Manifestim i shkelqyer i Vatres ne 100 vjetorin e themelimit

 

1 mijë  shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e Amerikës, Kanadasë, dhe mbarë trojeve shqiptare, Shqipëria Etnike ishte mbrëmë në 100 vjetorin e krijimit të Vatrës. Shqiptaret e Amerikes shpalosen vlera kombetare. E mbeshteten Vatren duke i hedhur pas shpine sulmet meskine te shgarravitesve te gazetave percarese dhe te atyre qe deshen ta pengonin manifestimin. Kishte kohe qe nuk mbusheshin sallat ne keto permasa.Ne fjalimin e senatorit Shumer dhe te kongresmenit Engel, u vleresua kontributi i Vatres dhe shqiptareve…

 

NGA BEQIR SINA

 

NEW YORK CITY : Në lokalin e famous në New York, Chelsea Piers 60, Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA shënoi 100 vjetorin e saj, një jetgjatësi që do t’a kishte zili çdo shoqat. Këtë fat dhe këtë pervilegje e patën mbrëmë shqiptarët e Amerikës. Të cilët, të djelën më 29 prill – Në New York, përjetuan ngjarjen shekullore – Ditëlindjen e Vatrës – e cila dje u bë 100 vjet. Pjesmarrja në këtë mbrëmje festive, ishte me të vërtet një përjetim emocional, që çdo bashkëatdhetar dhe fëmijët e tyre, në breza kan për t’a përcjellur gjatë gjithë jetës së tyre, për këtë ngjarje me të vërtet historike, në komunitet.

 

Me këtë mbrëmje Gala, të pa harruar shoqata më e vjetër shqiptare e Amerikës Vatra i përmbylli dje festimet e 100 vjetorit të krijimit të saj  në restorantin Chelsea Piers 60 në Nju Jork, darkë, kjo ku morën pjesë rreth 1 mijë vetë, shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e Amerikës, Kanadasë, dhe mbarë trojeve shqiptare, Shqipëria Etnike ishte mbrëmë në 100 vjetorin e Vatrës

 

Lokali famous Chelsea Piers 60, është restoranti mjaft i njohur në brigjet e lumit Hudson të Nju Jorkut, i cili rezervohet zakonisht nga amerikanët dhe komunitetet e tjera, veçanërisht për veprimtari të tilla të mëdha me pjesmarrës kaq të shumtë. Për darkën e mbrëmshme me rastin e 100 vjetorit të Vatrës, kryesia e Vatrës, kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj, nën kryetari Agim Rexhaj , editori i Diellit Dalip Greca, z. Deny Blloshmi, por pa harruar edhe grupet e punës komisionet e organizimit kishin kohe që punonin.Dhe u shkojnë të gjitha falemnderimet dhe u takojnë takojnë fjalët më të mirë, për këtë organizimim kaq të shkëlqyer.Një falemnderim i veçantë shkon me këtë rast nga vatranët edhe për kujdesin që tregojë Qeveria e Shqipërisë, Kryeministri i i saj miku i Vatranëve dr Sali Berisha..

 

100 Vjetori i Vatrës Ishte një mbrëmje që u solli Vatranëve, kujtimin e hereshme të kolonive shqiptare, kur mblidheshin së bashku të kremtonin themelimin e Vatrës, prej kolosve të saj Nolit e Konicës. Dhe në ndërsa tryezat shtroheshin, të ftuarit, me veshje luksoze, dhe me një gëzim, takoheshin dhe njiheshin me njëri tjetrin, duke shkëmbyer me ketë rast mesazhe vllazërie në mesin e shqiptarëve, të një gjaku.

 

Pjesmarrësit në mbrëmje i përshëndeti edhe Zyhdi Karagjozi,  i briri i kryetarit historik të Vatrës, Kryetarit të përjetëshëm zotit Agim Karagjozi, si dhe shumë personalitete, përfshirë edhe mysafirët:  L.T.M. Princi Leka II,  miku i shqiptarëve Senatori i njohur i New Yorkut, Charles “Chuck” Schumer, dhe me një letër presidentia Kosovës Atifete Jahjaga, e cila kishte dërguar një mesazh. Ndërkohë, që liderit shpirtëror të të gjitha besimeve fetare në haromi të plotë, kryen lutjen fetare dhe bekuan mbrëmjen e 100 vjetorit të Vatrës.

 

I pranishëm në darkë ishte dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, nën kryeministria e Maqedonisë, zonja Teuta Arifi, Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli , zoti Nertian, Ceka, zoti Tahir Muhedini, Prof. Fehari Ramadani Ndodhej edhe ligjvënësi nga Nju Jorku, Eliot Engell, nismëtari dhe kryetari i grupit të ligjëvënësve amerikanë që kujdesen për çështjet shqiptare. Ambasadori i Shqippërisë në Washington, zoti Galanxhi, ambasadori Ferit Hoti, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku, diplomati Mal Berisha, Prof. Nicholas C. Pano, Dr. Elez Biberaj, historiani i njohur Bejtullah Destani – dhe shumë mysafirë të tjerë, perfaqesues diplomatike te Republikes se Shqiperise, Kosoves dhe te Maqedonise, në Konsullatat e Përgjithëshme, studjues, diplomatë, artistë, gazetar, mjete të informimit, aktivistë, shqiptarë nga tëra anët e botës dhe të Amerikës

 

Senatori i New Yorkut,Charles “Chuck” Schumer mbasi përshëndeti në gjuhën e ëmbël dhe të bukur  shqipe :Gëzuar ditëlindjen Vatra!”, ka vlersuar lart rolin dhe kontributin e shqiptarëve të Amerikës   “Kam aq shumë miq shqiptarë” tha Eliot Engel “sa kolegët në Kongres shpesh më pyesin – a mos je edhe ti shqiptar? – dhe unë u them Po”.

 

Mbrëmja madhështor e Vatrës 100 vjet u çelë me tre himnet. Himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kënduar Carrie Hopper, sikurse, Aurela Gaçe këndoi himnin e Republikës së Shqipërisë dhe atë të sjellur enkas nga arshivat kombëtare të Shqipërisë, himnin historik të VATRES. Më pasë konferencieret zonja Rafaela Prifiti dhe professor David Avdul – ftuan pjesmarrësit të respektojnë me një minut heshtje kujtimin e të gjithë vatranëve që nuk janë më, dhe të gjithë atyre që vdiqën për liri e demokraci.

 

Lutja dhe bekimi i darkës së 100 vjetorit u krye nga i  Nderuari Papas Antonio Bellusci, delegat i Episkopit Arbëresh të Ungrës, të Përndershmit Donato Olivero përcjellur me nga një mesazh prej Përfaqsuesve të të gjitha Komuniteteve Fetare Shqiptare. Të cilët, janë simbol i bashkëjetes fetare që kemi në shqiptarët në botë, : Shkëlqesia e Tij, At Liolini, i Përndershmi Nikon, Peshkop i Bostonit, i Nju Inglënd, Gazmend Aga, Nën kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i Përndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkëv i Kishës Katolike të Kosovës, i Nderuari Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve , Imam Shuaip Gerguri, Dom Pjetër Popaj, dom Fran Kola, dhe Pastor Fr. Nathan Preston.

 

Në emër të shoqatës Vatra, përshëndeti nënkryetari i saj zoti Agim Rexhaj, “Siç e dini, tha zoti Rexhaj,  festimet për këtë 100 vjetor kanë filluar që prej disa kohësh, ndërsa dje ato kulmuan me një simpozium shkencor, i cili hodhi dritë mbi historinë e lavdishme të Vatrës. Në të morën pjesë qindra vatranë, bashkëatdhetarë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Çamëria, Mali i Zi dhe Presheva si dhe nga Diaspora jonë më e vjetër dhe më mirë e ruajtur në traditat e veta, Arbëreshët e Italisë.”

 

Rexhaj gjatë fjalës së tij permendi se Vatrën e nderoi Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Prof Dr Sali Berisha,Kleriket fetare te tri besimeve,katolike,ortodokse,muslimane, Princi Leka, Ministri i Diapsorës ne Qeverinë e Kosovës, Z. Ibrahim Makolli, zv/Kryeministrja e Republikës së Maqedonisë znj. Teuta Arifi, si dhe studjues, diplomatë, artiste,gazetar,mjete te informimit, aktivistë, shqiptarë nga tëra anët e botës dhe të Amerikës.

 

Më tej ai tha që më lejoni të dashur pjesmarrës t’ju njoftoj se për Vatrën, për ju, vatranë, antarë të saj nuk ka patur ngjarje më të madhe se sa kjo e festimeve të 100 vjetorit ku ne bëmë dhe po bëjmë një bilanc të asaj që kemi arritur në një shekull dhe po hapim një dritare të re të atyre që do të arrijmë në shekullin që sapo hyme.

 

“Ne, fund të fundit, u shpreh nënë kryetari i Vatrës, zoti Rexhaj, kemi një bilanc i cili është i qartë. Vatra luftoi për themelimin e shtetit shqiptar dhe ja doli, Vatra, luftoi për shpëtimin trojeve shqiptare, dhe ja doli, Vatra luftoi për nxjerrjen e Shqipërisë nga kthetrat e komunizmit, dhe ja doli, Vatra luftoi për çlirimin e Kosovës dhe ja doli, Vatra luftoi për ta bërë kombin shqiptar, mik të Amerikës dhe ja doli. Vatra, natyrisht si një segment i zgjatur i kombit shqiptar në Botën e Re, këtu në Amerikë, mbajti krahun e forcave më progresive në atdhe dhe ja ku jemi sonte të gjithë bashkë në këtë mbrëmje jubilare të mrekullueshme në vendin e lirisë, në Nu Jorkun e bukur”.

 

Duke mbyllur fjalën e tij zoti Rexhaj, përcolli Urimet e Vatres Kombetare ne kete ditelindje te arte te 100 vjetorit te lindjes! duke shtuar “Qofshin te bekuar ata qe e themeluan kete keshtjelle te shqiptarizmit ne kete vend te bekuar,qe beri aq shume per kombin tone! Nderim per Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe shpetoj Shqiperin dhe i dha lirin Kosoves.

 

Prania kaq massive e juaja sonte këtu, verteton plotësisht atë që Vatra edhe pse një qint – vjeçare, është e re, e fortë, më e fortë se kurrë. Ju falemndeirt që më pjesmarrjen tuaj e bëtë Vatrën më të fortë, më të bukur, më të dashur se kurrë! tha Rexhaj.

 

Pas përshëndetjeve, të rastit dhe ndarjen e disa çmimeve për Vatrën nga komuniteti shqiptarë i Kanadasë, dhe nga Shqipëria, programi festin u pasurua me këngët dhe vallet nga të gjitha viset shqiptare të cilat vazhduan deri natën vonë.Ka qenë këngëtari i njohur Gëzim Nikaj që ngriti peshë zemrat e pjesëmarrësve me këngën “Shqipëri O Nëna ime”.

 

 Në këtë mbrëmje Gala , Çun Lajçi nga Kosova, si dhe disa nga këngëtarët më të njohur të botës tonë shqiptare , Aurela, Gaçe, Sinan Vasalliu, Gëzim Nika, Ermira Babaliu, Maja Aliçka, Remi, edhe shumë të tjerë nën drejtimin e mjeshtrit të muzikës Edmont Xhanit – grupit muzikor Alba, e madhështuan festën me këngë valle nga e gjithë Shqipëria. Grupi e vallëtarve të Rozafatit  Kisha Katolike Shqiptare Zoja Shkodres nga New Yorku, i cili drejtohet nga Koreografia : Angjelina Nika, ishte pjesë e programit muzikor  me një kolazh të valleve të tyre.

2 thoughts on “Manifestim i shkelqyer i Vatres ne 100 vjetorin e themelimit

  1. PERSHENDETJE TE GJITHE PJESMARSVE NE KETE FESTE TE GJITHE SHQIPTARVE,NE DUHET QE TE JEMI TE BASHKUAR SIC ESHTE NJE FJALE E VJETER RRETHE VATRES,KETU NE DJASPOR ESHTE PIKRISHTE VATRA QE NA BASHKON,PACIN FAQEN E BARDHE TE GJITHE PJEMARSIT NE KETE JUBILE TE VATRANVE.

  2. Megjithese boll u lodhun do t’lodhun, vatra bani ni takim te pa pame ne Ameriken tone. Per nimen u lumte qe kan mujt me pru deri ktu. Ne te tana tivit shqiptare e ka pa. Une kam pas vllan vatran dhe bash jam krenar. nje fjale e urt thote qente le t’lefin… nuk po e coj ma gjate se dihet. Jam plotsisht me urimin tan o Luyvigj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *