Poezi nga SHPRESA YMERAJ, Filadelfia

SHPRESA YMERAJI kërkoj falje Shpreses qe ky cikel nuk u paraqit ne Konkursin e Diteve te Letersise Shqipe tew këtij viti, pasi, kishte ardhur ne Junk e-mail dhe ne e pamë veç pas aktivitetit.

Botuesi

 

Endja

 

Ky zjarr deshirash skuqet prej teje

Neper prush te fjaleve ajrin perpin

Buze-thithese cdo germe lekuren ma çvesh

Syri yt psheretin…

 

Zberthehem prej zemres

Qe e çmendur shkelmon

Zbret e varet ne menge te kemishes time

Me gjoks te çkopsitur pendimi nguron

Mbulome ledhatime!

 

Te ndjej, ah te ndjej, me sy mbyllur se si

Pa harte e pa busull te gjithe me kerkon

Pa u pare me çvesh mish edhe kocke

Rrekellej emrin tend, si sherbet pervelon

 

Mezi pres te shkel ne toke malli t’perzhitur

Me tabane te care, qe aspak nuk i ndjej,

Sepse dhembjen endja si mjalte ka permbytur

Ne mjalte-rrjedhe embel-fort me rremben,

Te rrembej!

 

E brishte-eger e sigurte endja,

Ah endja

Kjo e dridhur ne shpirt, ky merak pa sherim

Veç me nje ofshame dimrin e ngroh

Si polen e shperndan permbi trupin tim!

 

Edhe shtegun e syrit e le te shperveshur

Nga petale te brishta qe vesa i çel

Endja, ky hark i kredhur ne drite,

Te pjekur çdo indi zemren ja vjel.

 

Re-Re e mendafshte

 

Raftet e librave s’kane gjume

Nje ofshame lene te shkoje

Pa kuptuar

Duhma-duhma rend

Neper rruzullin e syrit

Shfletoj

Drite-dite te mposhtura lehte

Nga stuhi zemre

Drite-dite  kopsitur nje e pas nje

Eres

Qe m’rremben si ciklon

Por heq ne zemer si fllad

Varem

Ne litare parashute

T’mallit

Lundroj e lehte edhe e bardhe

Si fleta e re, e riclikluar

Nje re-re e mendafshte jam

Ti

Peshon nje mall te rende ne zemer

E me bie

Me kembe ne toke.

 

 

Ne doren tende

 

Pas mesnate fill me thirri mengjesi

Nje zile alarmante me ngriti ne kembe

Por ti menjane s’me le asnje sekonde

Gjithe diten verdalle

T’kam ardhur ne pellembe

Nuk di a me ke pare me syte e mallit

Apo ne me ke ndjere

Neper dite

Kur rendja e nuk pushoja

Brenda pellembes tende

Cismet zinin vend

Qe prej aty çdo gje e rregulloja.

 

Dy Fjale

Dy fjale

Palosur si shamize te bardhe

Mi vendose

Ne xhepin permbi zemer

Vetem ti di te shtrosh

Qetesi absolute si kjo

Zhurma precepton

Berthama ime aty mblidhet

Bulezon rreth e per-ane

Nje Lemsh mallengjimi

Ne xhep permbi zemer

S’kam asnje mendim

Asnje deshire

Asnje fjale te ndaj

Çdo gje

Me terheq fije nga shamiza jote.

 

Erë

 

Nxito ere te luash me mua

Çdo trill e ka nje shprese

Ler floket e mi

Te ngaterrohen me misterin tend

Nxito ere

çdo pershperitje e jotja

Nuk eshte e rreme

As peshperitje me ze te larte

Nuk ka

Nxito ere te me trazosh

E te shuhesh larg

 

Vesa Cel

 

I hap syte e mbuluar me vesen

Qe çel

Duke u djegur flake

Neper kurmin tim

Zeri yt qerpiket mi perkedhel

Ky s’eshte zgjim

Eshte mengjes

Ti pertuar rremben nje gote

Ndersa ngut te brendshem ke

Neper faqen e akuariumit te mbushur plot

Dashurine e thur

Si pe

Nje shperthim une ndjej

Brenda meje ndez

Kete peme

Sa nje pyll pa kend

Ndersa ora rend

Si e çmendur rend

Vesa çel e brymon kete vend!

 
Me prit

 

Perpara se te iki

Dua te te jap nje puthje

Ne buzet bere varke ne liman

Plot me fjale dashurie

Qe presin ne kembe

Te zbarkojne tek une.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *