Poetes se njohur Elinda Marku, i jepet titulli ” QYTETARE NDERI” e Lezhes.
Keshilli Botues i Revistes ” Kuvendi ” me kete rast, falenderon Keshillin Bashkiak te Bashkise Lezhe, per kete nder qe i ben Elindes, si dhe Klubin Letrar ” Ndoc Gjetja” te po keti qyteti, qe e ka propozuar. Me kete rast i urojme Elindes ditelindjen, te kete jete te gjate dhe te frytshme ne krijimtarine e saj!
ELINDA MARKU ( Portret )
Elinda Marku u lind më 20 shkurt 1969 në fshatin Fierzë të Rubikut. Ajo ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Prej vitit 1999 jeton në Michigan, ku është kryeredaktore e revistës së përmuajshme shqiptare Kuvendi, që publikohet në Amerikë.Elinda Marku është, ndërkohë, edhe autore e librave poetikë: “Dy herë e virgjër” – Lezhë 1994 dhe “Struktura e ferrit” – Lezhë 1996. Më vonë publikoj librin e trete Maciablu@Poezi.
Dy libra të tjerë i botoi në Rumani “ Atje, At’herë, At’dhe” dhe “Bija eres”. Ka botur dhe cikle poetike në revista të njohura Rumune. Ne librin e përvitshëm që publikohet në Amerikë “ Yar’s Poetry” në vitin 2000 ka fituar Çmim të Parë. Në vitin 2018 ka fituar çmimin “ Poetja e vitit” nga krijuesit e New Yorkut.
Për krijimtarinë poetike të Elindës kanë shkruar disa media shqiptare kombëtare, si dhe e kanë intervistuar. Ndërsa, disa përsonalitete të Letërsisë Shqipe kanë komentuar me analiza konkrete librat e saj si: Doktor Ardian Kyçyku, Dr. Fatmir Terziu, Gazetarja e njohur Flora Nikolli,Poeti Ndue Dedaj, Poeti Agim Shehu, Poeti Nexhip Ejupi, Poeti Gezim Basha, Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, poetja dhe prozatorja Raimonda Moisiu ,Publicisti i njohur Gjergj Marku, Publicisti Klajd Kapinova, Poeti Kolec Traboini etj. Më e rëndësishmja është shenimi i Arshi Pipes në New York, në librin e njohur, “Contemporary Albanain Literature” , botim i vitit 1991, fq 99 përmendjen e Elinda Markut, si një nga talentet me të ardhme.
Për krijimtarinë e saj të njohur, Këshilli Bashkiak i Qytetit Lezhë e nderoi me titullin “Qytetare Nderi” e Lezhës, me Vendimin Nr.20, datë 28 Janar 2019, me motivacionin: “ Për kontribut të veçantë në pasurimin e tradites poetike dhe promovimin e vlerave etnokulturore në diasporë.”
Propozimi ishte bërë nga Klubi Letrar “ NDOC GJETJA”
NE LEZHE
Viti ri hyn n’jeten tone me rendesine e sendeve
Do ta kembeja krejt vitin me nje dite te vetme ne Lezhe.
Ne Lezhe, ku nuk ka drita, ka diell.
Ne Lezhe, ku s’ka uje dushi, ka det.
Ne Lezhe, ku s’ke ku parkon makinat tona XL.
Ne Lezhe…
Ne Lezhe ku, edhe po te duash
Nuk mund ta pish kafen vetem.
Ne Lezhen tone te varfer,mjafton nje dite,
Me mbush kujtesen me dashni te verteta,
Me drama t’renda,me tragjedi te lehta,
Me vdekje e me lindje te shpeshta.
Me mbush kujtesen me halle te hijshme,
Me t’u mbush plot shpirti me qiell te paster.
Amerika jone e madhe
Eshte ma e vogel se Lezha ime e vogel!
Kodi moral
Parandjenje e erret,
shqetesim i thelle,
sinqeritet i terbuar,
perse qenkeni
dhe qenkemi bere?!…
jam zemeruar…
me inatin,
plus dhmbjen
minus engjejt keq’beres
shumezuar gjykimin,
perkryer perditshmerine,
pjesetuar fatin,
kerkuar rastin,
thjeshtuar eren,
dashur faljen,
falur lutjen,
vrare ngritjen e piedestalit
te ndeshkimit,
shto shtojcat …
pa perfundimin.”
Perëndia e pikëllimit quhet Ndoc Gjetja
Që kur kam njohur Ndoc Gjetjen
(poet dhe njeri)
Nuk e di pse kam filluar të mendoj, deri sa
Gati gati po besoj mendimin tim,
Se nuk ishte Homeri i verbër,
Por bashkëkohesit e tij.
Dhe, kur u erdh shikimi grekërve,
Homeri nuk shikonte megjithëmend më.
Keshtu qe “faji” i verbëris i mbeti përjetsisht
Homerit.
***
Qëlloi rasti dhe unë e takova Ndoc Gjetjen.
***
Deri këtu kisha besuar se ;
Poetët janë nga pak perendi dhe nga pak djaj.
Nga pak çmenduri dhe nga pak guxim për t’u çmendur,
Nga pak njeri dhe nga pak mit,
Nga pak luftë, e nga shumë luftë për paqe.
Dhe të “sëmurë” nga memecëria,
Ç’ka kjo sëmundje i bën disa të përjetshëm.
Pasi njoha Ndocin, besimi im fillonte me fjalinë ;
Secili poet është nga pak Krisht. ….
Ndërsa Ndoci është i tëri!
…
Ndoci, i ruan lotët për dhimbjet e të tjerëve
Me lekurën e tij lidh plagët e qytetit
Dhe të botës.
Shpirtin e bën shall të ngroh foshnjen dashuri.
Ndoci , asnjëherë nuk lidhi besë me vdekjen,
Me gjithë se vdekja i preu pemën më të shëndoshë.
Po të kishim lindur unë edhe Ndoci në Greqi
Do të kisha besuar se u ringjall edhe Homeri.
Po të mund ta quaj Shqipërinë Itakë,
Do të kisha thënë se është kthyer Odisea.
Ndoci i njeh të gjitha gjërat e botës
Dhe, sidomos njerezit.
Dhe, sidomos njerëzit i do kaq shumë.
Po të botohet dy tre herë fotoja e Ndocit në shtyp internacional,
Do te kisha guxuar të thëm
Se, mbas njëqind vjetësh, ndoshta mbas njëmijë vjetësh,
Piktoret dhe skulptorët e kishave dhe te katedraleve,
Do ta kopjojnë fytyrën e Krishtit
Nga fotoja e tanishme e Ndocit.
(çdo ditë e më shumë e besoj Krishtin të ringjallur).
Sa herë e takoja Ndocin, ikja prej tij me shpinë
Siç iki prej altarëve, kur dal nga kisha.
Ndoci nuk i deshi (as nuk i do) sendet dhe postet.
Ornamete dhe shtëpinë me të madhe se nevoja.
Paratë, as të domosdoshmet nuk i do.
( i duken të ndyra, madje kështu thotë,”të ndyra janë”).
Ndoci është rojtari i shpirtit dhe trashigimtar i tij
Në vendin tim (tonë).
Ai, pothuaj nuk e di ç’është Nobeli.
Asnjë ëndërr nuk harxhoi për famen.
Ndoci, në qytetin e tij është si një bibël,
Që ende nuk është lexuar.
Perëndisë, askush nuk ia njeh zërin,
Por ia ndjen dashurinë.
Paaftesitë e Ndocit janë ;
Paaftësia për të urryer dhe që është më e madhja paaftësi.
Paaftësia për t’u përulur, përveç dashurisë.
Paaftësia për t’u dukur….
Dhe paaftësia për të qënë i lumtur!
Po bëhet i paaftë për të qënë i vdekshëm.
Pse themi qe u ringjall Krishti,
Në vend që të themi Krishti nuk di të vdesë?!
Ndoci është durimi që të fut friken
Dhe heshtja që të plas mendimin.
Ai është dashuria që ta shemb shpirtin
E ta ngre atë nga fillimi.
Të gjithë e duam Krishtin.
E duam në pendesën tonë pse e kryqëzuam
Dhe në nevojën tonë për të na dashur ai më shumë.
…
Që kur kam njohur Ndoc Gjetjen
(poet dhe njeri)
Nuk e di pse kam filluar të mendoj, deri sa
Gati gati po besoj mendimin tim,
Se nuk ishte Homeri i verbër,
Por bashkëkohësit e tij.
Dhe, kur u erdh shikimi grekërve,
Homeri nuk shikonte me gjithë mend më.
Kështu që “faji” i verbërisë i mbeti përjetësisht…
Homerit!.
24 nentor 2004
I am proud to be an american!
Si të mos jem?
S’mjafton krenaria , e cila nuk më ka munguar,
As kur nuk isha?
Sido që janë shqiptarët, çfarëdo fati që pati Shqiperia,
Krenare kam qene…
Madje, me kokëfortësi jam ende.
I am proud to be an american!
Tani që i perkas e gjitha,
Këtij vendi e populli virtual,
Shumë, shumë të mirë.
Këtë e besojnë edhe ata që nuk i përkasin
Këtij vendi e populli.
Edhe ata që mezi presin t’i përkasin,
Me gjithë ata që mund të vijnë,
Përfshi edhe ata që nuk e kanë ndermend me ardh
E të tjerë që nuk e kanë këtë fat.
I am proud to be an American!
Tashmë i gezoj të gjitha liritë, edhe atë të fjalës;
Punë e madhe se mund të mos di asnjë fjalë anglisht!
Ne fund te fundit anglishtja është gjuhë e anglezeve,
Jo e amerikanëve!
E gezoj plotësisht të drejtën me qënë pjesë përbërëse e rutines.
Pse jo, me u shpall edhe shpikësi i saj.
Këtu, lirisht mund ta jetoj jetën pa e dashuruar.
Vetëm këtu munda të bëhëm një e bindur
E perkryer e fakteve dhe e shqisave.
Madje, shpesh ndihem një shqisë e përkryer.
Mund të shikoj me indiferentizmin më të madh,
Se si po fiket brenda meje ajo shkendija
E mezidukshme e asaj dritës që e bën njeriun Njeri.
I lumturohem pra, faktit që …
I am very, very, very proud to be
an American!!!
Tregtarët e At’dheut
Bash perballë meje tallen
Tregtarët e Atë-Dheut.
Ata të dehurit me gjakun
E atyre që duhet t’i kishin vellezër.
E më thonë gjithë ironi: Naive!
E më thonë gjithë kërcenim: Pusho!
E më thonë gjithë urrejtje: Vdis!
Më gjuajnë…!
Bash përballë meje tallen vrasësit
Para klithmave të vëllezërve që duhet
Të ishin edhe të tyre.
Kalojnë shpërfillshëm, na shkelin,
Se u dukemi të padukshëm,
Se u dukemi “turma e asgjë me tepër”.
Bash përballe meje tallen pushtat,
Pushtat që tepruan nga pushteti i pushtshëm
E më gjuajnë me urrejtje,
E më gjuajnë me orët e tyre të fundit.
Më thërrasin gjithëfarë emrash që kishin e kanë.
Plasin që s’më bëjnë si veten.
Edhe pse duhet t’i kisha vëllezër,
Edhe pse duhet të më kishin motër.
Bash përballë meje tallen me lirinë time
Që nuk ma dhanë, që nuk ma japin.
Nëse s’ua marr prej duarsh
Nëse s’ua marr prej dhëmbësh.
Këta antikrishtë, këta demonianë
Këta zemërgurë,
Që s’e paskan gjë vellanë,
Që s’paska shekull t’i zbusë!!!
Bash përballë meje tallen e me fyejnë,
Që unë t’a qaj para tyre të shkuarën
Dhe, në vend të asaj që me kërkojnë,
U shpall paqen, paqen që s’e meritojnë.
Bash përballe meje, në Kishen e Bostonit
I luten Zotit për shpirtin e shpirtqenit.
Ligjëruesit të Teqes, një ditë para se te vdiste
I dhurojnë teserën e partisë komuniste!
Bash përballë meje i shikoj,
Se si po cof brenda tyre bisha.
Gjak në vend të lotëve rrjedh e shkuara,
Duke na tepruar disa komunista.
11 Nentor 2008
Urime Elinda Marku!
Urime Kuvendi!
Një lajm që na gëzoi dhe dëshmon se Lezha quhet vendi i poetëve, jo vetëm se nxjerr poet të dashur, origjinal e me nerv unik, por në rradhë të parë se i vlerson poetët pasi është një komunitet e popull i rrall, – ndonëse Elinda është një figurë komplekse e personalitet që s’mund të quhet vetëm poete! Suksese të mëtejshme!
Përshëndetje!