të tjera nipi i tij Baftjari, gjatë fjalës së tij në këtë orë përkujtimore, theksoi se xhaxhai im ishte vetëm 12 vjeç që kur ai mbriti në tokën e largët, por diti të mbajë në kujtesën e tij ndërgjegjen kombëtare, duke hyrë qysh në moshën 19 vjeç në shoqërinë VATRA.
Më poshtë Professor Baftjar Thanasaj, përmendi disa fakte duke kujtuar se ” –Nga gazeta Dielli e vitit 1921,shohim se si vazhdimisht rritet bashkë me shoqërinë pan shqiptare Vatra, edhe emri dhe personaliteti i Shefqet Bënçës.–Ai zgjidhet disa herë kryetar i kuvëndit të Vatrës disa herë sekretar i Kuvëndit, si dhe disa herë gazetar i Kuvendit, disa herë antar i komisionit e antar i vazhdueshëm e aktiv i Vatrës, për problemet e saj të vazhdueshme, për çështjen kombëtare shqiptare, që e prokuponin Vatrën atëhere.
-“Shefqet Bënça, tha ai s’ishte thjesht një antar i Vatrës, sa për emër, por sipas dokumentave të kohës, ai arrin të debatojë e të jap mendime për botimin e Historisë së Skënderbeut të Fan Nolit.–Shefqeti kështu lufton në mbrojtjen dhe sigurimin e Arkivit të Vatrës dhe kjo dëshmon për kulturën e tij të gjërë
Në këtë kontekst, shprehet Baftjari –Shefqeti, jo rastësisht ishte drejtues i banketit të organizuar për nder të 40 vjetorit të ardhjes së Fan Nolit në Amerikë, në drejtimin e Vatrës, ishte pikërisht kompletimi si personalitet, fakt mbi të cilin u dha besimi për të drejtuar atë ceremoni të rëndësishme, tha ai.
Nipi i tij professor Baftjar Thanasaj theksojë -:”Gjithashtu, Shefqeti lufton sa qe gjallë që të mos të ketë përçarje midis Vatranëve dhe kjo shihet në thirrjen që bën ai për bashkimin me ta, të shoqërisë “Shqipëria e Lirë.”–Shefqeti ishte burrë me zëmër të madhe. Ai u rrit, u poq, e u be luftetar I ceshtjes kombetare shqipetare ,bashke me Vatranet dhe me zerin e kesaj shoqerie mbare kombetare gazeten Dielli.
Në fjalën e tij Baftjari rrefejë si xhaxhai i tij mbështeti Fan Nolin po aq sa dhe Konicën e duke ruajtur ekuilibra të tillë , aq sa ai përmëndet vazhdimisht si një njeri që ja kushtoi tërë jetën e tij çështjes kombetare.– “Ai, nënvizojë nipi i tij, nuk u martua dhe e vetmja martesë e tij ishte shkrirja me idealet, sa patriotike aq intelektuale të Vatrës dhe të Diellit. Ai vazhdoi veprimtarinë patriotike që nga mosha 19 vjeç e gjer sa ai vdiq në moshën 68 vjeç ,në 8 maj 1970. gjithmonë duke menduar se “Pa Vatrën nuk do të kishim Shqipëri të pavarur, pa vatranët nuk do të kishim Shqipëri të lirë dhe Demokratike”.
Në fund të fjalës së tij në këtë Orë përkujtimore professor Baftjar Thanasaj i ardhur qëllimisht për këtë eveniment, dhe kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës në New York, u shpreh se :” Unë jam krenar që erdhi dita për t’a mbajtur këtë premtim përkrah pjesës tjetër të familjes tonë në Amerikë. Dhe, që kjo Orë përkujtiomore dhe këto homazhe bëhen edhe më madheshtore, sepse, u zhvilluan në këtë 100 vjetor te VATRES, me të gjithë ne nipërit dhe mbesat e tij, së bashku me vatranët, dhe të krenohemi me xhaxha Shefqetin dhe jemi krenarë që me ardhjen e demokracisë, shembjen e komunizmit në vendin tonë, të na jepet rasti që të vimë e të vendosem një tufë me lule në varrin e tij, 42 vite mbas vdekjes !”
Orën përkujtimore kushtuar Vatranit të kulluar Shefeqet Kamber – Bënça, e përshëndetën me fjalë rasti Kryetari Shoqatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dr Gjon Buçaj, editori i Diellit zoti Dalip Greca, zonja Kozeta – Këze Zylo, antarë të rrethit të ngushtë, të kësaj familje, miq e dashamirë të tyre në Amerikë.
Edmont Ismailati miku i kësaj familje në fjalën e tij, peremendi se “Përveçë Shqeqetit ka patur dhe shumë Tepelenas të tjerë në Amerikë, siç janë tha ai: Bilbil Xhela, Asllan Dragoti, Hamit Veisë Mezhgorani, Haki Çika, Merko Kuçi, Mamije Duka, Shaqo Duka, Myzejen Zhurba, Jaçe Asllan Mexhgorani, Kasem Duka, Kemal Veiseli, Xhafer Lekdushi, Jaçe Asllan Mexhgorani, …etj.”
Disa prej këtyre Tepelenasve, që siper përmenda, tha Ismailati, kanë lënë edhe trashgimtarët e tyre niperit dhe mbesat që ndodhën e sot në Amerikë.
Ismailati më tej nënvizojë se :”Duke mësuar më shumë për figurën e Bënçës, ashtu duke nisur makinën në qytetin ku ai jetojë 42 vjetë më parë, në Manhattan-in, nga një lagje në tjetrën të saj – ashtu si thuhet se pat lëvizur dikur Shefqet Bënça në shërbim të Vatrës famëmadhe, u frymezova edhe unë, këtë ditë, duke shkruar një poezi, ” duke shkruar një strof në Downtown, një në Union Square, Time Square, një në lagjen Chelsea, dhe një në lagjen e famshme të shqiptarëve të parë, aty ku kishin klubet shqiptarët në Delancey etj derisa mbarova poezin që e krijova enkas për këtë Vatran të vërtetë dhe po e lexojë me këtë rastë.
(Box:)
Vatran i vërtetë
Shefqet (Thanasi) Bënça
Vatran i vërtetë
Shefqet (Thanasi) Bënça
Shefqet (Thanasi) Bënça
Vatran i vërtetë
Shefqet (Thanasi) Bënça
Në Bënçën e fiseve ilire,
U lind një djalë fisnik,
Është Shefqet Thanasi,
Mbiemër, mban fshatin e tij.
U lind një djalë fisnik,
Është Shefqet Thanasi,
Mbiemër, mban fshatin e tij.
Bajonetat e andartërve grekë,
Masakruan fëmijë dhe pleq,
Fshati u boshatis, ngeli i shkretë,
Dhimbjet e mërgimit, morën përjetë.
Masakruan fëmijë dhe pleq,
Fshati u boshatis, ngeli i shkretë,
Dhimbjet e mërgimit, morën përjetë.
Shefqeti me familjen, mbrritën ne Amerikë,
Aty u rrit, u burrërua me hovin patriotik,
Tek Noli dhe Konica, i mbante sytë,
Shpirtin me vatranët, e bashkoj një ditë.
Aty u rrit, u burrërua me hovin patriotik,
Tek Noli dhe Konica, i mbante sytë,
Shpirtin me vatranët, e bashkoj një ditë.
Gjithë jetën e pagëzoi, me atdhetari,
Besën lidhi me vatranët, për Shqipërin’,
Të bashkuar si një zemër, jug dhe veri,
Të mbrojnë atdheun, nga armiqtë e tij.
Besën lidhi me vatranët, për Shqipërin’,
Të bashkuar si një zemër, jug dhe veri,
Të mbrojnë atdheun, nga armiqtë e tij.
Të gjithë u betuan një zëri,
Siç e tha dhe Fan Noli, vetë,
“Mbahu nënë mos i frikë,
se ke djemtë në Amerikë”
Siç e tha dhe Fan Noli, vetë,
“Mbahu nënë mos i frikë,
se ke djemtë në Amerikë”
pershendetje.me kenaqeai te madhe lexova shkrimin tuaj rreth te ndjerit shefqet bença.me behet qejfi qe te afermit e tij gjeten nje kujtim te tij dhe flasin me krenari per njeriun e tyre.edhe origjina ime eshte nga bença dhe indirekt edhe une ndihem krenar per ndihmen dhe kontributin e z.shefqet rreth nje pjese te historise me njerez te shquar si koniza,noli etj.perfitoj nga rasti te kerkoj nga ju nese ka ndonje sit aty ku mund te kerkohen njerez te humbur te viteve te kaluara p.sh te viteve te z.shefqet bença,dhe me sakt jame i interesuar per personin murat gjonaj nga bença.gjyshja me thoshte qe dergonte letra nga amerika deri ne vitet 1952 e pastaj nuk u be me i gjelle.megjithate ju pershendes dhe njehere dhe ju uro fat dhe mbaresi ne familjet tuaja.me respekt bujar kuçi.