Poet dhe studiues i letersise
Editor i Revistes Kuvendi
Soros, i mbiquajtur edhe Baroni Grabites ose the infamous con artist—me troc marifetxhiu me i madh i kohes sone—e konsideron veten, sipas fjaleve te tij,“te caktuar nga zoti per t’ju dhene zgjidhje perfundimtare problemeve me te pazgjidhshme.” Ne biografine e tij te shkruar nga Michael Kaufman, Xhorxh Soros refehet se enderon atributet e Zotit ne Testamentin e Vjeter, te jete krijues i gjithckaje, ndergjegje e botes dhe prani e padukshme!
Ne rinine e tij te hershme, edhe pse Hebre, shkelqeu duke ju sherbyer Nazisteve per te mbrire zgjidhjen e tyre finale: nje Europe pa Cifute! Ne kujtimet e tij pranon se i pelqente te grabiste bashkekombasit e tij, cifutet Hungareze, perpara se ai vete dhe familja e tij ti shpetonin Holokaustit duke u arratisur ne Londer. I pyetur nga CBS60Minutes nese e vret ndergjegjia per kete te kaluar, Soros, me gjakftohtesine e spekulantit, u pergjegj: Jo.
Ketu, tek talenti i tij prej spekulanti, ndoshta duhet pare edhe intensiteti i perfshirjes se tij ne kokolepsjet Ballkanike, sidomos prania e perhershme e hijes se tij neper krizat Shqiptare.
I padukshem qe le mjaft gjurme…
Ne kohet moderne, Xhorxh Soros, njihet ndryshe si njeriu qe, ne vitin 1992, meskeputi Banken Qendrore te Anglise duke fituar, permes spekulimit, nje miliarde pound britanike, apo si njeri nder shkaktaret kryesore te krizes financiare qe perfshiu “Tigrat e Azise” ne vitin 1997, kohe kur ai vuri bast kunder monedhes se Tailandes. Se fundi CV-ja e tij u pasurua me nje perpjekje per te destabilizuar Europen me krizen e refugjateve Siriane te cilen e financoi me mbi peseqind milione dollare, nderkohe qe, sipas mjaft analisteve serioze, zgjidhja me e lehte do te kishte qene strehimi i tyre ne vended ku e ku me te pasura te Gjirit Persik, aty ku te shperngulurit mund te pershtateshin me lehte brenda kultures se tyre Islame.
Nje email i deklasifikuar i Xhorxh Sorosit ne adrese te Sekretares Amerikane te Shtetit Hillari Clinton ne vitin 2011, provon edhe perzierjen e tij te drejtperdrejte ne politiken Shqiptare. Aty, midis rreshtave, duket qarte anesia e tij politike nderkohe qe kerkon, shi cfare ironie, influencim te politikes Amerikane nga vezhgimi ne terren i njerezve “te pavarur” te fondacionit “Shoqeria e Hapur” ne Tirane. Per cdo Shqiptar, ky dorovites i palodhur i zonjes Klinton, tingellon shume hipokrit ngaqe preferenca e tij per ta dominuar fondacionin me militante aktive apo kuazi-aktive te se majtes, shihet hapur. Kjo tendence ri ne themel te asaj qe kryeministri Hungarez, Urban, e quan his transborder empire—perandori ndershteterore—nje entitet me tere logjistiken e duhur per t’ju sherbyer ambicjeve te tij.
Kjo perpjekje e miliarderit 85 vjecar, nuk ka kaluar pa rene ne sy. Nje leter e hapur e pese senatoreve republikane drejtuar Sekretarit Amerikan te Shtetit, Rex Tillerson, e bazuar vec te tjerash ne feedback te hollesishem nga eksperte me njohje te thelle te rajonit, ve alarmin per trafik influence nga Xhorxh Soros i cili ju kerkon perfaqesive diplomatike Amerikane favorizim politik te grupimeve te majta ne Ballkan, momentalisht ne Maqedoni dhe Shqiperi.
Perse Shqiperia?!
Shqiperia eshte sot Kanabis-stan. Raporti vjetor i Departamentit te Shtetit nuk le ekuivok teksa e cileson Shqiperine vendin e kultivimit me masiv te narkotikeve ne Europe. Evidenca per kete cilesim eshte e plote sepse NASA mund te fotografoje ne high resolution cdo rrenje hashashi. Sorosit kjo gjendje i volit. Ai eshte sot kontribuesi me substancial ne fushaten per legalizimin e marihuanes dhe mosndeshkimit te kultivuesve te saj. Ai i jep nje NGO-je Amerikane te quajtur Drug Policy Alliance 4 milion dollare ne vit donacion per te lobuar ne favor te legalizimit te marihuanes dhe drograve te tjera sintetike. Drug Policy Alliance deshtoi ne fushaten e saj ne Kaliforni por ishte vendimtare ne Uruguaji ku marihuana u legalizua dhe dekriminalizua. Soros, i kufizuar nga ligji, dha nje donacion prej 1 milion dollaresh ne Kaliforni.
Kultivimi masiv i kanabisit ne Shqiperi me destinacion Europen, i sherben argumentit te Sorosit ne favor te legalizimit si e vetmja zgjidhje e mundshme. Per kete i duhet mandatii dyte i Edi Rames. Buratinua i tij, kryeministri i Shqiperise, ka nje detyrim marionete perpara Sorosit te kerkoje nje mandat te dyte per te dale pastaj me tezen Sorosiane te legalizimit te narkotikeve duke e konsideruar parandalimin si nje mision te pamundur. K. Kokedhima u tregua i paduruar ne zellin e tij per ta mare ai stafeten.