Une e shoh unitetin ne dallime

Unë e shoh unitetin në dalllime

Bisedë me politikanen dhe artisten kosovare, Blerta Deliu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kishim degjuar për Blerta Deliun, për artisten dhe politikanen, por jo edhe aq sa për të plotësuar portretin e saj. Revista Kuvendi” në Michigan, i kërkoi një bisedë Blertës, e cila edhe pse  mjaft e kufizuar në kohë e pranoi dhe realizoai me kënaqësi.

Nëse mund të dimë, kush është Blerta Deliu, shkurt për origjinen dhe veten tënde?

Jam nga Drenica, me konkretisht nga Skënderaj. Jam fëmija i parë i prindërve te mrekullueshem, (babai im është profesor i matematikës, kurse nëna mjeke, pediatre). Pas vetes kam tri motrat dhe vellaun Taulantin. Mund të thëm se rrjedh nga Drenica, provincë atdhetare dhe luftëtare, e cila gjithmonë ka qenë në ballë të kthesave (historike)vendimtare. Kjo që rrjedh nga provinca nuk më pengon, sepse edhe Lumi Sena i Parisit, rrjedhën e ka në provincë, më falni për krahasimin, por dua që t’i rrafshojë ndarjet dhe paragjykimet, apo edhe komplekset e aty-këtushme. Kosova është një dhe, pothuajse ka një mentalitet dhe një kulturë, pavarësisht ku jeton. Me ketë rast, dua ta citoj edhe plakun e urtë dhe të mençur, pajtimtarin e mbi 1000 gjaqeve në Kosovë, profesorin e nderuar, Anton Çeta, i cili thoshte se, kultura fshatare, është bazë e kulturës së qytetëruar. Fillimisht kam jetuar në Skënderaj, ku kam mbaruar shkollomin fillor dhe atë të mesëm, pastaj kam kaluar në Prishtinë, ku kam mbaruar Fakultetin e Arteve, dega e aktrimit, ku edhe kam magjistruar. Aktualisht jam deputete e Kuvendit të Kosovë, nga radhët e PDK-së dhe jam në komisionin për integrime Evropiane.

Kur nisi deshira për t’u marrë me politikë?

 

Dëshira për poltikë më ka lindur më vonë dhe, pothuajse spontanisht. Mirëpo, duke qenë dhe duke parë rrjedhat e politikës, madje duke e konsideruar politikën si art i së mundshmës, u futa në të dhe mendoj se nuk jam penduar, përkundrazi mendoj se kontributi im në këtë fushë është modest si vëllim, por cilësor si veprim. Pra, synimi im është që politikës t’i jap pak art dhe të kontribuoi për Atdheun tim, karshi thënies se presidentit amerikan John Kennedy: “Mos pyet çfarë  bën  atdheu  për ty, por çfarë  bën ti për  atdheun tënd”.

Veç kësaj, kishit ndonjë prefernecë tjetër?

 

Aktualisht nuk kam ndonjë preferencë tjetër, sepse nuk dua të shpërndahem, të shpërqendrohem. Dua që tërë energjinë time ta vëjë në veprim të politikës, meqë jam futur në të dhe, nuk dua që të jemë aty vetëm si dekor, por aktive dhe një zë i fuqishëm i të bërit politikë.

Si nje femer e emancipuar, si mendoni per femren shqiptare, sidomos kosovaret, a jane mjaft te lira?

 

 

Thënë të drejtën,dua të thej edhe disa paragjykime dhe tabu që e përcjellin femrën tonë prej kohesh. Por, marrja me politikë nuk është edhe aq e lehtë, madje unë do të thoja, se politika është shkencë. Gruaja kosovare ka dëshmuar se është e zonja për gjithçka. Madje në disa fusha edhe më e zonja se sa mëshkujt, por ka patur paragjykime, anonimitete dhe njëfarë pengese e mosbesimi. Besoj se me kohën të gjitha këto po kalohen. Zëri i gruas në Kosovë duhet të dëgjohet edhe më shumë dhe mendoj se ajo kohë dhe ai zë po dëgjohet dhe po shkon në vesh të secilit. “Nëse ke shkolluar një mashkull, ke shkolluar një individ, nëse ke shkolluar një femër, ke shkolluar një komb të tërë”,- thoshte i madhi Sami Frshëri.

Ju jeni familjare, a ju pengon një status i tillë për t’u marrë me politikë?

 

Po, jam familjare. Kam burrin dhe dy femijë, një djalë dhe një vajzë, por kjo nuk me pengon fare. Bashkëshorti im me kupton shumë dhe me krijon kushte që t’i përkushtohem më tërë qenien politikës. Eshtë e natyrshme që, si nënë, të kesh edhe disa pengesa shtesë, por ato nuk ndikojnë në punën time, janë cikërrime

Femrat në bisznes janë të pakta. Nëse nuk do të ishit artiste dhe politikane, do të merreshit me biznes?

 

Jo,unë nuk jam marrë kurrë me biznes. Me të mirret burri im. Nuk kam kurrëfarë sensi për biznes. Unë jam vetëm artiste dhe tashti deputete.Nuk ushtroj asnjë biznes dhe as që kam ushtruar ndonjëherë, e besoj se këtë nuk do ta bëjë as në të ardhshmën.

Çfarë i mungon politikes kosovare momentalisht?

 

Politikës kosovare momentalisht i mungon uniteti dhe njëfarë bashkëpunim, ndonëse kur është fjala për çështje të mëdha, besoj se jemi treguar unison (në një zë). Mirëpo, jetojmë në Demokraci dhe në pluralizëm, prandaj të kërkosh unitet për çdo gjë, është e pashëndetshme për Demokracinë.Unë e shoh unitetin në dalllime.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Blerta me Presidenten e Kosoves Jahjaga

 

A duhet tejkaluar Ahtisari?

 

Unë, mendoj se politika është praktikë e ditës, e së tashmës dhe e së ardhshmës. Natyrisht, politika e bën të mundurën. Mendoj se krejt tjetër është të mendosh politikisht, e krejt diçka tjetër të veprosh politikisht. Aktulisht jemi këtu ku jemi dhe, sipas Kadaresë, shqiptarët kurrë në historinë e tyre nuk i kanë pasur punët më mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ecet edhe më tej.Besoj se disa gjëra duhet lënë kohës, ajo bën korrigjimin dhe gjërat e kanë rrjedhën e vet!

A janë mjaft femrat në politiken kosovare dhe në jetën artistike e kulturore?

 

Femra nuk ka kurrë shumë dhe kjo është për brengosje, por unë mbroj mendimin se femrat nuk duhet shikuar si numër dhe si dekor. Eshtë kohë vlerash dhe gjithkush duhet ndjekur këtë parim. Konkurenca e vlerave, mbi të gjitha!

Si nënë, ç’drejtime mendoni t’u jepni fëmijëve, ose nëse është në pyetje, çfarë deshironi të bëhen ata?

 

Nuk preferoj t’ua paracaktoj profesionin. Ata janë të lirë të zgjedhin vetë. Edhe unë e kam patur këtë fat. Mendoj se është hëret për profesionin e tyre por, ku i dihet, ndoshta Tana,vajza ime do të me përngjajë dhe të futet në politikë, anipse më me dëshirë do t’a shihja në art.

 

 

 

Blerta nënë

Keni ndonjë peng nga vitet që kane kaluar? A do të deshironte Blerta të ishte dikush tjetër nga ç’është?

 

Besoj se te gjitha i kam provuar, dhe mund të them se jam e realizuar! Nuk i kam kërkesat imagjinare dhe nuk i dorëzohem fantazisë, pra ec me këmbë mbi tokë.

Cilat janë preferencat tuaja në art, lexoni apo krijoni në ndonjë fushë tjetër?

 

I kam tri, aktrimin, muzikën dhe leximin. Ndonëse profesioni i deputetës nuk me krijon shumë lux. Kohën e lirë e harxhoj me këto tri degë të artit. Nuk do t’i ndaja asnjërën, anipse, ndoshta mund t’iu hy në hak, por këto tri zhanre i kam përherë afër zemrës.

Ku e parashikon Blerten pas disa vitesh?

 

Blerten e shikoj në politikë, hahaha, ndoshta ministre,pse jo? Pa modesti thëm se, meqë kam hy në politikë, do të mundohëm të mbetëm gjatë dhe të japë maksimumin. Por, politika është edhe terren i vështirë dhe i rrëshqitshem. Megjithatë, unë e kam profesionin tim, aktore dhe profesoshë e aktrimit, pastaj gazetare e moderatore,  dhe po shpresoj se nuk do të mbetëm pa punë, hahaha, edhe nëse dal nga politika.

A mendoni se 8 Marsi duhet të jetë edhe për shqiptaret festa e nënave, apo duhet gjetur një datë tjetër?

 

Tetë marsi është themeluar nga femrat, më duket nga femrat amerikane, si një levizje e majtë.  Mua nuk me pengon kjo datë, por femrat kanë edhe data të tjera si: shtatë marsi-dita e mësuesit dhe e mësueses, pastaj 14 shkurti, dita e Shën Valentinit…zatën,të gjitha ditët janë të rëndësishme dhe i takojnë barabar femrave dhe mëshkujve. Nuk me pëlqen të bëhem robe e datave.

Në Amerikë ka dhe festë të babait, si mendoni, duhet të ketë një të tillë edhe për shqiptarët?

 

Le të këtë edhe festë të babait, pse jo. Nga festat nuk ka asgjë të keqe.

 

Keni dçka tjetër për këtë bisedë?

 

Nuk kam çka të shtojë vetëm dua t’iu falënderoj për intervistën dhe, mërgatës sonë në SHBA  e lexuesve të Revistes “ Kuvendi”, t’u dëshiroj shumë fat dhe suksese. Këtu, tek ne, ende është aktuale thënia e Nolit: “Mbahu nëno,mos ke frikë,se ke djemtë në Amerikë.”

 

Falemnderit për mundësinë e kësaj bisede!

 

Bisedoi: Pjetër Jaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *