Përtej Atlantikut vijnë e shkojnë dashuritë

xhevat latifiPoezi nga  Xhevat Latifi

 

( Miqve që përtej Atlantikut ju rrah zemra për Shqypni)

 

Druid, nuk është vetëm rrugë një kahesh e Titanikut e lënë përgjysmë

A’s nuk është deti i ngrirë ku bëhet jeta n’akull tuj pa Yllin polar

Nuk është qarshaf ( që ju i thoni blue) me reflektua yjet e qiellit si lulka në shtrat fëmijësh

Është një rrugë malli, dashurie që përkund sytë e një piloti që është në gjendje të vdes për atdheun…

Tashti po ta them:

Atlantiku ka bojën e dashurisë që ka bërë Amerika për Kosovën!

Është medaljon me formë ylli e vendosur ne gjoksin e gjeneralit Wesley Clark

Të asaj refugjates së njomë të dëbuar nga Praga, më vonë sekretarja Medeleine Albright..

Të Billit, ah e Billit të ri me saksofon, që nga shtëpia e Bardhe ngrit zërin Botës për Kosovën…

He pra më thuaj çfarë shkruajnë fletoret në Harvard mars 1999

kur Bliri Latifi, kishte kishte tre muaj jetë, n’prehër të gjyshit i dridhej buza…

E kuptoi Albright deportacionin nga Joschka Fischer …

na shkulën nga dheu na futën në tren për Blllacë

u shpërndamë të ikur n’ katër anët … Kosova u bë kërthiza e botës!

Mban mend kush na bëri n’ktë vend me u kthye…

Ta them: Atlantiku ka bojën e dashurisë që ka shkruar Amerika për Kosovën

Për një copë toke, ku toka merr fryme si me kanë e gjallë…

Ma thuaj druid qfarë bëjnë Mara, Sara, Fiona, Olsa , Dora, Mali, Vesa atje tek shikojnë në dritare arinj polar…

A janë zogjtë shtegtarë gati me u kthye n’fushë të mëllenjave

He pra ma thuaj do e lëmë Kosovën shtëpi të braktisur!?

ku presin Nana & Baba online në skype me fol me nipat, mbesat nëpër botë

Do e lëmë Kosovën projekt letrash t’hudhura n’lumin Hudson River

si Noli nga larg me i bo poezi , apo si At Liolin n’ muze me na tregue letrën-amanet të Faik Konicës për një varr në Shqypni!

Thuaj a kanë të gjitha rrugët e Manhattan diell apo reklama vezulluese

në U.S. Department of State, n’Kongress çfarë shkruan Joe DioGuardi

për Shqypni ka një biletë një kahesh ( Mos me dekë për të, por, për të më jetua)

Druid amerika është mësimi se si me bo atdheun…

 

P.S.

George W. Bush “Enough is enough, Kosova must be intepedent”

XL @ 01 janar 2016

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *