Lutje Presidentit
( Thaçit )
I nderuar njëri nga Presidentet e vendit tim
Dekoroi të gjithë ata që duan t’i mburren vetes
Medaljet t’i varin si brekët
E t’i veshin si thongs Kelvin Klein me emrin tënd!
Të gjithë bëj kalorës edhe pse gomarit si kanë hypur kurrë
Të lutem bëjë këtë për hatër të shkopit që mban flamurin,
he burrë!
Mos i le të vuajn kandil-bishtukët që e bëjnë dritën terr,
patriotët frikacakë, veteranëve që nuk dinë ç’është lufta,
mbushua gjoksin me dekorata!
Delirantëve që u duket vetja heronj e besojnë rrenat e veta
mos të dhimben bre burrë dhe, nëse janë të shtrenjta!
Paguan populli fukara i mësuar më kësi heronjësh,
Mburravecë të pashoq, të rrumbullakosur si dorëza kashte!
Vlerësoje heroizmin e tyre të shtrirë si kaposhat në pjata
Sidomos, të atyre që vijnë nga mërgata!
Jepjau në emër të statukuosë shëndetësore,
të vuajtjeve që heqin për të ardhur deri tek ti,
“Brilantizmit mendor” e në emër të flamurit që e mbajnë
Në makinë, sa herë dëgjojnë këngëtarët grekë,
Muziken serbe dhe kushedi ça dreq bidonash të zhurmshëm,
Jepjau të gjitha medaljet e mundshme!
Jepjau Urdhërin e Skenderbeut e sajoje atë të Sulltan Hamitit,
Se për kombin u digjet dhe terri i shpirtit!
Japjau kalorsin pa frena dhe kuajt e gjithë kontinentit më të vjetër, jepjau
Të betohem, në emër të Kryeshoqatës së Diasporës
Që ka mbetur ne tre qyqana
Nuk u duhen gjë pos varjes në xhaketa
Sa herë për kombin shtrojnë darka e dreka,
Sa herë për nderin e japin jetën nëpër bërxolla e verëra!
Po vdesin duke shitur hamburger pa një meritë për t’u dukur
Duke lyer bodrume e duke bërë heroizma të mëdha për atdheun
Jepjau , t’i kenë të paktën për t’u mburrur!
Je bujar vërtetë e bëje veten dorëlëshuar, sa je ende në karrige
E , bash kur të vijë fundi, në fundin e mbramë
Për hatër edhe të portofolit tand
Jepu dekorata , medalje për festa e ditëlindje, për gjithëfarë lloj sebepi
Bëje këtë bre burrë, mos të dhimbet shteti!
16 Shkurt 2016
Ribotim,05 Korrik 2018 me fare pak ndryshime