Botohet kompleti 8 vellimësh i Imam Vehbi Ismailit

Me  daten 22 prill, nga ora 7:00 deri 9:00 Pm, ne Qendren Isalme Shqiptare te Detroitit u be promovimi i Kompletiti 8 vellimesh te Imam Vehbi Isamilit. Ne kete promovim merrnin pjese jo vetem besimtare te kesaj qendre, por edhe miq e te njohur te tjere te Imam Vehbiut, me te cilin  kishin kontribuar per shume vite.

Takimin promovues me nje pershendetje dhe nje fjale te shkruter per punen e Imam Vehbiut ne kete fushe e mbajti Imam Shuajb Gerguri, njeherit edhe drejtuesi aktual i kesaj qendre. Per vepren dhe punen patriotike e krijuese foli Xhevdet Hoxha  si dhe per vleren e vepres se kompletuar folen Zeqirija Ibrahimi, redaktor i serise dhe Afrim Gashi- redaktor i bibliotekes.

Mergim Korca solli para te pranishmeve disa momente vertete mbreselenese nga puna dhe veprimtaria e ketij njeriu, qe s’pushoi se renduri gjithe jeten per afrimin kulturor e kombetar te shqiptareve.

Ne emer te vatres pershendeti  aktivisti dhe vatrani i njohur Kujtim Qafa. Ndersa Imam i Koplikut, foli per rendesine e kesaj vepre te kompletuar tashme, qe se shpejti do jete ne duart e shqiptareve.

Ne kete takim u lexua edhe pershendetja e  Famullitarit te Kishes katolike te Shen Palit, Don Fran Kola, te cilen po e publikojme me poshte:

Të nderuar pjesëmarrës në këtë promovim të qelluar, të vepres së një shqiptari e atdhetari të njohur, të një fetari patriot, që punoi për disa dekada në emigrim, Imam Vehbi Isamilit.

Të nderuar botues dhe i nderuar Imam Shuajb, në pamundësi për të ardhur, pasi prej ma shumë se dy muajsh Kisha jonë ka shtuar edhe një  meshë mbrëmjen e së dielës dhe që mbaron përtej orës 7, kohë në të cilen ju mblidheni në këtë promovim, si dhe të festimit të 101 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, uroj që takimi juaj të shkojë sa ma mirë si dhe të gjitha takimet e tjera që do kemi në këtë vit Jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë, duke shpresuar që sa ma shpejt të mbrrimë edhe tek  bashkimi i trojeve shqiptare.

Botimi i veprës së plotë të Imam Vehbisë është një nder i meritum që i bahet kësaj figure, që tanë jetën e tij shkroi e botoi dhe  u mundua për shqiptarizmen!

Si Kishë e Shen Palit jemi të gatshëm të ndihmojmë sa herë të kërkohet ndihma jonë, për libra si të Imam Vehbiut, si dhe aksione të tjera kombëtare, pasi jemi vëllezër të një gjuhe e të një kombi, që askush nuk mund të na ndajë!

Zoti u ndihmoftë në punë të mira si kjo!

Don Fran Kola,

22 Prill 2012

Per Revisten Kuvendi; Mondi Rakaj

 

Foto nga takimi:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *