Nga: Armela Hysi
Emri i gazetarit, shkrimtarit, poetit, publicistit dhe botuesit Robert Goro është i njohur jo vetëm në Shqipëri dhe Greqi, – ku banon dhe punon që nga fillimet e viteve nëntëdhjetë, si korrespondent i seksionit shqip të institucionit informatik britanik, aq të njohur dhe të dashur për shqiptarët, BBC, – por në tërësinë e botës shqiptare kudo që ndodhen. Ai është korrespondent i shtypit shqiptar në Shqipëri, si dhe përgjithësisht në trevat ku flitet dhe botohet shqip. Është një nga aktivistët dhe iniciatorët më të hershëm e të gjerë të organizimit të emigrantëve në Athinë e Greqi, edhe pse nuk do ta gjeni asnjëherë të jetë mburrur për këtë, përkundrazi, ka përçuar gjithmonë, me pelerinën e gazetarit dhe “mikrobin”e përfektshmërisë profesionale, gjithëherë lajmet dhe informacionet për një paraqitje sa më dinjitoze e të gjerë të aktivitetit dhe të punës që është zhvilluar, krejt padukshëm siç dhe ka bërë të njohur gjithë emrat e tjerë në këto aktivitete, me modesti e thjeshtësi të pashoq. Robert Goro ka mbështetur të gjithë letrarët shqiptar, edhe si botues, edhe si estet letrar, dhe jo vetëm në Greqi, që nga ata më të rinjtë dhe në fillimet e tyre, deri tek më të njohurit. Jam e mendimit se duhet përmendur veçanërisht mbështetja e talenteve të reja, apo letrarëve të sapo botuar, që në vitet e para të emigrimit, në fillimet e vitit nëntëdhjetë e deri më sot, pasi kjo ka në thelb largpamësinë patriotike e artistike që është një dukuri konkrete për vazhdimësinë e kultivimit të gjuhës amtare, kulturës shqiptare dhe mbështetjen e ecurisë. Të gjitha këto në mënyrë konkrete, duke i lexuar dhe komentuar, duke u dhënë hapësirë botimi, konkurimi e aderimi në klubet shkrimtare, edhe kur prania e shumë autorëve me emër në rradhët e emigrantëve shqiptar të shtetit helen ishin të mendimit për një organizim më hermetik e hierarkik të tyre, (të kuptueshëm në një farë mënyre në prtendim), por jo aq largëpamëse sa të japësh një zgjerim dhe mundësi për të gjithë.
Botimi i Gazetës së Athinës, gazetës së parë shqiptare që arriti t’i rezistojë kohës dhe kushteve aspak produktive për gazetat shqipfolëse, e më pas Tribuna, e para dhe e vetmja gazetë krejtësisht shqiptare, në Greqi, që vazhdon botimin dhe sot; u dha zë papërjashtim të gjithë shqipëtarëve, por dhe u bë pasqyra e jehona e broblemeve, arritjeve, dramave të gjithfarëshme, emancipimit e integrimit dhe në rradhë të parë të gjitha hallkave të informimit, kritikës gazetareske e zgjidhjeve të ndryshme që nga konstitucionale, deri edhe tek njerëzore, private, etj. U bë gjithashtu dhe një vend ku u bashkuan zërat e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim, me respektin për secilin individë, por dhe tërësinë e komunitetit shqiptar këtu. Këto vlera, janë qëndrime historike, që në çdo qytet e shtet të botës, kur janë krijuar e evoluar nga shqiptarët, duhet të vlerësohen veçanërisht nga të gjithë ( dhe në mënyrë primare e konkrete sidomos nga institucionet përkatëse dhe tërësia e tyre, brenda Atdheut ); nuk janë më të pakta se ato të rilindësve të dikurshëm. Madje kush njeh sado minimalisht mardhëniet, shpesh herë të tallazitura të dy vendeve fqinjë, e kupton se bëhet fjalë për një akt shumë më të guximshëm dhe të vështirë, të komplikuar e fatkeqësisht të pashpërblyer, as moralisht, e jo më ekonomikisht, me gjithë përkushtimin profesional shembullor në secilin komponent (dhe si një bast i fituar i z.Goro, edhe atij cilësor – që jo rrallë mungon akoma edhe nga shtypi brenda vendit).
Por sot, të gjithë jemi dëshmitar të një fakti: zgjerimit të komunitetit shqiptar në të gjithë botën, shpërnguljes së grafikut të emigracionit më në perëndim, jo vetëm të të larguarve nga toka mëmë, por tashmë edhe shumë emigrant që kishin për stacion Greqinë të zgjedhin një vend të ri emigrimi, duke lënë pjesë të familjes dhe padyshim miqëve këtu e duke shtegëtuar në kërkim të jetesës së re gjetkë; që së bashku me risitë teknologjike të dekadave të fundit, sjell nevojën e mundësinë e një informimi më të përgjithshëm në të gjithë botën. Kjo është arritja e re e Tribunës, Televizioni Tribuna, kanali i parë shqiptar dhe i vetëm i organizuar, në shtetin grek, ndoshta dhe në të gjithë botën, i këtij lloji.
Kjo arritje bëhet më e dukshme nga interesi i lartë që ka ardhur për programet e këtij kanali, që krahës informimit dhe angazhimit lokal për emigrantët, sjell dhe pasqyrimin e personaliteteve shqiptare që bëjnë sukses në të gjithë botën. Prandaj nuk bëhet fjalë më për interesimin e emigrantëve shqiptar vetëm të Greqisë, por të kudondodhur. Aty flitet shqip dhe mbështeten shqiptarët. Nuk mund të mos bëhet një nga kanalet e dashur e të frekuentuar të emigrantëve, apo shqipfolësve në të gjithë botën, siç dhe duket konkretisht, me gjithë jetën, të vetëm disa-pak muajve të lindjes së këtij kanali.
Programet informatike, lajmet për të dy shtete, shqiptare dhe greke, politika dhe dipllomacia mes dy vendeve, që gjithmonë s’ka si të jetë veçmas interesimit të të përgjithësisë së politikës së jashtme shqiptare; reportazhet e jetës dhe aktivitetit atdhetar, të ngjyrave kuq e zi të komunitetit këtu, janë vetëm disa nga programet fillestare (për momentin), që ngjallin interes kryesisht për ata shqiptarë që kanë njëfarë lidhje qoftë edhe sporadike me Greqinë, ose që duan të kenë njohur të përgjithëshme mbi këndvështrimin patriotik. Por programe të tilla si ai për futbollin shqiptar brenda dhe jashtë vendit,( me pasqyrimin dhe komentimin e ndeshjeve dhe skuadrave kombëtare të Shqipërisë e Kosovës, të Kampionatit Shqiptar të Futbollit dhe vendimene të Federatës Kombëtare të futbollit dhe sporteve të tjera; të tërësisë së legjonarëve futbollist shqiptar në kampionatin grek – ku dihet mirë përqindja e tyre me peshë, – në ligat europiane dhe skuadrave të tjera ku aderojnë) shikohen me shumë interes nga opinioni i gjerë e sportdashës shqiptar. Po ashtu, programe që prezantojnë dhe intervistojnë artistë shqiptar që kanë bërë emër në të gjithë botën, personalitete të artit të letrave, shkencës, biznesit e politikës që janë të njohur (e duhet të njihen edhe më gjerë, jo vetëm si një detyrim shpirtëror ndaj punës së tyre, porse kështu lindin e evolojnë ide të reja, shembuj drastik, aktivitet optimal për qëllimin më pozitiv të ngritjes së influencës të faktorit shqiptar në të gjithë botën) kanë një inters të përgjithshëm dhe aktual.
Suksese pra Tv Tribunës që mund ta gjejmë në YouTube, mirëseerdhe në botën mediatike në shërbimin kombëtar dhe qoftë ky një fillim i një vepre të madhe, të përbashkët.
Në këtë fund viti kur gjithë secili bilancon sukseset e këtij segmenti kohor le të shënohet edhe kjo arritje e zërit të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Athinë, Dhjetor 2018