Eshte e lehte te kritikosh nga Olimpi i komoditetit

ALBINA DEDA4Bisede me Deputeten e Mirdites, Albina Deda

Albina Deda, tashmë ish deputetja e Legjislatures se 8-të të Kuvendit të Shqipërisë, përkatësisht në Qarkun e Lezhes, por për Mirditen, është lindur në një datë simbol, me 20 dhjetor të vitit 1969, në qytetin e Rrëshenit. 20 Dhjetori i vitit 1990 e gjeti vetëm 21 vjece, studente ne Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Qe aty, Albina u bë pjesë konkrete e Levizjes Demokratike, që brenda pak ditësh u kthye në partinë e parë opozitare, për të ardhur te ndryshimet e mëvonshme:

Çfarë mbresash keni nga ato ditë dhjetori të vitit 90-të?

A.D.  Dhjetori ’90 eshte i paperseritshem ne jeten e ç’do shqiptari por, veçanerisht per ne ish-studentet qe u beme protagoniste te lirise e demokracise, pluralizmit politik dhe shembjes se pushtetit e rregjimit komunist despotik. Eshte e veshtire te sjellesh ne mend dinamiken e perjetimin e atyre momenteve. Jane magji qe nuk pershkruhet. Por, ajo qe me ka ngelur ne kujtese eshte kurajo, guximi dhe, mbi gjithshka, solidariteti njerezor studentor.

Gjithësesi, përkrahja e kësaj levizjeje e kishte një origjinë. Nga vjen Albina?

A.D.   Natyrisht megjithese ishte nje levizje massive, tek une, te pakten kishte ndikim themelor prejardhja ime. Une vija nga nje familje e ndeshkuar rende nga rregjimi. Gjyshi im nga babai kishte vuajtur 15 vite burgim politik. Dhe ky ndeshkim reflektohej tek gjithe familja ime, pa kursyer dhe ne femijet. Kudo ishim te perbuzur nga pushteti dhe gjithmone te lincuar e te privuar nga ç’do e drejte elementare humane. Perpos kesaj, kusheriri im Pjeter Gjoci ishte nje i arratisur aktiv kunder rregjimit komunist, si pjestar i Kompanise 4000 e dekoruar se fundi nga Presidenti Nishani. Me pak fjale, them se origjina ime ishte burim i motivimit tim kunder diktatures.

Meqë po flisni për prindërit dhe të afërmit, e kishit mbështetjen e tyre? Kujtoni ndonjë mike të atyre viteve, që e shoqëruan Levizjen dhe vazhdojnë të jenë pjesë e saj?

ALBINA DEDA1

A.D. Kjo pyetje e thjeshte me mbush me nostalgji per prinderit e te afermit e mi por, njeheresh ndjej thellesisht krenari nga kjo perkatesi. Kam pasur, si askush, dhe vazhdoj te kem perkrahjen e familjes dhe te afermeve. Pa kete perkrahje kurre nuk do mund te kisha kete angazhim dhe kete sukses. i falenderoj publiksht!

Jane te shumte ata miq ish-studente te dhjetorit ’90, qe vijojne te jene te angazhuar si Gjok Vuksani, Mimoza Hajdarmataj etj.Ajo qe mund te them, eshte se kudo qe jane ata ngelen ikona te lirise se ketij vendi dhe do shkruhen ne kujtesen e historise sone me respekt.

Pas diplomimit në mjekësi, punuat në Pukë, Fushë – Arës dhe Ndërfushas e më pas në Rrëshen e Lezhë. Ndërfushasi, si hyri në biografinë tuaj? Se mos ndikoj përkatësia politike, këtu?

A.D. Puna ne profesionin e mjekut pervecse profesion human eshte nje eksperience e gjere, qe zor te haset ne ndonje profesion tjeter. Kam kujtime e impresione te pashlyera nga kjo pune ne Puke, F.Arres e Mirdite e Lezhe. Perkatesia politike mjerisht vazhdin te jete peshore, sidomos per te majtet, sa here jane ne pushtet.

Edhe pse mbrojtët masterin në dermatologji, ju u morët me punë drejtuese më vonë. U shkëputet nga mjekësia, apo ende keni vazhduar përkushtimin në profesion, edhe pse jo rregullisht. Keni ndonjë rast në punën tuaj si mjeke për t’u mbajtur mend?

A.D. Perkunder angazhimit politik, une nuk kam neglizhuar edhe kualifikimin tim profesional. Jam specializuar ne dermatologji e kam studiuar e diplomuar ne master menaxhim shendetsor. Mjeksia eshte dhe ngelet pasioni i jetes time. Nuk jam shkeputur nga librat mjekesore ,psikologjike e shkencore asnjehere por, te them te drejten, 4 vitet e fundit si deputete e opozites ishin shume te lodheshme e te ngarkuara dhe koha per t’iu perkushtuar profesionit ka qene e limituar. Gjithmone enderroj te rikthehem ne profession, por tek une edhe politika dhe profesioni ecin bashke. Nuk mund t’i ndaj pavaresisht. Ka qindra raste qe mbaj mend. Nuk kam si te veçoj, por ne kujtese ngelen ato raste, kur si mjeke je prane pacientit ne kohe ekstreme, kur atij i rrezikohet jeta. Atehere, nese ja del, nuk ka me lumturi dhe krenari dhe per veten. Kam pasur te tilla dhe sot e kesaj dite marr mirnjohjen e tyre. Faleminderit zotit, qe gjithmone ka qene prane meje t’ia dal me sukses ne profesion e jete.

ALBINA DEDA2

Po si drejtuese në sigurimin shëndetsor?

A.D.  Si drejtuese e DRSKSH ( sigurimi shendetsor) kam punuar ne nje kohe te implementimit te politikave te reja ne sigurimin e shendetesor.Kjo ishte nje reforme nga me te suksesshmet e qeverise Berisha. Edhe ky sektor i ndertuar me modernitet bashkekohor, pothuajse u shkaterrua nga fiktiviteti, korrupsioni e koncensioni qeveritar i 4 viteve te fundit. Jam e lumtur se per 7 vite ne krye te ketij institucioni ne qarkun Lezhe kemi pasur rezultate spektakolare. Kam drejtuar duke punuar ne grup me nje staf mjaft te specializuar per Reformen Shendetesore ne Qarkun e Lezhes qe nga viti 2007, duke permirsuar sherbimin shendetesor ndaj pacienteve, si dhe ne shtrirjen e Skemes se Sigurimeve Shendetesore. Duke qene se nje nga prioritetet e qeverisjes Berisha ishte Reforma Shendetesore, eshte arritur implemetimi me sukses i Reformes ne Sistemin Paresor dhe Spitalor, duke bashkepunuar me USAID-in ne vazhdimesi, si dhe duke permirsuar treguesit dhe indikatoret e vendosur per matjen e sherbimeve shendetesore. Me emrimin tim si Drejtoreshe e DRSKSH Lezhe, kam punuar me perkushtim per implementimin hap pas hapi te Reformes Shendetesore, te krijimit te nje imazhi sa me pozitiv si drejtuese per administraten, per pacientet e perfshire ne Skeme si dhe banoret e Qarkut te Lezhes, qe mbuloheshin me financim dhe sherbim shendetesor, si dhe nje bashkepunim te frytshem me te gjitha Institucionet e Qeverisjes Lokale dhe Qendrore. Gjate punes time jam treguar mjaft korrekte me zbatimin e legjislacionit ne fuqi, kete e kane treguar edhe kontrollet e ushtruara ne DRSKSH nga Auditi i ISKSH-se si dhe KLSH, te cilet e kane vleresuar pozitivisht punen tone. Duke bashkpunuar me stafin e DRSKSH Lezhe ,me Drejtoret e Qendrave Shendetesore te Rajonit , me Drejtoret e Spitaleve ne Qark si dhe me perfaqesimin ne Borde, kemi bere te mundur qe DRSKSH Lezhe te permbushe te gjitha detyrimet e saj si dhe te mos kete asnje detyrim ligjor ndaj ketyre subjekteve, edhe ne rastin e masave te marra ndaj tyre. Kjo tregon per nje performance nga ana menaxheriale ,administrative ,legjislative dhe profesionale.

Keni qënë për katër vjet deputete në Parlamentin Shqiptar dhe shumë aktive, keni ndonjë diskutim për t’u fiksuar në mëmorien tuaj?

ALBINA DEDA5

A.D.   Ne jeten parlamentare mendoj se kam qene active, jo vetem ne fushen profesionale, por dhe ne ate te interesit publik, problemeve e halleve te shumta nga keq’qeverisja dhe braktisja totale me sherbime. Gjithashtu, kam ngritur zerin per fenomenin e mbulimit te zones me hashash, si nje fenomen jo vetem social, shendetsor, por dhe kriminal. Kam debatuar per kriminalizimin e administrates e deri ne parlament. Edhe per korrupsionin, dhenjen me koncension te sektoreve te rendesishem tek privati me parate publike. Per largimet politike nga puna. Per papunesine, ndihmen sociale , varferine, per grate, romet, jetimet etj. Gjithashtu, kemi punuar me aleancen e grave parlamentare per perfshirjen e sa me shume grave ne politike, 50 perqind gra ne keshilla bashkiake, dhe prurje sa me te shumta e me cilesore ne parlament. Po ashtu, kam qene aktive dhe ne media. Kryesisht kam mbrojtur problemet e shumta te sektorit shendetsor e interesat e zones nga vij, Mirdites sime. Nga natyra jam sanguine dhe luftarake. Kam diskutuar e debatuar fort. Momentet apo sukseset le te mi gjykojne demokratet e thjeshte, te cilet mendoj se i kam perfaqesuar me dinjitet.

Si i vlerësoni ngjarjet e fundit ne Partinë Demokratike? Bëri mirë Kryetari Basha që firmosi kandidatët për deputet pa Këshillin Kombëtar?

A.D.  Ngjarjet e fundit ne PD jane rrjedhe logjike dhe domosdoshmeri jetike per rifreskinin e organizates sone politike, per t’u perballur me sfidat. Kete reformim e dikton fakti se kemi deshtuar ne disa proçese zgjedhore. Nuk shoh asgje perveç risise se qarkullimit te eliatave. Kam qene dhe ngelem e vendosur ne promovimin dhe gershetimin e vlerave. Duhet idealizem, sidomos ne PD, pasi dhe ne teresine tone jemi parti e vlerave, kauzave dhe idealeve.

Statuti yne ia jep kete tager zgjedhjeje kryetarit dhe stafit te tij. Nuk ka surpriza statutore. Kushdo qofshin keta, dhe kritizeret e dine mire se, ne kushtet e emergjences per t,u futur ne zgjedhje, kryetari Basha beri me te miren e mundeshme. Eshte e lehte te veshtrosh e kritikosh nga Olimpi i komoditetit qe te ka krijuar pushteti i PD-se por praktikisht mendoj se eshte bera me e mira sidomos per prespektiven.

Po lënjen jashtë kandidimit të disa figurave të njohura që e kanë shoqëruar Partinë Demokratike që nga themelimi e deri më sot dhe, kanë qënë shumë aktiv në punën e tyre?

A.D.   Askush nuk ka tapi politike perfaqesimi. Ky eshte tipar i organizatave komuniste. Levizja eshte vetem zhvillim e rifreskim, per me teper kur nuk ka produktivitet. Kontributi i askujt ne PD nuk mohohet, por nuk eshte vetem parlamenti kriter vleresimi. Mendoni per nje çast mijerat e demokrateve te thjeshte, qe na votuan mbeshteten e inkurajuan pa asnje kusht e perfitim ne 27 vjet. Nuk i degjoj dhe neveris zerat mitomane qe flasin si ne slloganet e Luigjit te 14-te:”Pas meje do behet qameti”.

