LETER E HAPUR NGA DR. GJON KELMENDI

Dr. Gjon Kelmendi

LETER E HAPUR

Drejtuar forcave Demokratike Shqiptare!

Opozites Shqiptare!

Vatranëve që besojnë në historinë Antikomunsite dhe Patriotike të Vatres!

Ne perpjekje per te ndihmuar demokracine Shqiptare dhe, Organizaten PanShqiptare “Vatra” nje nga format dhe menyrat asht, te themi mendimin tone me za dhe me force. Per dekada me radhe kane heshtur breza. Heshtja asht armik i proceseve te zhvillimit te nje vendi, te nje kombi.

I drejtohem ketyre forcave,  dhe individeve te mos heshtin perballe transformimit te “Vatres”, qe prej disa kohesh ka vendosur ne krye te saj, me  taktika te errata, nje kryetar me lidhje te forta me rregjimin komunist, Dritan Mishten, biri i prokurorit komunist Petraq Mishto, i cili ka kerkuar denime kapitale.

Dritan Mishto, Kryetari i tanishëm i Federatës Panshqiptare “ Vatra”,  nuk është prononcuar asnjëherë për veprimtarinë  e njohur të të atit.

Po kështu, bashkëshortja e Kryetarit Agata Mishto është sekretare e një shoqate te lobit Grek  në New York, çka edhe po te donim ta falnim per te paren,nuk mund ta falim per te dyten, qe ky Zotni te jete ne krye te Federates Atdhetare Vatra.

Si vatran, që e kam amanet këtë Federatë antikomuniste, nga disa vatranë që ishin modeli i patriotizmit dhe urtesise dhe, qe për fatin tonë të keq nuk jetojnë më, bej thirrje per  distancimin tuaj publik, lidhur me këtë akt të paprecedent në historinë 106 vjecare të kësaj organizate!

Veçanërisht kërkoj nga vatranët e përnjëmëndet të sotëm  ta largojnë mënjëherë kryetarin  Dritan Mishto,  gjithë sigurimsat dhe njerëzit e dyshimtë nga kjo organizatë e një rëndësie të veçantë!

Dr. Gjon Kelmendi,

Vatran dhe Shqiptar

“ Flamurtar i Demostratave Anti-komuniste” (cilesuar nga shtypi shqiptar)

I nderuar nga Senati dhe Kongresi Amerikan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *