“ Në ushtri, japim medalje për njerëzit që janë të gatshëm të sakrifikojnë veten e tyre, në mënyrë që të tjerët të mbijetojnë. Në biznes, u japim shpërblime njerëzve që sakrifikojnë të tjerët.”
Simon Sinek
Jetojmë në një kapitalizëm të ashpër dhe të kthjelltë mbarëkombëtar. Rrjedhimisht, ashtu si dhe në shumë fusha të tjera, titujt, medaljet e vlerësime të tjera, veshin antivlera, pasi nuk bazohen tek motivi i vërtetë, ai sublitativ, po në intersa të ngushta, të mbuluara nga petku sipërfaqësor.
“I Huaji” i Kamy-së, jeton ende mes nesh, në botën ku rrethohet nga genjeshtrat e mëdha të njerëzve dhe të institucioneve të shoqërisë. Sikurse edhe meritat në fushën profesionale nuk ekzistojnë, pasi përzgjedhësit kujdesen , që mospërputhja e postit me profesionin të jetë e plotë.
Të mos harrojmë Sartrin e madh, i cili refuzoi Çmimin Nobel, me arsyen ekzistencialiste të mostransformimit. Njerëzit e mëdhenj, kontribuesit i shpallë vet shoqëria, nuk i prezantohen asaj, pasi janë dekoruar…
Marrë nga shtypi shqiptar
06 korrik 2018