Marrëveshja me Ramen sikur e ka zbeh shumë portretin e kryetarit. Ai u mjaftua me 6 poste minorene, duke shmangur heqjen e Ramës, kur kishte deklaruar se PD nuk hyn në zgjedhje me Ramen Kryeministër për 90 ditë radhazi?

ALBINA DEDA3

A.D.  Nuk ndaj te njejtin mendim.Si protesta dhe marreveshja e kane forcuar z.Basha.Gjithkush e din dhe eshte ne thelb te logjikes qe, ne nje marreveshje, nuk mund te realizosh te gjithe pretendimet qe ke, ndonese ato jane te drejta. Basha eshte nje lider modern dhe e ka demonstruar kete.Po ashtu, duhet pare konteksti politik nacional dhe ai nderkombetar…! Ne keto kushte, mendoj se Basha dhe opozita moren maksimumin e fruteve nga marreveshja.Vota perpara se te jete nje zgjedhje ne leter, eshte fryme. Dhe kjo fryme eshte garantuar.Jam e sigurte, se do konvertohet ne rezultat pozitiv per ne.Po ashtu ka ndikim, siç po shihet dhe ne uljen e tensioneve sociale, te cilat stopojne integrimin, ekonomine dhe zhvillimin.

Le ta lëmë për një moment Albinen politikane, kush është Albina familjare? A ishte e vështirë për femren politikane të ishte edhe bashkëshorte, edhe nënë e mirë?

A.D.   Natyrisht eshte e veshtire kudo, por ne nje shoqeri te kompleksuar e maskiliste si e jona, kjo veshtiresi shumfishohet. Personalisht besoj, se fale zotit, kam arritur modestisht te alternoj e harminizoj te qenit nene, bashkeshorte e politikane. Kam dy vajza e nje djale , Alisa qe studion per drejtesi, Ada qe eshte maturante ne gjimnaz dhe modele, Xhoni ne klase te shtate dhe qe merret me futboll. Jane te shendetshem , po ashtu me rezultate te shkelqyera ne shkolle dhe mjaft te mbare ne familje e shoqeri. Dy vajzat jane anetare te forumit rinor demokrat dhe jane dhe mbeshtetje e support, duke me shoqeruar ne takime e tubime politike. Per angazhimin tim politik kam pasur gjithmone suportin e bashkeshortit tim, Pjerinit, qe eshte dhe ai mjek, nenes se bashkeshortit, prindet e mi, gjithe familjes time qe ngelet oazi i qetesise dhe lumturise time.

ALBINA DEDA6

A mendoni se mund të bëni ndonjë riorganizim në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve?

A.D.   Natyrshem qe do kete riorganizim dhe zgjedhje te reja.Uroj dhe besoj shume qe PD do te jete ne pushtet dhe do te adaotoje nje organizim e strategji qe t’i pershtatet sfidave qeverisese.

Do të mbeteni në politikë , apo do ti rikhthenei me ngarkesë të plotë profesionit?

A.D.   Aktualisht gezoj mandatin e deputetes, deri ne shtator si dhe jam e angazhuar totalisht ne fushate ne mbeshtetje te kandidateve te PD-se qarku Lezhe. Pas kesaj, do te bej zgjedhjen time, gjithmone ne konsultim me familjen dhe miqte e mi. Ajo qe mund te them eshte, qe perjetesisht do te jem anetare dhe kontribuese e Partise Demokratike.

Ju falenderoj shumw per intervisten dhe, i uroj Revistes “Kuvendi” jetegjatesi nw aktivitetin e saj letrar dhe kombetar!

Faleminderit  qe u treguat e gatshme per t’i thene Kuvendit imprssionet dhe mendimet tuaja, per politiken, profesionin dhe familjen.

Bisedoi: Pjetwr Jaku

Detroit, 01 Qershor 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *