Shuhet Smaragda KOVACI -liceistja e fundit e Liceut Francez të Korcës, mësonjësja veterane e brezave..
Është ndarë sot nga jeta në moshën 93 vjeçare, liceistja e fundit e Liceut Francez të Korcës, mësonjësja e njohur dhe e vlerësuar me medaljen e Nderit të Urdhërit “Naim Frashëri”“, anëtare e Shoqatës Francë-Shqipëri, frankofonja -Smaragda KOVACI.
Një personalitet mjaft i njohur ndër dekadanë fushën e arësimit në Korcë.
Sot në mëngjes një lajm tejet i trishtë trazoi shpirtin dhe zemrën time. Mikja e vjetër e fëmijërisë dhe e shkollës, ndihmës/mjekja e njohur Suzana Kami më shkruante se sot herët ndaj të gdhirë, mbylli sytë përgjithmonë ish-mësonjësja jonë e dashur dheish-drejtoresha e shkollës së arësimit tonë fillestar e të hershëm, e shtrenjta Smaragda KOVACI.
E vetmja gjë në këtë jetë që nuk kapërdihet është ikja nga kjo botë…Vdekja me lirinë e saj të frikëshme, është e ftohtë, tinzare dhe e pashpirt….,sepse ka vdekje, andaj ka edhe lindje, vazhdimësi…
Madje, dhimbja e vdekjes nuk është për ata që shuhen, por është për ata të gjallët që lemë pas…!
Bashkë me trishtimin që ndjeva atë moment, kujtimet vërshuan në mendje, vecmas përfytyrimi i gjallë mbresëlënës i atyre viteve të shkollës tetëvjecare të paharruara, plot jetë e frymëzim, porse të papërsëritshme më në jetën tonë. Smaragda Kovaci ishte jo vetëm mësonjëse dhe edukatore e zellshme e brezave që ajo mësonte dhe edukonte në formë e funksion, por edhe një mësonjëse “nënë” e dashur dhe e dhimbsur për të gjithë NE!
Kjo është jeta! Kemi ardhur dhe do të ikim nga kjo botë. Ajo c’ka lemë pas është kujtimet e bukura e të mira, dashuria, kujdesi njerëzor, qytetar e intelektual të shoqërisë ku jetojmë e punojmë.
Mësonjësja jonë e shtrenjtë ishte e bukur në dimensionin fizik, njerëzor, qytetar dhe intelektual.
Smargada KOVACI ishte modeli i gruas së sakrificës ndër kohëra. I përket plejadëssë artë të mësonjësve që kanë pergatitur me mëncurinë e dijen e tyre, dhjetëra breza qytetare dhe intelektualësh.Smargada është mësonjësja që meriton përjetësisht, mirënjohjen, nderimin, respektin dhe dashurinë e bashkëkohasve të saj të Liceut Francez, bashkëqytetarëve korcarë, botës dhe shoqërisë shqiptare në tërësi, si një personazh i dalë nga muzeuuhistoriki Dijes dhe Kulturës, nga erudicioni i kockës intelektuale të elitës së shquar e të artë të Qytetarisë dhe Inteligjencës Korcare. Jeta e Mësonjëses sonë Smaragda KOVACI është shëmbulli i Përkryer i Simbolit të Dashurisë dhe Dhimbjes, e gjithë Vlerave të njerëzores e Hyjnores, – të cilat portretizonin fisnikërinë e gjithëanshme qytetare të personalitetit dhe karakterit që ajo rrezatonte, si një mësonjëse e përjetshme e brezave, e cila i pergatiti për dekada të tëra. Ndjejmë një emocion të veçantë teksa shkruajmë këtë esse-homazh në dedikim të mësonjëses sonë të shtrenjtë dhe ish-drejtoreshës së Shkollës 8 Vjecare, “Naim Frashëri”, në Korcë,-të mirës e të ndriturës Smaragda KOVACI, liceistes së Liceut Francez, mësonjëses së gjuhë-letërsisë, poliglote- zotëruese mjaft e mirë dhe e talentuar e disa gjuhëve të huaja. Një nga personalitet më shembullore në investimin e arësimit dhe edukimit të brezave, në qytetin e Korçës, si drejtuese e institucioneve arësimore, me punë sakrifica dhe përkushtim,ajo u shndërrua në një rol investues model arësimor, duke bërë realitet ëndrrën e saj, duke investuar në shoqërinë shqiptare, gjithcka; dijet, mëncurinë dhe pasionin e saj të mësonjëses në bangat e shkollës, nga ku kanë dalë; ekonomistë, mësonjës, mjekë e ndihmës/mjekë, pedagogë, historianë, shkrimtarë, poetë, politikanë, sportistë, liderë dhe qytetarë të mirënjohur e të shquar, të denjë e të devotshëm ndër kohëra, respektues të ligjeve dhe traditave të vendeve ku ata jetojnë e punojnë, jashtë e brenda Korcës e Shqipërisë.Na kujtohet se në pak vite ajo ngriti një staf pedagogjik shëmbullor dhe model, investimin më të madh në shkollën 8 Vjecare “Naim Frashëri”, duke mbledhur e zgjedhur rreth vetes mësonjës model me dritë të fuqishme të mëncurisë e dijes, sikundër; Sotir Nuci Naci, Vasilika Grameno, Shefqet Selimaj, Piro Ktona, Niko Mile, Zhani Zheku, Viollandi Xhane, Viollandi Skëndi, Vasil Sido, Tefta Cani, Marika Joti, Ana Frashëri, Dhorkë Koco, Florenca Karapanco, Polikron Trebicka, Petro Qesati, Nimete Shtylla, Veprore Hasi, mësuese Kostanca dheprofesor Josifi,etj, etj. Forca e dijes dhe e mëncurisë së mësonjëses sonë kanë hedhur dritë në shumë aspekte të krijimtarisë sime (R.Moisiu-shen.im), një grintë aq të fuqishme, sa unë më pas u bëra jo vetëm një mësonjëse e anglishtes, por edhe një krijuese letrare e admiruar. Tashmë sjell ndërmend kur organizova promovimin e 4 librave të mij në qytetin e bibliotekës “thimi Mitko” të Korcës, mësuese Smaragda ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndjehej krenare dhe e lumtur që unë jo vetëm e kisha ftuar aty, por edhe për arritjet e mija në fushën e krijimarisë etrare e publicistike. Virtytet dhe dijet e mësonjëses sonë unë i kam përmendur shpesh në intervistat dhe esse-të që kam shkruar ndër vite. Por edhe për një arsye tjetër, sepse në ballafaqimet me ardhmërinë, unë kurrë nuk do të lodhem se transmetuari këto vlera të cmuara të shpirtit intelektual, identitetin dhe krenarinë e kulturës e dijes të Korcës sonë, dhe ndikimin që kanë këto vlera sikundër ishte mësonjësja jonë, Smaragda Kovaci, në integrimin e brezave të ardhshëm. Me një kujtesë tejet të admirueshme duke mbajtur mbi supe peshën e viteve, 93 vjet, mësonjësja jonë kurrë nuk e ndau librin nga dora. Ajo ka dy vajza Milla Kovaci Lubonja dhe Zheni Kovaci. Mësonjësja jonë e dashur jetonte me vajzën e madhe të saj, Milla dhe dhëndrin, mjekun otojatër, njeriun e mirë e të mrekullueshëm, të nderuar e të respektuar në Korcë, Dr. Maksi Lubonja, të cilët si familje e konsideronin si njeriun më të shtrenjtë e më të dashur. Ajo e konsideronte dr. Maksin si djalin e saj dhe ai si nënën e tij të vërtetë!
Ajo kishte shumë etje për dije dhe ishte një njohëse përkthyese brilante e gjuhës franceze.
Një natë para se mbylli sytë,- tregon Dr. Maksi mes emocionesh, – ajo na lexoidhe përktheu nga frengjishtja revolucionin francez..!
Ishte një mrekulli kujtesa dhe koshienca e saj!
Sa herë shkoja e vizitoja, -shprehet Zana, si ish-nxënësja e saj, – në bisedat që bënim sillte mrekullisht në kujtesë dhjetra-dhjetra nxënës të brezave që u kishte dhënë mësim.
-Ah-Raimonda Sade – më tha herën e fundit që i shkova për vizitë, – ajo ishte nxënëse e shkëlqyer, studionte shumë dhe recitonte bukur e me pasion përmendësh poema nga të Kadaresë, dhjetra faqe e nuk ngatërronte asnjë varg!
Kujtonte me admirim, mall e dashuri, nxënësit e dalluar sikundër; Ninfa Buletinin, Sanaberta Mukollari Dhame, Suzana Kamin, të ndjerin ekonomistin Roland Cangonji, Gëzim Luarasi, futbollistin e mirënjohur të Klubit të Futbollit “Skënderbeu”, që bëri emër, -Gëzim Muhaxhiri,- Izet Bardhoshin, Gëzim Lloshin, Ditjana Feimi, zërin e mrekullueshëm e të talentuar në muzikë të Hatixhe Gedaj, të ndjerës Bukurie Kalemi, Lazarela Gedaj, Afërdita Buzali, Arsen Buzali, Elisabeta Buzali etj.etj.
Është një rast emocioni e dashurie, nderimi e respektit ku përputhen plotësisht me personalitetin e meritat e saj.
Edhe pas një shekulli tjetër ajo do të thirret e do të mbetet për të gjithë Ne: Një njeri i mrekullueshëm, një frymëzim i mrekullueshëm, i pashterrshëm, një lidere dhe mësonjëse e mrekullueshme për ish-studentët e saj ndër vite. Ndërsa për bashkëqytetarët korcarë, kolegët, miqtë e shumtë, komunitetin e arësimtarëve dhe arësimdashësve korcarë, njerëzit e saj të dashur, dy vajzat e saj të mrekullueshme, Milla Kovaci Lubonja, Zheni Kovaci dhe dhëndrin e saj Dr. Maksi Lubonja, dhe për brezat e ardhshëm ajo do të përjetësohet në panteonin e ndërgjegjes qytetare e korcare, -Simboli i Mëncurisë së Dijes dhe Arësimit Korcar.
Ajo mbylli sytë përgjithmonë më 26 Shkurt 2019, në shtëpinë pranë vajzës Milla dhe dhëndrit, Dr. Maksi Lubonja, nipërve e mbesavë, në Korcë, aty në vendlidjen e saj ku edhe mori jetë nektari i Dijes dhe Mëncurisë së kësaj zonjë fisnike e të mrekullueshme, e liceistessë fundit të Liceut historik francez të Korcës. Do të jetë në nderin dhe krenarinë e qytetarisë e inteligjencës korcare që një nga gjimnazet e Korcës të marrë emrin e Mësonjëses së Ndritur –Smaragda Kovaci.
Lamtumirë përçuesja e Dijeve e Dritës në Shumë Breza, Liceistja e Fundit –Smaragda Kovaci!
Lamtumirë Nënë, Gjyshe dhe Mësonjëse Fisnike!
U prehsh në Paqen e Amëshuar! Të Qoftë Dheu i Lehtë, i Korcës Sonë!.
I përjetshëm Kujtimi dhe Drita e Veprës Tuaj, që ju latë pas!
Nga Raimonda SADE MOISIU&Suzana KAMI
Shkurt, 2019