Emri i njohur në skenën ndërkombëtare modeli dhe aktori i talentuar Antonio Kowdrin i është bashkuar ekipit të regjizorit të mirënjohur italian Fabrizio Favilli. Antonio Kowdrin është protagonist me një rol interesant në filmin “Il Gioco Della Vita”. Antonio po përgatitet për rolin ndërkohë produksioni po përgatitet për xhirimet.
Karriera e tij ka treguar suksese si në aktrim dhe modelim dhe po angazhohet si protagonist në role të ndryshme. Në maj 2017 u përfol nga publiku shqiptar dhe ai amerikan gjatë festivalit të filmit në Nju Jork për rolin që luajti në filmin “Hije” me regji të Jotti Ejlli. Juria e komentoi për një nga rolet e luajtur më bukur në festival dhe performanca e tij mbahet mend për aktrimin e mrekullueshëm dhe të bindshëm të rolit të personazhit “Fati”. Roli i tij u diskutua aq shumë për aktrimin perfekt që bëri.
Lindur në Shkodër, Antonio ka jetuar në Greqi dhe Itali dhe në të ardhme kërkon të provojë edhe Nju Jorkun. Njihet për rolet kryesore në filmat “Villa Triste”, “Hije” dhe së shpejti do pushtojë ekranin e madh në filmin “Il Gioco Della Vita”.
Intervistë me aktorin Antonio Kowdrin
Intervistoi Ermira Babamusta
Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?
Antonio Kowdrin: Kam lindur në Shkodër me 22-Prill-1989. Në moshën 9/10 vjeçare si shumë familje të tjera dhe familja ime vendosi të emigrojmë në Greqi. Aty vazhdova shkollën deri në moshën 14 vjeçare. Qëndruam për 4 vite deri sa babi ngeli pa punë, mami nuk e mbante dot familjen vetëm, dhe unë fillova të mos ndihesha mjaft i kompletuar në atë vend. Sikur diçka më mungonte. Dhe këshu vendosëm të lëvizim edhe njëherë duke zgjedhur si destinacion të ri Firenze (Itali).
Isha 14 vjeç dhe u desh tja nisi përsëri nga fillimi, jetë të re, gjuhë të rë. Deri këtë fazë moshe nuk e kisha mjaft të qartë se çfarë doja të bëja në jetë përveç se më pëlqente shumë të lozja futboll dhe të shikoj filma në televisor. Ishte e vetmja gjë që më argëtonte kur isha i vetmuar. Në moshën 15 vjeçare hyra për herë të parë të shikoj një film në kinema me shokët. Ai vend sikur më bëri magji, ishte një ndjesi e jashtzakonshme. Ndihesha sikur isha brenda në film. Asnjëherë nuk isha ndjerë më mirë. Nuk më bënte përshtypje drama e filmit. Unë isha komplet i fokusuar tek aktorët dhe mënyra se si recitojnë. Madje kur mbaroi filmi pyetja shokët se për çfarë bënte fjalë? Ato duke qeshur mu përgjigjën: pse po flije gjumë ?…
Mbas asaj nate jeta ime filloj të kishte një sens. 18 vjeç mbarova gjmnazin dhe vendosa ta braktis shkollën e të punoj për të bërë një shkollë private recitimi dhe të ndjeki çdo casting që kishte për filma. Bëja çdo lloj pune për tja arritur qëllimit tim. Arrita të punoja edhe si Model duke bërë sfilata dhe foto për markat më të famshme italiane. Pastaj fillova të bëj role të vegjël në filma internacional, më pas disa role kryesore në filma të shkurtër deri sa një ditë regjizori fiorentin Fabrizio Favilli më pa dhe me dha një nga rolet kryesore në filmin e tij të gjatë që titullohet “Villa Triste”. Ishte fillimi i një karriere që po merte drejtimin e duhur.
Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?
Antonio Kowdrin: Momentalisht po përgaditem dhe po studjoj për filmin e radhës të regjizorit italian Fabrizio Favilli qe titullohet “Il Gioco Della Vita” (The game of life). Një film biografik bazuar në një histori të vërtetë ku do interpretoj rolin kryesor të nje lojtar bigjozi që shumicën e jetës e kalon në kazinot më luksoze dhe më të famshme në botë. Do të jetë një film aksion shumë afasinant dhe do xhirohet në disa nga qytetet më luksoze si Venezia, Firenze, Sanremo, Montecarlo, S.Vensant dhe me skenat finale në ishujt Karaibe.
Çfarë ju pëlqen në rolin që po luani në këtë film?
Antonio Kowdrin: Është një personazh shum i ndërlikuar, guzimtar dhe si i thojnë asaj shprehjes “e zeza vedit” por me një zemër shumë të gjerë. Kjo e fundit është pikërisht ajo që më pëlqen tek ky personazh.
Si lidheni ju me këtë personazh?
Antonio Kowdrin: Si karakteri i personazhit dhe unë kemi të njëjtin kënaqësi për aventurë dhe të provojmë emocione të ndryshme në jetë. Kjo është ajo që më lidh më shumë. Personazhi është një lojtar bigjozi ku ka raste që fiton shum para. Por edhe raste ku duhej t’ja filloj nga zero, dhe kjo është një shembull jete që duhet ta kemi gjithmonë parasysh. Është diçka që mund ti ndodh kujdo, si në të mirën dhe në të keqen. Është gjithmonë eksperiencë jete që të rrit gjithmonë e më shumë.
