Presidenca Amerikane

  • Ekzekutivi, -argumentonte më tej Wilson, -“duhet të jetë i pavarur nga legjislativi dhe për të ruajtur këtë status duhet të jetë i pajisur me një veto absolute mbi aktet legjislative. Në të kundërt, legjislativi do të zhvlerësojë rëndësinë e ekzekutivit në çdo moment deri në mos ekzistencën e tij.”Veç kësaj, presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Kështuqë Wilson-it i duhej  të binte dakord për një numër pikash, duke përfshirë edhe atë të fundit, që konventa vendosi se presidenti duhet të zgjidhet indirekt nga njerëzit përmes një kolegji zgjedhësish.

Historia e Presidences Amerikane

Nga Raimonda MOISIU*

Presidenca Amerikane, si hyri në histori

 

 

Zanafilla e Zyrës Presidenciale…

Presidenca apo e thënë ndryshe; “sistemi presidencial qeverisës” e ka dukshëm  origjinën amerikane. Politologët amerikanë e shekullit 17-ë dhe 18-ë, John Locke (1632-1704) dhe Baron De Montesquieu (1689-1755) patën shkruar më parë  për ndarjen e funksioneve legjislative dhe ekzekutive, porse teoria në praktikë, iu la hartuesve të Kushtetutës.

Ndërkohë termi “president” nuk ishte i ri apo i panjohur, pasi ai term ishte aplikuar edhe më parë nga  autoritetet e  organeve legjislative në kolonitë, dhe midis përfaqësuesve në Kongresin Kontinental.

Zyra presidenciale

Madje, Kushtetuta e New Jorku-t e vitit 1777 dhe Kushtetuta e Massachusetts e vitit 1780 sugjeruan një ekzekutiv të pavarur, me të njëjtën fuqi ligjore që pati më vonë, – Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Përfaqësuesit në Konventën Federale në Filadelfia në vitin 1787 u gjendën në dilemë rreth krijimit të “ekzekutivit qeverisës”. Shumica e hartuesve të Kushtetutës u përpoqën për një ekzekutiv  gjithëkombëtar të fuqishëm, të maturuar dhe të aftë në  zbatimin e ligjeve dhe zbutjes së pabarazisë sociale deri në shtetet në cepat më të largëta  të vendit, për më tepër ndaj asistencës në rastet e emergjencave të paparashikuara, kërcënuese serioze si ato natyrore, trazirave dhe rrëmujave sociale dhe rebelimit të brendshëm. Me këtë hartuesit gjithashtu kërkonin që të shmangnin nxitjen, frikën  dhe rrezikun e përhapjes së monarkisë. Në atë konventë, përfaqësuesi i CT (Connecticut, Kenerike), Roger Sherman, iu bashkëngjit mendimit të Përfaqësuesit të Virxhinias James Madison, -(i  cili njihet edhe si Presidenti i 4-t i SHBA-ës), -që Shefi i ekzekutivit duhet të ketë autoritetin mbi  organin legjislativ. Sherman e konsideronte postin e shefit të ekzekutivit, asgjë më shumë si një institucion që mbarte vullnetin e organit ligjzbatues në fuqi. Gjithashtu, ai dëshironte që  numri i ligjzbatuesve të mos ishte i qëndrueshëm, me qëllim që ky organ ligjvënës të ketë liri-veprimi për të përcaktuar një ose më shumë, sipas dekreteve dhe projektligjeve që mund të paraqesin. Ndërsa James Wilson, përfaqësuesi i Pensilvanisë në Konventën Federale që u mbajt në Pensilvani, sikundër edhe James Madison, pati një këndvështrim të kundërt, duke argumentuar dhe mbështetur fort mendimin e tij, për një ekzekutiv unik me fuqinë e të gjitha kompetencave administrative.

Ekzekutivi, -argumentonte më tej Wilson, -“duhet të jetë i pavarur nga legjislativi dhe për të ruajtur këtë status duhet të jetë i pajisur me një veto absolute mbi aktet legjislative. Në të kundërt, legjislativi do të zhvlerësojë rëndësinë e ekzekutivit në çdo moment deri në mos ekzistencën e tij.”Veç kësaj, presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Kështuqë Wilson-it i duhej  të binte dakord për një numër pikash, duke përfshirë edhe atë të fundit, që konventa vendosi se presidenti duhet të zgjidhet indirekt nga njerëzit përmes një kolegji zgjedhësish.

Sidoqoftë, thelbi i ideve të Wilson-it është përfshirë në dokumentin përfundimtar, mbështetur  veçmas nga James Madison, i njohur edhe për rolin e tij në VIRGINIA PLAN, qëmë pas u bë i njohur edhe si “Ati i Kushtetutës”, – i mbështetur edhe nga Guvernatori Morris.

Paragrafi I i Nenit II të Kushtetutës shpjegon fjalë për fjalë dhe përcakton qartë kriteret bazë dhe kualifikuese për të hyrë në Zyrën e Presidentit.

“Shprehimisht thuhet:

Pushteti ekzekutiv i jepet  një Presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ushtrojë detyrën gjatë një mandati katër vjeçar në Zyrën e Presidentit. Askush tjetër, përveçse ajo e një qytetari, i cila  ka lindur në Amerikë ose një shtetasi amerikan i SHBA-ë në kohën e miratimit të kësaj Kushtetute, ai do të konsiderohet kandidaturë  e përshtatshëm për  të hyrë në Zyrën e Presidentit.

Qytetari,  i cili do të hyjë në atë zyrë,  duhet të jetë 35-ë vjet e lart, dhe të ketë  qenë  banor brenda  territorit të  SHBA-ës për 14-ë vjet.

Në rastin e largimit të Presidentit nga posti, sipas Kushtetutës;  kur sjellja e presidentit bëhet e padurueshme, sjellje e gabuar, nëse bën tradhti, korruptohet apo bën ndonjë krim të rëndë, procedura e largimit  nis  nga shumica e thjeshtë e Dhomë së Deputetëve, merret në pyetje në Senat, dhe Senati mund ta largojë nga posti me 2/3 e votave.

Po sipas Kushtetutës për shkak të dorëheqjes apo paaftësisë ligjore për të kryer kompetencat dhe detyrat e zyrës së sipër-përmendur, në këtë rast si shef i ekzekutivit delegohet Zv/Presidenti.  Gjithashtu, Kongresi parashikon me ligj; Largimin për shkaqe natyrore; sëmundje tejet e rëndë dhe nga vdekja, të dorëheqjes dhe paaftësisë ligjore e të dyve bashkë,  e Presidentit & Zv/Presidentit, – në këtë rast deklarohet  një zyrtar i lartë, në rastin konkret Speaker of the House (Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë), dhe  ndërkohë Kryetari i Senatit bëhet zv/President, dhe kështu me radhë deri tek anëtarët e kabinetit ekzekutiv.

Presidenti i deleguar do të ushtrojë detyrën e tij në përputhje me rrethanat, derisa të  hiqet për Papërshtatshmëri ose derisa të Zgjidhet një tjetër President. Ndërkohë Presidenti do të marrë për nevojat e tij, një kompensim, i cili as nuk do të rritet, por as nuk do të zvogëlohet gjatë periudhës për të cilën ai është zgjedhur.

Pra se të hyjë në Zyrën e tij, presidenti bën betimin shprehimisht: “Betohem solemnisht para kombit se do të kryej besnikërisht detyrën e Presidentit të SHBA-ës. Do të ruaj, kujdesem dhe mbroj Kushtetutën e SHBA-ës.

Për rreth më shumë se 200 vjet, Presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shndërruar; Zyra më e fuqishme në botë. Funksionet dhe përgjegjësitë e Zyrës Presidenciale janë të rëndësishme dhe të mëdha. Ndryshe nga shumë qeveri demokratike të Evropës dhe gjetkë që kanë President të Shtetit dhe Kryeministër të Qeverisjes,sistemi i qeverisjes së SHBA-ës ka vetëm një ekzekutiv,-Presidentin.

Presidenti i SHBA-ës është njëkohësisht edhe Kryeministër, Komandant i Forcave të Armatosura dhe Zëri i Popullit Amerikan.

Por Gjykata Kushtetuese parashikon edhe parimin “Checks and Balances” nga Kongresi dhe Gjykata më e lartë në vend, e cila mund t’i pezullojë vendimet e tij. Qëllimi është që të ruhet balanca e veprimit të organeve më të larta të shtetit.

Si Kryetar i Shtetit, presidenti kryen shumë nga detyrat publike dhe ceremoniale të ndërmarra nga mbreti ose mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, e të tjerë monarkë, Guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë dhe kombeve të tjerë të Federatës.

Një pllakë e dizenjuar me fjalët “The buck stops here” ( Dollari qëndron këtu), -megjithëse kjo frazë nuk e kishte origjinën nga Harry S.Truman, ngaqë pllaka ishte modeluar më parë nga Marshall i SHBA-ës, Fred A. Canfil dhe një mik i i tij, dhe  u dërgua në zyrën e Shtëpisë së Bardhë në kohën e Truman, dhe ndodhej në tryezën presidenciale nga viti 1945 -1953. Kjo frazë u bë moto mjaft e njohur dhe e popullarizuar. Madje Presidenti Harry S. Truman i referohej shpesh, motos së dizajnit në disa fjalime të tij. Duke njohur vlerën e fjalëve të Presidentit Truman, një pasues i Shtëpisë së Bardhë me bindje krejtësisht të ndryshme politike e miratoi moton “The buck stops here” për administratën e tij, 28 vjet më vonë.

Roli dhe Pushtetet  e Presidentit

Roli i presidentit është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme përtej asaj të parashikuar nga Etërit Themelues të Kushtetutës. Gjatë krizave të tilla si Lufta Civile, Lufta e I-ëdhe e II-ë Botërore si edhe periudha e depresionit ekonomik të  viteve 1930-ë, Kongresi dhe Shteti e mbështetën ekzekutivin në lidhje me leadership-in dhe administrimin. Kompetencat për zgjidhjen e krizave dhënë presidentit, mbetën prioriteti kryesor më pas, duke performuar e përforcuar kështu një staturë  presidenciale bashkëkohore në Zyrë.

