Poezi nga Arian Gruda
Sa zgjat dhembja e popullit tim?
Më dhëmb truri nga mendimi për ty
O krijesë e pafat!
Frymëmarrja më dhëmb,
Mushkëritë më bëhën mal
Do doja të thoja të tjera fjalë
Për dashurinë…
Pamundësia më dhëmb
Kur para syve më del Atdheu im!
Shoh sytë e tu, fytyrën tënde të tretur,
Pa shpresë më duket shprehja
Nga gjëma që hoqëm e pamë
Të gjithë e dimë
Se të gjithë shpëtuam e shpejtojmë
Në rastësi…
Atëherë kur vlera e njeriut u kthye në pluhur,
Atëherë kur kokat e njerëzve priteshin,
Atëherë kur dhëmbja ishte e mprehtë
Dhe e hollë
U lindem unë e ti!
Nga erdhi ajo gjëmë askush se diti,
Ajo gjëmë që vrau të gjitha dashuritë…
A thua Homeri, Shekspiri, Dantja
E Migjeni ynë do të ngrihen
Të përshkruajn ferrin tonë
Apo shkatërrimtarët politikë
Dhëmbjen do na shtojnë?
Ku të jetë fshehur mirësia dhe kujtesa
Pyes humnerat e kohës
Sa pafundësia e syve tanë
E një valë deshpërimi shfryn brenda meje
Një det me brenga
Kur shoh autostrada pafund,
Gradaçela që ndriçojnë natë e ditë
E ripyes me ankth e frikë:
Sa zgjat dhembja e vendit tim?
Kur dëgjoj heqje qeverish,
Për kufoma deshtake,
Që duan prapë pushtetin ta mbajnë,
Për parlament banditësh, për vrasje, prerje
Djeg’je , ikje pa fund e mbarim,
Për sheshe të mbushura plot e përplotë me policë
E shumë ndodhi të kohës
Mbushur me analfabetë politikë
Gërryerje toke, për të ribërë përsëri këneta
Veçëse tokës time t’i shtohet dhëmbja..
Atëherë pyes prapë me ankth e frikë:
Sa zgjat dhembja e popullit tim?!
24 mars 2016