Si po sjell produksioni diçka të re në këtë histori të filmit?
Antonio Kowdrin: Në këtë film regjizori jep mundësinë dhe okasion shumë aktorëve të rinj të zgjedhur mbas shumë provimesh që të tregojnë talentin e tyre.
Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?
Antonio Kowdrin: Me regjizorin zakonisht kam gjithmon marëdhënie të mira. Mundohem të jap gjithmonë maksimumin dhe kam kënaqësi të jem në set edhe kur nuk është rradha ime që mos ë humbas skenat të aktorëve të tjerë. Gjithmonë mund të mësosh ndonjë gjë të re.
Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë film?
Antonio Kowdrin: Duke ditur sa shumë sukses ka patur libri, kur të dali filmi besojmë se publiku do të mahnitet edhe më shumë. Është një film argëtues shumë afasinant dhe tërheqës që të mban të ngjitur në stol.
Përveç vetes, cilët akotorë pjesë e produksionit shkëlqejnë në këtë film?
Antonio Kowdrin: Këtë akoma nuk e di saktësisht por besoj se do të ketë disa nga talentet italiane dhe mund të ketë një suprizë nga Hollywoodi. Flitet se aktori i 3 çmimeve Oscar Daniel Day-Lewis si dhe shok i ngushtë i regjizorit mund të mari pjesë me një “kameo”.
Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?
Antonio Kowdrin: Besoj se filmi “Hije” më ka dhënë diçka më shumë, për arsyen se luajta një nga rolet që më pëlqejnë shumë dhe kishte një temë shumë interessante. Më pëlqeu që në momentin kur lexova skenarin. Ishte filmi i parë për mua në shqip dhe ishte një kënaqësi dhe nder të punoj me disa nga artistat më të mirë në Shqipëri si Alfred Trebicka, Genti Kame, Kastriot Shehi, Egla Ceno dhe me një regjizor të jashtzakonshëm super i talentuar dhe nje shok siç është Jotti Ejlli. Përfitoj nga rasti të përshëndes gjithë stafin e filmit që kanë dhënë maksimumin e tyre me shumë pasion për ta realizuar.
Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?
Antonio Kowdrin: Rolin kryesor e kam luajtur në filmin italian “Villa Triste” nga Fabrizio Favilli, dhe filmi shqiptar “Hije” me regji nga Jotti Ejlli.
Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?
Antonio Kowdrin: Më pëlqejnë shumë filmat medieval, thriller, mister dhe në të njëjtën kohë dramatik. Edhe pse jam një tip gazmor dhe shumica më njohin si një komik ngaqë kur jam i lirë kaloj kohën duke bërë video humoristike në rrjete sociale dhe duke i dhënë një buzqeshje fansave që më ndjekin. Në jetën e përditshme kemi të gjithë probleme, halle dhe stres dhe besoj se buzeqeshja është ilaçi i duhur për tu ndierë mirë në këto raste.
Çfarë roli luan arti në shoqëri?
Antonio Kowdrin: Shoqëria më mbështet shumë dhe nuk ka kënaqësi më të madhe kur puna jote pëlqehet sidomos nga ato, dhe arrin të emocionosh publikun. Kjo më jep shumë sodisfaksjon dhe më shtyn gjithmonë e më shumë të interpretoj role të ndryshëm dhe kur publiku ndjen emocjon do të thotë se aktori ka arrit qëllimin e tij.
Çfarë talene të tjera keni?
Antonio Kowdrin: Preferoj disa hobe dhe sport, më pëlqen shumë dhe muzika. Jam një tip i qetë, shumë i lidhur mbas natyrës. Më pëlqen të udhëtoj, të eksploroj botën, adhuroj të jem në kontakt me çdo gjë që përfshin natyra, sidomos deti. Më jep një ndjesi paqësore “freedom” dhe më pëlqen shumë të praktikoj surfin.
Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjek këtë karrierë?
Antonio Kowdrin: E dimë të gjithë se nuk është një rrugë e lehtë, don shumë sakrificë dhe ndoshta pak fat. Dhe nëse me të vërtetë e dëshiron, mund tja dalësh. Unë besoj shumë tek shprehja “kush kërkon gjen” dhe fatin mund t’a krijoni vetë duke mos u dorzuar kurrë, dhe duke e dëshiruar atë me gjithë zemër.
Gjëja më e rëndësishme është të keni besim tek vetvetja dhe te jeni me këmbë në tokë. Nëse niseni drejt kësaj rruge me mendimin që një ditë do keni famë dhe pare, keni humbur që në nisje. Çdo gjë që bëhet për interes, dallohet, dhe nuk funksjonon. Njësoj sikur jeni para kamerës ashtu dhe në jetë. Çdo veprim që nuk është natural dhe i sinqertë del në pah. Si çdo punë tjetër don vullnet, pasion dhe dashuri.
Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?
Antonio Kowdrin: Jam duke u përgaditur për filmin e rradhes IL GIOCO DELLA VITA, pastaj, çtë them, jetoj ditë për ditë dhe nuk e di ça do më sjelli e ardhmja. Por dashurija që kam për kinemanë dhe karriera po më shtyjnë gjithmonë e më tej. Besoj se në vitin e ardhshëm do lëvizi përsëri duke zgjedhur si destinacion të ri New York.