NË VEND TË “FALENDERIMIT…”

Pjetër Jaku, shkrimtar dhe botues

Në vend të “Falenderimit” për ftesën, që Ministria e Diasporës i bëri Revistes “ Kuvendi” ne Detroit

Samiti i Diasporës, i dyti për nga radha, që filloi sot në Shqipëri, nuk i sjell asnjë dobi, Diasporës dhe, aq më pak Atdheut! Përderisa për Diasporën të bëhën Samite ( simite politike ), Diaspora asnjëherë nuk ka për të pasur një Marrëveshje Kombëtare, që ndihmon Shqiptarët, cilëtdo qofshin; të Shqipërisë a Kosovës, të Malësisë nën Mal të Zi a Maqedonisë, të Presheves a Çamërisë, pasi vetëm në Diasporë dhe në ëndrra gjendët Shqipëria e Bashkuar! Pëse u bë dhe përse po bëhët ky Samit? Ç’fituam nga i pari, veçëse një fushatë pro partisë në pushtet? Ç’e re u bë prej Samitit të parë në të dytin? Revista “ Kuvendi” në Detroit, për 17 vjet me radhë, zhvillon një aktivitet me përmasa kombetare, ku marrin pjesë poetë e shkrimtarë nga më të njohurit, dhe asnjë ministri shqiptare, në asnjë rast nuk iu gjend pranë, qoftë dhe ta pyeste, nëse kishte ndonjë nevojë. E pra, çdo vit u njoftuan por, edhe për të qënë i pranishëm, ndonjë ambassador, duhet të mirrte leje në Ministrinë e Jashmte! Në Diasporë bëhën shumë aktivitete, pa asnjë përkrahje nga shteti amë. Prej vitesh bëhën klasa të gjuhës shqipe, pa tekste dhe pa kushte, bëhen festivale e konkurse, botohen gazeta, revista e manuale, bëhën takime për probleme të ndryshme  që ka atdheu ynë, kudo që është, pas asnjë interes etj etj. Pritem dhe kërkuam Ministrinë e Diasporës dhe kjo nuk ka qoftë edhe një përfaqësues nga Diasporës ne administraten e saj, as edhe ndonjë këshilltar. Por, problemi lind dhe do të lind përherë , nëse Ministria do të bëjë aktivitete sipërfaqësore, me shpenzime hiperbolike për kushtet e vendit tonë.

Me afro 700 mije dollar që shpenzohen për këtë Samit,  a nuk do ishte më mirë të vinte Ministria tek Diaspora. Pse jo në Evropë, ose në SHBA, duke kursyer, së paku sa për të krijuar modelin e klasave të gjuhes shqipe, nëse kjo Ministri mendon  t’i mbaj emigrantët e ri shqiptar, të paktën në gjuhë por, edhe të punoi pak nga pak për kthimin e potencialit të tyre në Atdhe. Nëse nuk kemi një strategji të tillë, kot që punojmë e mblidhemi, pa asnjë objektiv. Qeveria shqiptare, e cilitdo krah qoftë, duhet të mendoi për të arthmen, jo për të mbushur bankat nga emigrantët tani, ku i vetmi objektiv i saj të jetë paraja!

Mosmarrja pjesë në këtë Samit, as dhe në të parin, jo vetem e imja ose e Kuvendit, por edhe disa shoqatave  atdhetare, e ka një domethënie, që duhet ta vërë në levizje Ministrinë Shqiptare të Diasporës, e cila duhet të jetojë më shumë kohë në Diasporë se në Atdhe, duke parë mundësinë e krijimit të disa Qendrave Shqiptare, në ato vende ku ka më shumë shqiptarë, te takimit të tyre në mënyra të ndryshme, disa herë në vit, për ta mbajtur gjallë frymën kombëtare dhe deshiren e të rinjëve për t’u kthyer në Atdhe.

Le të shpresojmë, se më mirë do të bëhët në të arhtmen!

Detroit, 01 Mars 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *