Nga Agim Xh.Dëshnica
Berati,qyteti liridashës i atdhetarëve të Pavarësisë Kombëtare,si Jorgji Bab DudKarbunara, Ilias Vrioni, Sami Vrioni, Dhimitër Tutulani, Ferit Vokopola, krenohet me bukurinë e lashtë mbi hapësirën e madhërishme, të maleve përqark.Në lindje Tomorimbi re,me kreshtëne shtrirënën borë, nga shfaqet dielli në çdo mëngjes.Mali i Drobonikut me lagjen Goricë në hije e dritë, mbi Osum përballë mureve të Kalasë me Mangalemin pranë,ndërsa Shpiragunën qiellnga perëndon meQafëneSinjës në mjegullnajë.
Berati sado i përgjakur dhe i goditur pabesisht nga arma vrastare e kazma e dhunëshme e sundimtarëve komunistë, mbeti gjallë, muzei rrallë, me këngë e legjenda,monument kulture,lashtësi, histori që flet.
Kalaja,e piktorëve shërbestarë të fesë,e banuar në shekuj, si askund,ruanteKodikët e Beratit, Kishën e Shën Triadhës me Ikonat e Onufrit, Kishën e Shën Vllahermës,Katedralen e Shën Mërisë me afreskat eikonostasin plot art;Xhaminë e Hunqarit dhe Xhaminë e Kuqe me gjysëm-minaren,me vjetëri qindravjeçare.Mbron brenda mureve e kullave iliriane, nga furia e erave të largët, shtepitë me dritaret varg, çardakët nën strehët e gjera çatish, oborret e kopshtet, sokakët e sheshet e gurtë, historinë 2400 vjeçare. Nga Kulla Ali Pasha, në jug-perëndim, zbret nëpër humnerë, një shkallaree mbuluar që përdorej për ujë në lumë.
Nën humnera e shpella, mbahet fort faqe shkëmbi Mangalemi-mrekulli, krijim i mjeshtrave artistë,me shtëpitë sup më sup,me vargje dritaresh, kopshte e oborre, mure eportadhe sokakët, njëri sipër tjetrit.Si e varur në kep të shkëmbit, duket në kaltërsi Kisha e Shën Mëhillit.Poshtë kalon rruga kryesore e makinavee mbuluar me asfalt, nga hyrja veriore e qytetit, shumë kohë më parë.Në sheshin,ku ndodhet busti iBab Dud Karbunarës,rruga ndahet në tri degë.E para,merr djathtas afër lumit e humbet larg.E dyta, pasi kalon para Xhamisë së Beqarëve, merrmajtas, thuhej “ku dridhen qerret”,rreth Sarajeve të Pashallarëve,vepër madhështore monumentale e dënuar me shkatërrim nga sekretarët e krisur.Më larg të mbijetuara pas “revolucionit kulturor”, rreshtohen Xhamia Mbret, me tavanet e piktorëve- mjeshtra të panjohur, Teqeja e Helvetive-larushi ngjyrash, Xhamia e Plumbit me katër kupola gri.Xhamia e Telelkave. Mbi hotel Tomorin. ngrihet madhështorUniversiteti i Beratit, vepër arti e demokratit Astrit Veliaj, nga kanë dalë mijëra studentë, tani për habi, mbyllur me urdhër nga zyrtarëtsocial-komunistë. Etreta,rruga kryesore e qytetit hisorik, e tjetërsuar në “pedonale”,mbuluar nga “Rilindësit” hokatar me plloça guri.Përbri zgjatet parkui krijuar para viteve 90, pas shembjeve barbare të një vargu dyqanesh pranë Osumit,tok me HotelKolombon, ndërtesë neoklasike.me pamje nga Kalaja.Në “pedonale”ndalohet kalimi i makinës si më parë.Duhet ta lësh diku larg,kushedi se ku, pastaj të ecësh më këmbë, nënerë, shi eborë, për në dyqane apo kafe, tek berberi ose me dhimbje të mprehta me vrap tekndonjë klinikë dentare.Me makinë gjobiteshnga policia rrugore, sepse çahen gurët e malit. Veçse, vërshimi i ujrave nga shiu, përrenjtë dhelumi, nukpyet,as gurët, as gjobëvënësit. askryetarin e Bashkisënga Mjeshova,që ndërron parti e sekte fetare,mandej me shirit të kuq në sup e gjoks, shoqëron Peleshëtpër inaugurimin e shkatërrimit të qendrës së Beratite të historisë së tij.
Universiteti i Beratit
Pazaret e paharruar të tregtarëve në qendër të qytetit,Bezisteni, Kulla e Sahatit, punishtet, kafete pijetoret,heshtin nën themelet e pallateve me betone tulla socialiste. Ndërtesa e Prefekturës, përmendore historike tok me rrethimin,pajtonet me kuaj dhe lundra, shihen vetëm në foto.Emërtimet me vlerë për historinë e turizmin, janë fshirë nga dokumentet zyrtare, por aspaknga kujtesa e qytetarëve, si,“Lëmi i Shamatasë, Lëmi i Plykut, Ku dridhen Qerret, Rasa Çekbeni, Shpella e Memecit, Hani i Fëshfërimës,Hani i Shpiragut,Tregu i Kazanxhinjve,Zarizana, Pellgu te Trarët, ingjiri i Hafëz Rizait” etj.Këta emra romantikë, tashmëshkruhennga studjuesit, me foljen në kohën e shkuar, ishte, ishin, kishin-humbje epazevendësueshme vlerash turistike.
Ura me shtatë harqe mbi Osum, ku sipas legjendës, prehet vasha e flijuar, bashkon fuqishëm bregun e rrapeve me lagjen Goricë me shtëpitë e fshehura faqemali, në hije e në pyll. Një kishë, zbardh në qendër, me kambanoren ndërmjet selvive.E dyta, në këndin lindor, ku merr përpjetë rruga, e njohur gjatë luftës, për në Drobonik. Pas ndreqjeve të zakonshme, papritur gjatë përurimit, shfaqet mbi urë, edhe Kryeministri rilindës, sikur e tëra qe ndërtuar për herë të parë, jo me me florinjtë e Kurt Pashës më 1778, por me eurot e Saimirit të drogës, Nuk është aspak çudi se rilindësi ynë me ato origjina maramendëse, mund të jetë stërnip i Pashës.Në një takim me barcoleta.ka pohuar se është, edhe nga Berati, jo nip bariu nga Mbreshtani i Shpiragut, siç thotë dikush nga fshati.
Lagjja Murat Çelepi më e gjelbëruara e qytetit.me Parkun e Madh të vitit 1930, rreth e qark plot me lule,me shtëpitë e bahçetë përrallore mbi brigjet elumit,e masakruar nga kazma e qysqia e kuqe,tashmë jeton nëpër kujtime. Vetëm natën dëgjohet uturima e trishtuar e rrjedhës së Osumit dhe jehona e largët e krismave të vrasjes së poetit të lirisë Namik Mehqemeja dhe e shpëtimtarit Kostaq Stefa, të ekipit mjekësor amerikan.Ndërmjetprishjevevandale renditen, Xhamia e Dylibegës në hyrje të qytetit, nga niseshinbesimtarët pas faljes,për haxhillëk në Mekë. Sot në atë vend të shenjtë, ngrihet përpjetë gryka e një mitrolozi. Edhe Xhamia e Çelebi Hysen Pashës, e motit1663, u kthye në depo, ndërsa Kullae lartë eSahatit me çezmëne ujin, u shembrrafsh me tokën. Më tej,Shkolla Qytetëse, ndërtesë neoklasike, tekkalonte e ndalej pak më larg, Felbaniaustro-hungarez ihekurudhës Shkodër–Berat, sokakët e mbrojtur nga era, të pastër dritë, tok meçezmat,shtepitë ebardha dykatëshe beratase, muret eportat me hark të lartë, oborret e puset, bahçetë e çikrikët e vaditjes me ujë nga rema,të gjithau fshinë barbarishtnga faqja e dheut, me urdhër Partie dhe me vendimin e vulën-gjak të Pushtetit Popullor.Gjithsesi Berati,ky qytetlegjendar i trashëguar nga breza atdhetarësh,kyqytetdashamirës i demokracisë, sado idhunuarnga sundimtarët komunistë,mundi t’ishpëtonte,pak a shumë, vleratveta,
Nërkohë “Rilindësit” socialistë,pas qindra premtimeve,nuk kryhen asnjë punë serioze për mirëqenien e qytetarëve, dhe mirëmabajtjen e Qytetit Muze, separatë e taksapaguesve dheefondacioneve amerikane,u shpërdoruan për prishje rrugësh historike nga ata, që dukeshine papritur zhdukeshin. Kanabisi i fshehurdhe paratë e pista nga shitja, janë në kasafortat e Rehovicave dhe eKlosëve te drogës me të cilat blejnë vota dhe debutetë pa dinjitettë cilët ndërrojnë parti, sipas stilit Ngjelian. të lidhur me krerët,bijë kuadrosh të një kohe dhune që orvaten ta marrin në duart e tyre,qytetin më të bukur të Shqipërisë,vetëm për argëtim.Në çdo fundjavë mbërrinin zhurmshëm,jopër hallet e qytetarëve, por për dreka e darkat e shijshme të Beratit. Më pas, papritur, fillonte shkallmimi i asfaltit,mbulimi me gurë i rrugës kryesore të qytetit dhe ikujtimeve te rinisë, larg zonës muzealetë qytetitmagjik,në Mijëvjeçarin e Ri! Në një kohë, kur Berati nuk vuan aspak nga mungesa e gurëve, por nga problemet e pazgjidhura ekonomike.
Gjatë katër viteve, që shkuan këta pushtetarë gënjeshtarë, u tallën me shpërndarje kartash pa vlerë, me shpërdorim fondesh për “lungomare”,“pedonale”qesharake dhe shkretimin e shesheve historik, kur në shumë qytete vuajnë nga mungesa e punës, e parave, e ujit dhe e dritave, Mandej luajnë filmash me makete ishujsh mbi lumë.me tunele autobuzësh e trenash nën lumë dhenën brigjetshkëmborë të Beratit. Nërkohë ura madhështore me beton mbi Osum e autostradës së Qeverisë Berishaqë përshkon krahun perëndimor të lagjes Murat Çelepi, pret rifillimin e punimeve të ndërprera më 2013,se“Rilindja” e bujëshmeështë mekur, asnjë mendim, asnjë projekt,nuk ka per keto punë tepër të vështira për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me shumë vlera, për mirëqenien e qytetit e qarkun e Beratit.
Autostradat ndërmjet qyteteve dhe rrugët përmes fshatrave, janë gjithçka,punësim, bujqësi, zejtari, art, muzeume, gjallërim i tregtisë, hoteleri,shkolla, kulturë, shëndetësi, festivale, ndërsa nxitja e fshehtëpër kultivimin e kanabisit,shkatërrim i bujqësisë,pakësim i blegtorisë dhe i bletarisë, varfëri, rrezik jete.
Gjatë kohës së Qeverisë Demokratike, u ndërtuan rrugë të shumta nga Veriu nëJug: Rruga e Kombit, autostrada Lushnjë-Fier. Levan- Vlorëdhe gjysma Levan-Tepelenë.Filluan punimet për hapjen e Rrugës së Arberit,Kardhiq – Delvinë. U zgjerua autostradaTiranë-Durrës,Tepelenë-Gjirokatër. Rreth Gjirokastrës u ndërtuandhjetra rrugë.Hapja e Tunelit të Kërrabës,shkurtoi rrugën Tiranë-Elbasan e më tej, zgjerimin drejt Librazhdit me sinalistikë deri në hyrje të Pogradecit.Kjo gjendje krijoi mundësinë për vazhdimin drejt Beratit derinëUrën e madhe mbi Osum.Projekti mesa kuptohej synonte daljen në Mamaliaj dhe në Sarandë.Për t’u ardhur në ndihmëfshatrave në krahun e djathtë të Osumit u ndërtua rruga, e cila qarkoi malin e Shpiragut deri në fshatin Sinjë dhe lidhi atë zonë të thellë me qytetin e Beratit.
Përveç këtyre arritjeve, nuk duhen harruar anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, përpjekjet, në kundërshtim me opoziten social-komuniste,për plotësimin e kushteve, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, marrëveshja përfundimtareme TAP, për kalimin e tubacionit të gazit përmes Shqipërisë,rritja e pensioneve dhe e pagave, ulja e taksave etj. Por votat e gabuara, pas mashtrimit të madh të “Rilindjes” së gënjeshtarëve, frenuan ecjen më tej.
Në qytet e fshat, shpresojnë, seditë më të mira do të vinëme Republikën e re që do të krijohet nga Partia Demokratike me aleatët e saj, pas një ndërprerje katërvjeçare.Republika e Re, do të shtojë vendet e punës, prodhimin.do ulë taksat, çmimin e naftës.Do japë para për fermerët dhe do të ndihmojë direkt familjet në nevojë ekonomike duke paguar faturën e energjisë dhe të ujit të pijshëm. Do ketë kreditim më të mirë të ekonomisë.
Votat janë vullneti dhe shprehja e besimit ndaj një të ardhme më të sigurtë jetese për Beratin, me ndhimesën e kandidatëve të djathtë,si:Eduard Halimi, jurist e ligjvënës i shquar,Astrit Veliaj, jurist, ekonomist dhe administrator i njohur,. Bujar Hoxha, ish Prefekt i Beratit.Myslim Haxhi, veprimtar i palodhur për probleme të administratës, Juvina Qevani, eksperte psikologedhe Monika Qosja,mjekee përkushtuar për probleme shëndetësore të qytetit.
Të gjithë në votime për Republikëne e Re,me Lulzim Bashën në krye, këtë udhëheqës energjik,i cilinga viti në vit,me ndershmërinë e punën e tij, ka fituar besimin e respektim e qytetarëve,shtypit shqiptar dhe zyrtarëve të lartë në Europë e SHBA.
Zoti e Bekoftë Beratin! Zoti e Bekoftë Shqipërinë!