100 vjet Vater shqiptare
Lartesite pushton me flatra,
Në flamurin kuq e zi
Njeqind vjet shqiponjen VATRA
Amanet e ruan ne gji..!
Tek kjo vater prush i gjalle,
Per atdheun rreze drite,
Bashke me burrat radhe.. radhe..
Emrin rriti, njeqind vite..!
Pavarsi 100 vjeçare,
Flet nga Vlora, nga bregdeti,
Pershendet vatren Shqiptare,
Vater nderi, amaneti.
Ne kohe te liga me shtrengate,
Ne Amerike e ndez shkendine,
Vatra: -E para ambasade,
Perfaqson Nene-Shqiperine..!
Djem besnik, shpirt fisnik,
Zgjojne e gezojne trojet Arberore
Mbahu neno, mos ki frikë,
Vatra eshte ambasadore..!
Shqiperia kenge thuri
Vatra drite vegon ne varg
Burra kombi dhe flamuri,
N’ keng’t e nenes vine prej larg..!
Mendimtar, kollos Shqiptar
Kete vaTER themeloI
Eshte Fan Noli burr i pare,
Ne mergim vellezerit bashkoI.
Nje flamur nje gjuhe amtare,
Me nje bese per nje qellim
Interesat kombetare
Gur themeli, perkushtim..!
.
Mbijeton e ruan ne gji,
Vlera te shtrentja sa vete jeta
Vater-zjarrta per Shqiperi
Ngroh nga larg trojet e veta.
Frymezime te tilla ne te vertete jane te rralla, Ato vijne njehere ne 100 vjet. Te lumte Lumaj! Asnjehere s’te ka munguar frymezime ne jubile te tilla.