Gjithashtu, vëmendje iu kushtua një sërë ndryshime  të rëndësishme në  çështjet e jashtme gjatë shekullit të 20-ë dhe roli i presidentit në këtë aspekt, shtoi jo vetëm autoritetin e tij shtetëror,  përgjegjësitë e reja për Zyrën, por edhe përpjekjet qeverisëse  dhe kompetencat e presidentit në sferat ekonomike dhe sociale.

Figura presidenciale të tilla si; Thomas Jefferson, Andrew Jackson, Abraham Lincoln, Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson, Franklin D. Roosevelt dhe Harry S. Truman kanë reformuar dhe forcuar pushtetin e Presidentit ndër vite. Respektivisht ata konsiderohen e vlerësohen si Presidentët e Fortë” “Burra Shteti”. Këta individë, duke ushtruar prerogativat e tyre si Burra Shteti menaxhuan fort ndikimin e tyre  dhe ndërmorën ndryshime të mëdha e të guximshme në Shoqërinë Amerikane.

Presidenti si Lider i Kombit.

Presidenti si Lider i Kombit përballet me  shumëtrajtshmërinë e çështjeve të vështira dhe detyrave shtetërore.

Si i vetmi zyrtar ekzekutiv i zgjedhur me votë të lirë dhe tërësisht të drejtpërdrejtë nga populli, – Presidenti përfaqëson kombin kudo në botë, ndërsa zv/presidenti mban postin legjislativ si Kryetar i  Senatit. Presidenti amerikan ka në duar një fuqi të jashtëzakonshme politike dhe hartuesi kryesor i politikave për çështjet e brendshme e të jashtme. Në cilësinë e Presidentit ai është pranuar si udhëheqës i një prej partive politike, por që përfaqëson gjithë popullin amerikan pavarësisht kësaj. Si lider i Kombit, Presidenti duhet të nxisë orientimin e politikës së jashtme dhe asaj të brendshme. Presidenti mund të qeverisë përmes dekreteve, të cilat shpesh kanë karakterin e ligjeve.Presidenti mund të fusë në fuqi përmes dekretit edhe marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara nga qeveria, por të cilat Senati refuzon t’i miratojë, përmes të ashtuquajturve – “Executive Agreements”.

Kushtetuta e përcakton se ekzekutivi “herë pas here duhet të informojë Kongresin në lidhje me sindikatat dhe të rekomandojë për shqyrtimin e kërkesave të tyre, dhe të marrë masat që ai i gjykon të nevojshme, të domosdoshme dhe të papërshtatshme, duke përfshirë gjendjen e sindikatave dhe gjendjen ekonomike në vend. Me kët’ rast, Presidenti sugjeron programet dhe masat për miratimin e akteve të  legjislacionit që ai i konsideron jetësore për rritjen e mirëqenies së popullit.

Presidenti i SHBA-ës ka të drejtë të propozojë gjykatësit e Gjykatës Supreme (Supreme Court). Por për emërimin duhet shumica prej 3/5 e votave në Senat. Gjykatësit e Supreme Court, i cili në rastet kontestuese ka fjalën e fundit, emërohen për tërë jetën. Kjo do të thotë që një president mund të influencojë punën e Gjykatës për një kohë shumë më të gjatë se sa mandati i tij.

Ndërsa qytetarët, politikanët apo grupet e interesave mund ta dërgojnë ndonjë çështje në gjykata nëse mendojnë se dekretet janë kundër Kushtetutës. Presidenti mund të shfuqizojë me një nënshkrim dekretet e lëshuara nga presidenti i mëparshëm.

Presidenti –Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Presidenti është Komandanti Suprem i Forcave të SHBA-ës, ka kontrollin  e ushtrisë, Marinës dhe MILITIA –shërbimet sekrete të disa shteteve. Sipas Kushtetutës, të drejtën për t’i shpallur luftë ndonjë vendi tjetër e ka Kongresi. Megjithatë është presidenti dhe kabineti i tij ai që vendos për misionet ushtarake jashtë vendit. Nëse vendi rrezikohet, presidenti ka të drejtën e fillimit të një lufte pa miratimin më parë të vendimit nga Parlamenti. Siç e ka vënë në dukje studiuesi i politikave presidenciale Thomas E. Cronin, “Megjithëse Roli dhe Pushteti i hershme i presidencës ka pësuar progres në hapësirë e në kohë, ajo është pothuajse e  njëjta edhe sot, me atë çfarë Etërit Themelues të Kushtetutës  shkruanin në kohën e Republikës së Re ( e parë).  Fleksibiliteti,  Vullneti dhe Besimi që popullit amerikan, i japin një presidenti,-është  fuqia e vërtetë për t’i shërbyer kombit.”

 

Nga Raimonda MOISIU

*Referuar “The New Lexicon Webster’s Encyclopedic Dictionary of the English Language.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *