NJU JORK : U MBAJTË DITA PËRKUJTIMORE : “DITA E LIRISË SHQIPËTARE – NICK MERNAÇAJ”


Prefekti i Qarkut, të Westchesterit, zoti Rob Astorino, i dorzoi familjes Proklamatën e “Ditës së Lirisë Shqiptare – Nik Mërnaçaj”, ndërkohë, që flamuri kuq e zi, do të qëndroi gjatë gjithë kësaj jave, duke u valvitur në majën e shtizës përkrahë shtizës ku valivitet edhe flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

WESTCHESTER NEW YORK : Bashkëatdhetarët tanë u mblodhën të shtunën, në Kensico Dam Palza, Valhalla – New York – disa metra larg vendit ku ngrihet “Memoriali i Viktimave të 11 shtatorit : /9 – 11/” të këtij Qarku, për të përkujtuar 22 vjetorin e vdekjes së Nick Marash Mernaçaj. Autoritetet e larta lokale të Westchesterit, përfaqësues të komunitetit, së bashku me anëtarët e familjes Mernaçaj – nderuan këtë ditë.Veprimtaria u organizua nën kujdesin e zotit Rob Astorino, Prefekt i Qarkut Westchester në bashkëpunim me familjen Mernaçaj –

Në këtë ceremoni vjetore mori pjesë edhe vetë Prefekti i Qarkut të Westchesterit, zoti Rob Astorino, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, Dritan Mishto, familja Mernaçaj, prindërit e të ndjerit Nik Mernaçaj- Marash dhe Mrije; djali i Nikës; Mikeli, me gjithë nënën e tij të ve, si dhe përfaqësues të shoiqatës Vatra dhe veprimtarë të tjerë të komunitetit. Veprimtarinë, e ndoqi Televizioni Kombëtar Shqiptar TVSH, nga Tirana, TV Kultura Shqiptare, nga New Yorku, si dhe Gazetat e e tjera të komunitetit.

Këtë vit pjesmarrja ishte më e madhe se herët e tjera. Organizatori, e kishte konceptuar këtë veprimtari vjetore, si një “Akademi të vogël Solemne” në komunitet, ku nuk munguan kostumet folklorike plot ngjyra të trevës, këngët e vallet folklorike të krahinës së Kelmendit, recitime, fjalime dhe referate kushtuar këtij akti nga folësit.

Në fillim të kësaj ceremonie në shenjë respekti, pjesëmarrësit nderuan dy Hymnet Kombëtare, atë të dy vendeve; Shteteve të Bashkura të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, kënduar me fort mjeshtëri nga i riu Albert Stanaj. Më pasë pjesmarrësit, për të ndjerin Nick Mernaçaj mbajtën një minut heshtje! për kujtimin e Nikës, dhe të gjithë atyre dëshmorëve shqiptar dhe amerikan të flijuar për liri dhe demokraci.

Drejtuesi i kësaj ceremonie gazetari Beqir Sina, duke evokuar jetën e Nik Mernaçajt, tha se ai ishte një aktivist që iu përkushtua lirisë dhe demokracisë, i cili kishte marrë pjesë në shumë demonstrata kundër sistemit komunist në Shqipëri dhe kundër represionit serb në Kosovë, këtu në Amerikë.

Kështu, vazhdoi fjalën e tij moderatori, ndodhi edhe në atë natë të kobshme, të 22 janarit të vitit 1990, ku ai së bashku me një grup shokësh të tij nga New Yorku, pasi kishte marrë pjesë në demonstratën antikomuniste në Detroit, për t’ju kundërvënë regjimit të Ramiz Alisë, që ishte aso kohe në gërhamat e fundit, tek po kthehej humb jetën në mënyrë aksidentale. Nika, la pas vetes atëhere djalin 5-vjecar, Maichel(Mikeli), babain e tij Marashin dhe nënën Mrijen, gruan e ve, dhe plot të afërm.

Aktin e Nikës, tha drejtuesi i kësaj veprimtarie, tani ne e përkujtojmë çdo vit së bashku me autoritetet e këtij Qarku, të cilët prej 22 Prillit 1990, me një Proklamatë e kanë quajtur këtë ditë “DITA E LIRISË SHQIPËTARE ; NICK MERNAÇAJ”, duke e cilësuar atë si si heroi shqiptar që ka rënë duke luftuar, për lirinë e vendit të tij.

“Vetesakrifikimi i Nikës, tha ndër të tjera drejtuesi i kësaj ceremonie, është vleresuar edhe nga qeveria Demokratike e Shqipërisë, në vitin 1993, ishte ish Presidenti i parë i Shqipërisë, postkuminste, Dr. Sali Berisha, i cili me dekret të posaçëm e pati shpallë Martir të Demokracisë, duke i akorduar Nik Mernaçajt medaljen “Martiri i Demokracisë”, me motivacionin:”Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për demokraci”. Në vendlindje, emrin e Nik Mernaçajt e ka marrë shkolla e mesme e Tamarës në Kelmend.”

Historiku i familjes Mernaçaj, vazhdoi zoti Sina, ka qenë ai i ndjekjes dhe i persekutimit komunist nga regjimi i Enver Hoxhës. Daja i Nikës, Dedë Gjoni, megjithëse i plagosur, nga forcat e ndjekejs, masakrohet, dhe digjet i gjallë brenda Kullës, të cilës iu vu flaka në sy të fëmijëve( nëna e Nik Mernaçajt – Maria, atëhere ishte 5 vjeçe). Regjimi komunist nuk do të ngopej me kaq, vëllai i Marash Mernaçajt, babai i të ndjerit Nik Mernaçaj, Nikolla, ka kaluar 38 vjet në burgjet komuniste dhe ka vdekur pa i gëzuar ndryshimet demokratike. A vdiq në kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes.

Folësi kryesorë i këtij përkujtimi, ishte veprimtari i dalluar, njohësi i mirë i të tilla rrethanave referente në komunitetin tonë, zotëri Gjeke Gjonlekaj, i cili është publicist dhe ka qenë gazetar me radio programin e Zëri i Amerikës, bile ka qenë referent në disa takime të tilla të rëndësishme në komunitet, dhe deshmitar okular i kësaj ngjarje në Detroit. Ai përqendroi fjalën e tij rreth jetës, familjes dhe aktit të tij sublim, të Nik Mernaçajt.

Gjonlekaj, në kujtimet e tij për këtë familje, solli të freskët një ngjarje nga më të bujshmet e asaj periudhe. “Ngjarje kohe, tha Gjonlekaj që ka befasur Amerikën, e më shumë tre dekadave më parë. Në dhjetor 1976 në pragun e Krishtlindjeve , Presidenti i 38 të i SHBA-ve, Gerald Ford, firmosi me penën e tij nga Zyra Oavle, një dekret nënshtetësie, në të cilin, i a patë kërkuar ai Kongresit amerikan, që të aprovojë qytetarinë(shtetësin) e kërkuar nga një e moshuar që jetonte në Amerikë, një nënë shqiptare, e quajtur Mrika Marnaçaj, e cila në moshën 105 vjeçare, më parë se të vdiste donte nënshtetësinë amerikane.

Kongresi, u bë garant duke ja njohur kërkesën, kësaj qytetarie, pasi nëna shqiptare Mrika Mernaçaj,i ishte drejtuar më parë Presidentit të SHBA-ve Gerald Ford, me një letër ku shkruhej ndër të tjera: ” Zoti President i SHBA-ve, jamë një nënë tepër e moshur e kombësisë shqiptare, që nuk e di se kur, por që dua të vdes me dy – shtetësinë, atë që e kam të vendit tim Shqipërisë, por dua dhe të Amerikës, shtëpisë së dytë timen që më hapi derën”.

Aprovimi i kërkësës së asaj kohe, ka ngelur një rastë unik, tha Gjonlekaj, dhe i pari dhe i rralli në Amerikë, prej atëhere, kur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arrinë të neshkruante me penën e Presidentit, nga Shtëpia e Bardhë, Zyra Ovale, nënshtetësinë e një qytetare, pa marrë parasyshë procesin që ndiqet prej e zyrarve të emigracionit. Ky dekert ka mbetur sot e kësaj dite në fuqi, kur vetë presidenti i SHBA, ka të drejtë në raste të tilla të jap shtetësin, gjithmonë në se ai e sheh të arsyeshme, për persona të veçantë, pra: ” Kur personi para vdekjes , nga ndonjë semundje e rëndë ose moshës së madhe – në se ai e kërkon të vdes si shtetas Amerikan”

Gjonlekaj, tha se : ” Kjo ngjarje ishte aq e bujshme, në atë kohë sa që e drithërojë, edhe rregjimin e Shqipërisë. Kan qenë si më kan treguar të ardhurit nga ato kampe interrnimit, vetëm çështje ditësh, dhe kur në Savër – Lushnje, i biri i kësaj nenë shqiptare nga Kelmendi i trimave, Nikoll Marnaçaj, do t’a paguante shtrenjtë tërbimin e veglave të rregjimit komunist në Shqipëri. U deshën tre deshmitar të sajuar dhe Nikolla, u arrestua duke u dënuar për agjitacionë propogandë; me 10 vjete burg”, kujtojë Gjonlekaj.

Kështuqë, tha folësi kryesorë zoti Gjonlekaj, — “Nikolla, vdiq në Shqipëri, pasi kishte kaluar 38 vjetë burg e inetrrnime në burgjet kampet e interrnimit të Shqipërisë. Marashi, i vëllai i tij, së bashku me vëllezërit dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje, u arratisë më 1959 nga Tamara e Kelmendit, bashkë me bashkëshorten e familjen. Duke kaluar së pari në Mal të Zi, dhe më pas në kampet e refugjatëve në Evrope, deri sa erdhi në 1967, këtu në New York. Dhe, kështu që zëmërimi dhe urrejtja tek kjo familje dhe veçanërisht tek i biri i kësaj familje, nuk përmbaheshin ato shpreheshin me ndjenja të forta antikomuniste.”

Konzulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York , z. Dritan Mishto, teksa përshendeti shkurtimisht këtë veprimtari, në emër të familjes Mernaçaj i dorzoi Prefektit të Qarkut të Westchesterit, zotit Rob Astorino me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga sundimi 500 vjeçarë otoman – Bustin e Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Aktivitetin e pasuroi më shumë edhe pjesmarrja e Grupit të djemeve e vajzave të Kelmendtit me disa këngë folklorike të kësaj treve, këngë patriotike, kushtuar kreshnikëve të Kelmendit, këngë për Nëna Terezen, kënduar nga këngëtari i mirënjohur në komunitetet Ylli Cufaj – Ndërkohë, me një poezi të shkruar enkas nga poeti popullor Kelmendas, Xhovalin Luma, për këtë djalë të Kelmendit, e recitojë një nga anëtarët e Grupit Kelmendi – në SHBA, z. Sokol Smalaj.

Kjo verprimtari u përshëndet edhe nga Prefekti i Qarkut, të Westchesterit, zoti Rob Astorino, i cili i dorzoi me këtë rast familjes, Proklamatën e “Ditës së Lirisë Shqiptare – Nik Mërnaçaj”, babait të këtij martiri, Marash Mërnaçajt. Më pasë veprimtarinë, e përshëndetën në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, anëtari i bordit të kësaj shoqate historike, që me 28 – 29 prill, feston në New York 100 vjetorin e themelimit të saj, zotëri Marjan Cubi, professor Sali Bollati kryetar i Shoqatës Çamëria, veprimtari i vjetër i komunitetit, Zef Balaj, dhe mik i kësaj familje. Në fund emër të familjes, foli i biri i Nik Mernaçaj, avokati Mikel Mernaçaj .
Duke mbylluar këtë veprimtari moderatori i saj gazetari Beqir Sina, tha se :” Në emër të organizatorit, në emër të gjithë juve dhe në emrin tim, familjes së Merërnaçaj, të afërmëve e miqëve të tij, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për njeriun e më të dashur të tyre, trupi i të ndierit Nick Marnaçaj lë të prehet ashtu i qetë në tokën e shtrenjtë e të dashur, të këtij vendi të bekuar ! i cili, u bë shtëpia e dytë e ne Shqiptarëve!
– Ngritjen e flamurit e bëri Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, z. Dritan Mishto. Flamuri kuq e zi, do të qëndroi gjatë gjithë kësaj jave, duke u valvitur në majën e shtizës që përfaqëson këtë prefekture ne kete park, përkrahë shtizës ku valivitet edhe flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar mbyllje e kësaj përkujtimore kushtuar Nik Mernaçajt /Koorrespondenti/

 

 


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *