MBI MËNYRËN LIDHORE TË FOLJES NË DISA GJUHË INDOEVROPIANE

GASHI SEJDIMsc.Sejdi M.Gashi

Instituti Albanologjik-Prishtinë

sejdi.iap@hotmail.com

 

MBI MËNYRËN LIDHORE TË FOLJES NË DISA  GJUHË INDOEVROPIANE (SANSKRITISHTE, GREQISHTE, LATINISHTE, GJERMANISHTE DHE SLLAVISHTE)

 

AbstraktNë këtë punim për objekt studimi kemi zgjedhur “Mënyrën lidhore në gjuhët indoevropiane”. Qëllimi i punës sonë është që të njihemi me formën, kuptimin dhe vlerat e mënyrës lidhore në gjuhët indoevropiane. Punimin e kemi realizuar duke u mbështetur në hipotezat e gjuhëtarëve të njohur vendas dhe të huaj, duke vënë në pah përfundimet e nxjerra nga ta dhe duke bërë analizë krahasuese mes gjuhëve, pikërisht mes sanskritishtes, greqishtes, latinishtes, sllavishtes etj. Në bazë të asaj që kemi hulumtuar, shumë gjuhëtarë mënyrën lidhore e karakterizojnë me kuptime të ndryshme, si;  dëshirore,  e ardhme e mundësisë, etj. Por, ndër këto kuptime, disa konsiderojnë se kuptimi volitiv është kuptimi themelor i lidhores, si Delbrück, Lattmann etj. Por ka  edhe prej atyre që nuk pajtohen me këtë hipotezë dhe konsiderojnë se kuptimi themelor i lidhores është ai prospektiv, si: Hirt, M. Brügger etj.

 

Fjalët kyçe: Gjuhë indoevropiane, mënyra lidhore, sanskritishte, greqishte, latinishte, gjermanishte, sllavishte.

On subjunctive mode of verb in several Indo-European languages (Sanskrit, Greek, Latin, German, and Slavonic)

 

Abstract

 

As object of study of this paper we have chosen “Subjunctive mode verb in several Indo-European languages”. The aim of our research work is to become acquainted with the form, meaning and values of subjunctive mode in the abovementioned Indo-European languages. We will conduct the paper based on the hypothesis of well-known  domestic and international linguists by highlighting their conclusions as well as providing a comparative analysis between languages, namely Sanskrit, Greek, Latin, German, and Slavonic, etc. According to our research, many linguists have characterized the subjunctive mode through different meanings such as volition, deliberative, prospective, potential, etc. In addition to this, among those meanings, some linguists argue that a volition meaning is the fundamental denotation of subjunctive mode, as Delbrück, Lattmann, etc. Nevertheless, there are authors who disagree with the latter view and consider that the prospective one is the fundamental meaning of subjunctive mode, as Hirt, M. Brügger, etc.

 

Key words:  Indo-European languages, subjunctive mode, Sanskrit, Greek, Latin, German, Slavonic.

 

Mbi mënyrën lidhore të foljes në disa  gjuhë indoevropiane (sanskritishte, greqishte, latinishte, gjermanishte dhe sllavishte)

 

  1. Diçka rreth mënyrës së foljes

Mënyra e foljes paraqet mënyrën apo formën e kryerjes së një veprimi. Po ashtu ajo shpreh qëndrimin e folësit në njërën anë si dhe  qëndrimin e marrë në drejtim të veprimit qoftë nëse ai ose ajo pohon se veprimi është i vërtetë , që tregon një dëshirë të vërtetë apo të pavërtetë, që raporton një veprim të dorës së dytë, ose që tregon një kusht, …nga ana tjetër (Fortson, 2004:90). Mënyra e foljes është kategoria gramatikore që, në krahasim me gjendjen e vjetër të indoevropianishtes, ka pësuar më shumë ndryshime në forma dhe në funksione… në gjuhët e vjetra indoevropiane gjendja është mjaft e përzier. Në këto gjuhë formanti gramatikor i mënyrës jo vetëm nuk lidhej detyrimisht me ndonjë mënyrë të caktuar, por as nuk kufizohej në një përmbajtje të vetme. Gjithashtu ka qenë shumë vështirë të përcaktohej me saktësi se cili ka qenë funksioni burimor i mënyrave të ndryshme, – meqenëse gjuha indoevropiane karakterizohej nga mënyra dëftore, lidhore, dëshirore dhe urdhërore – vështirësitë më të mëdha kanë qenë mes mënyrës lidhore dhe dëshirore (Likaj, 2005:136-137).

  1. Lidhorja e foljes

Në IE  e mëvonshme, funksioni i  injunktivit është bërë më i papërshtatshëm, pasi që  në mënyrën dëftore thuajse ka dalë ngapërdorimi, përveç formave të caktuara të ngurosura. Një pjesë e madhe e funksionit të saj të modalitetit përherë e më shumë shpreheshin nga  injunktivi, sikurse aoristi i injunktivit -s-, në shumës, sanskritishte 1 yaus-ma ‘separate’ (i ndarë), apo Olr. -s- ‘lidhorja’ njëjës. 3 *té-is ‘go’ (shkoj). Format e injunktivit kanë qenë pjesërisht tematike, sikurse *léiq e-t, aor. *liq é-t, pjesërisht atematike, sikurse në shembujt e irlandishtes së vjetër, po ashtu edhe prs. njëjës 3, *es-t (Ved. sh. 3 san) dhe posaçërisht aoristi i tipit të prapashtesave -e-, -a- (J. Kerns & I. Schëartz, 1972:24). Për kategorinë në fjalë, Çabej jep këtë mendim: “Ka edhe një mënyrë që e ka indishtja e vjetër (sanskritishtja) e disa gjuhë të tjera indoevropiane, që quhet injunktiv, që do të ishte mënyra e pestë. Kjo është vështirë të konsiderohet një mënyrë e foljes indoevropiane të hershme, është diçka midis lidhores dhe urdhërores” (Çabej, fq.194). Një kategori tjetër e qartë është paraqitur nga ndërrimi i vendeve e rrënjëve të caktuara të fundit, p.sh.: *leiq ē-t,*leiq ā-t, aor. *liq ē-t,* apo *liq ā-t, sipas një modeli atematik, por *ese-t etj., sipas një modeli tematik. Kjo është lidhorja IE e mëvonshme. Freskia e saj shfaqët (1) nga mungesa e saj në gjuhën gjermane, armene, baltike dhe sllave dhe (2) nga fakti se kjo lejon përdorimin e mbaresave primare dhe sekondare, si sanskritishtja, njëjës 3 asa-t(i), përderisa në greqishte mbaresat primare e përfshijnë fushën, madje Homeri, njëjës, 3 έῃ-σι (σι < *-ti). Ky përdorim i pjesshëm i mbaresave primare është nxitur nga implikimet e kohës së ardhme të funksioneve të caktuara që tani janë të veçanta të funksioneve të lidhores, një praktikë morfologjike që kurrë nuk është gjetur në dëshiroren e vjetër. Kur dëftorja përkatëse është dyfrazëshe atematike, të gjitha vetat  e lidhores formohen nga fraza kryesore (J. Kerns & I. Schëartz, 1972:24). Për lidhoren është ndier nevoja qysh në faza të hershme të gjuhëve i.e. për të krijuar forma të posaçme gramatikore të dallueshme nga ato të dëftores. Në përgjithësi, pranohet që tema e lidhores ndërtohej nga ajo e dëftores nëpërmjet një elementi temëformues, që tek disa folje ishte -e-/-o-, që shkruhej me zanoren fundore të temës së dëftores, kur kjo dilte në zanore, si p.sh.: *ese-t (të jetë) përkundrejt dëftores *es-ti, *áĝē-t(i) përkundrejt dëftores *áĝe-ti (bën-vepron) dhe pjesërisht -ā-, si p.sh.: *áĝā-t përkundrejt dëftores *áĝe-ti (Demiraj, 1988:867). Nga kjo që lamë pas, pamë se lidhorja formohej me shtimin e zanores tematike në rrënjën e foljes (qoftë atematike apo tematike) që pasohet nga mbaresat primare (edhe pse në gjuhën Indo-Iraniane janë përdorur edhe mbaresat primare edhe sekondare). Lidhoret e formuara nga foljet tematike zakonisht përfundojnë me të ashtuquajturat zanore tematike të ‘dyfishta’ ashtu si -ē, -ō, dhe -ā, që janë në kundërshtim me dëftoren. Këto nganjëherë quhen lidhore atematike. Klasifikimi i formave në -ā, -ē, -ō, si jo ‘atematike’ është plotësisht konvencional; kështu p.sh.: Dahl, i konsideron ato si dy alomorfe të rrënjës tematike, duke i cilësuar si lidhore të zanoreve të gjata (atematike) përkundër lidhores së zanoreve të shkurta.

  1. Lidhorja zakonisht formohej sipas këtyre rregullave:
  2. Dëftorja atematike kundër lidhores tematike, si: në dëftore. esmi, unë jam senti, ata janë; në lidhore esō, (nëse) unë të jem.
  3. b) Dëftorja tematike kundër lidhores me zanore të zgjatura tematike; si në dëftore. bhéresi, ti bartë, lidhore. bhérēsi, ti mund të bartësh, (nëse)do të bartënit.

Sipas Meier-Brügger-it, prapashtesa e lidhorës -e- është PIE, në rastin e rrënjëve verbale atematike, rregulla është (kur K=Bashkëtingëllore) -K+ø- (rrënja e dëftorës),- K+eA (rrënja e lidhores); dhe në rastin  e foljeve tematike rregulla është -e+ø- (rrënja e dëftores), -e+e- (rrënja e lidhores) (Meier-Brügger, 2003:166).

  1. Lidhorja po ashtu mund të formohet nga rrënja dhe s-aoristi, ku përdoret shkalla e plotë e rrënjës së aoristit (Fortson, 2004).

Shënim. Siç tregohet nga veta e parë lidhoret sikur Ved. kr avā ‘Unë do të bëj’, gjuha Avestan e vjetër yaojā ‘Unë do të filloj punën’, Gk. phérō ‘le ta barti unë’ dhe Lat. erō ‘Unë do të jem’, veta e parë përfundonte me  ō e jo me –mi (po aty).

Më poshtë do të parashtrojmë një tabelë të skicuar nga Robert S. P. Beekes, e cila na ofron të dhëna për sistemimin e zanoreve tematike -ā-, -ē- dhe -ō- + mbaresa, në paradigmen zgjedhore të  lidhores:

 

 

Jo-tematike                          Tematike

-oH

-eh1i

-e

-omom

-eth1e

-o

Skt. ás-ā (ni)

          -as (i)

          -at (i)

          -āma

          -atha

          -an

Lat. er-ō

          -is

          -it

          -imus

          -itis

          -unt

Skt. bháv-ā(ni)

               -ās(i)

               -āt(i)

               -āma

               -ātha

               -ān

Gr. skh-ō

           -ēis

           -ēi

           -ōmen

           -ēte

           -ōsi

 

 

Sipas Robert S. P. Beekes, lidhorja është gjithmonë tematike, që do të thotë se ajo ka e ose o + mbaresat tematike. Për këtë arsye e ose o janë dyfishuar në foljet tematike dhe rezultati ka qenë ē, ō. Mbase këto forma janë shfaqur pas PIE. Në Gatha Avastan ato ende janë dyrrokëshe, xšayā = /xšayaāl/, hacantao = /hacaantai/.

Është habitëse që sanskritishtja në mbaresat e saj ka të përziera në mes vete mbaresat primare dhe ato sekondare (-ni është pjesore; -ā, -si, -ti dhe -tha janë primare, -ma dhe     -(a)n janë sekondare). Me sa duket sanskritishtja i ka marrë mbaresat sekondare (-si, -ti, pra janë më të reja -s, -t), në vend të mbaresave tematike (primare), të cilat nuk janë ruajtur në këtë gjuhë(2 + 3 njëjës., 1 + 3 shumës). Greqishtja po ashtu ka shenja të një situate të tillë (në dialekte).

Lidhorja gjithmonë ka shkallë të plotë në rrënjë (Skt. as-, Lat. er-<*h1es– në krahasim me *h1es-/h1s- në dëftore). Kjo është më e dukshme në mes , ku sanskritishtja ka shkallë zero në të gjitha format, p.sh.: bru-té, por sub. bráv-a-te (*mluH-/ mleuH-). Kjo tregon se lidhorja e mesme në është sekondare, dhe se lidhorja ka qenë e ndarë nga format e tjera (në krahasim me dëshiroren). Kjo konfirmohet nga rastet, ku sistemi më i vjetër ka një lidhore aktive së bashku me format e mesme: Skt. ind. Aor. middle a-v(u)r-i, sub. act. vár-a-t, opt. middle vur-i-ta (*uelH- ‘to ëill’)

Nga sanskritishtja, ku p.sh. karati(i) është lidhore me krnómi, dhe nga latinishtja, me lidhoren e vjetër tagam afër tangō në të tashmen, duket se lidhorja fillimisht është formuar nga rrënja, e jo nga e tashmja apo rrënja e aoristit. Kjo domethënë se lidhorja (e mëvonshme) fillimisht ka qenë formë e pavarur (e tashmja tematike), dhe se vetëm rrënja kishte një lidhore (S. P. Beekes, 1995:245-246)

Sanskritishtja- Funksionet lidhore të injunktivit, në gjuhën vedik janë të zakonshme. Ëhitney i ka quajtur këto ‘lidhore të pasakta’, një emërim i duhur përshkrues për atë kohë. Lidhore të dalluara morfologjikisht janë mjaft të zakonshme në gjuhën vedik; ato që korrespondojnë me dëftoret atematike që shpesh tregojnë lidhore të rrënjës fundore -ā- jo vetëm në njëjës 1, du. 1, shumës 1 (kur dëftoret tematike i kanë po ashtu ato), por gjithashtu edhe në veta të tjera, pas tipit -ē-,-ā- të IE, sikur njëjës 2 áyā-s, njëjës 3 áyā-t, pas tipit të lidhores që zakonisht korrespondon me dëftoret tematike. Lidhoret nga rrënjët e jo tanishme ndodhin në gjuhën vedik të hershme, cf, aor, lidhore, njëjës, 3 nesa(i) përveç asaj të pazgjeruar + injunktivi nais; pf., lidhorja, njëjës 3 cākánat, vavártati përveç pf., dëftorja, cakana, vavárta; e ardhmja, lidhore, njëjës, 2 (e izoluar) kariṣyas përveç të ardhmes, dëftore, kariṣyási.

Greqishte- Sikurse në sanskritishten vedik, greqishtja homerike shfaq disa lidhore me zanore të shkurta në aorist dhe rrënjë të perfektit, por nga kohërat Atiko-Ionike tipi -ē- i zëvendëson ato, kështu që lidhorja e aoristit Homerian, shumës, 1 θείομεν: Att. θωμέν Rrënja e fundit  -ē-, megjithëse ka qenë ndryshuar për t’u bërë   -ῃ- në njëjës 2. 3. dhe -ω- në njëjës 1, pl. 1 dhe shumës 3 për t’iu përshtatur përpjestimit të -ει-,  -ε- dhe -ο/-ω në dëftoren e së tashmes tematike.

Latinishte.  Tipi i lidhores tematike (që korrespondon me dëftoren atematike), mbijeton në pak forma, e limituar për nga funksioni dhe e njohur si dëftore e së ardhmes, sikur njëjësi 2 *ese-s > eri-s, etj, ashtu sikurse edhe kategoria e prejardhur, perfekti i së ardhmes, njëjës 2 cecineri-s. Ndodhen të dy llojet atematike, -ē- dhe -ā – lloji -ē- ndodhet në lidhoren e së tashmes të zgjedhimit të parë, sikur njëjësi 2 ame-s (përndryshe vonë Planta, Kieckers dhe të tjerët e shohin këtë si dëshirore) sikurse edhe në aoristin -s- (që ndryshon shumë nga rrënja e së ardhmes) duke krijuar lidhoren e pakryer, njëjës. 2 essē-s, veherē-s, etj. e kryera e unifikuar dhe rrënjët e aoristit krijojnë ‘të kryerën e plotë të lidhores’, njëjës 2 fuissē-s, cecinissē-s. Këto rrënjë po ashtu ndodhen në dëftoren e së ardhmes së rikategorizuar të zgjedhimit të III dhe IV, sikurse nj. 2 canē-s, IV nj. 2 veniē-s, sh. 1 -ēmus (ruajtja e -ē- në veten e parë dhe të tretë shumës është një arkaizëm në krahasim me ndryshimin e greqishtes në -ω-). Lidhorja me -a- mbetet në të tashmen e zgjedhimit të II, III, IV (nj. 2 vehā-s, etj.) gjithashtu ndodhet në veten e parë njëjës të dëftores ‘së ardhme të rikategorizuar’ të zgjedhimeve III dhe IV, sikurse në njëjësin e vetes së parë veha-m (sigurisht se mund të jetë formë e njëjtë me lidhoren e së tashmes). Disa lidhore të së tashmes dhe lidhoret të së kryerës janë dëshirore i.e. Disa lidhore të aoristit me -ā- kanë mbijetuar në latinishten e vjetër advent-a-t, attig-a-t, të ndryshuara në latinishten e vjetër adveniat, attingat, kështu që i përkasin sistemit të tyre të së tashmes.

Italishte. Gjendja duket të jetë e njëjtë sikurse në latinishte, edhe pse janë vetëm disa forma. Zgjedhimi i parë i lidhores të së tashmes në Oscan, duket se e paraqet -ā-ē- më arkaike se -ē- në latinishte. Lidhoret e së tashmes e zgjedhimit të II dhe IV e kanë rrënjën përfundimtare me -ā- si në latinishte. Format e lidhores të foljes ‘to be’ (‘jam’) janë dëshirore, sikurse në latinishte. Lidhoret e aoristit me -s- janë bërë dëftore të së ardhmes si *bruse-t >Osc., Umb. fust ‘erit’…

Irlandishte e vjetër. Lidhorja me -a- e rrënjëve tematike (as sg. 3  bera: prs. ind. beir < *bheret) dhe rrënjëve të aoristit jo sigmatik (si nj. 3 gaba prs. ind. *ghabhet > gaib) së bashku formojnë lidhoren e së tashmes. Ato të tipit të mëvonshëm përfshijnë një kategori të veçuar, ashtu si dhe lidhoret me –s-, që janë ruajtur si injuctive, edhe pse të tematizuara e prandaj janë lidhore në veta të caktuara, si injunktiv, njëjës, 3 *-(s)teigh-s-t > té, por shumësi 3 *-(s)teigh-so-nt > tiasat. Të dyja kanë lidhore neologjike të së pakryerës që janë formuar pas dëftoreve të së pakryerës në irlandishten e vjetër, që kanë një origjinë të paqartë si njëjësi, 3 berad, bósad. Për derisa edhe lidhoret me -ē- edhe ato me -ā- gjenden në gjuhën italiane dhe mbase edhe në sanskritishte dhe vetëm -ē- ndodhet në greqishte (me ndryshime të mëvonshme të mëdha), dhe vetëm -ā- ndodhet në irlandishten e vjetër.

Tokarishte. Ndodhen lidhoret me -ā- sikur ËT njëjës, 3, kategoria V kārsa-m; prs, dëftore, njëjës, 3 kӓrsanam (kategoria VI), por po ashtu kishte lidhore të klasës V të foljeve të tjera të qe marrin format e kësaj lidhoreje. Në disa raste ka ekzistuar praktika e përdorimit të së tashmes të një kategorie si dëftore dhe lidhores apo aoristit pothuajse çdo kategorie tjetër, me apo pa justifikime historike si lidhore, prandaj ndodhin shumë bashkëdyzime të papritshme. Mbaresat vetore për të dy mënyrat janë të njëjta në secilin dialekt, tokarian lindor (A) dhe perëndimor (B).  Lidhorja me -ē- nuk duket që është paraqitur, por disa tematika të njohura (kategoria III) nka-tār : act. prs. njëjës. 3 (class VIII) nkӓ-s.

Lidhoret neologjike. (I) Armenishtja. Lidhorja e së tashmes e kategorisë 1 është beri-ç-em dhe duket një zgjerim i dëshirores *bheroi- ( > *-ye-, > *-ē-) apo rrënjës së lidhores me -ē-  *bherē-, dhe ëill (do të), Arm. beri-. Kësaj i shtohet  *-sk(e)- një nënleksemë (edhe pse e mbijetuar me *-ie- si Armenishtja  *-çe- në prs. njëjës, 1 karçi-m : aoristi, kareay) që bëhet njësi gramatikore e mënyrës në armenishte (kryerëse e punëve morfologjike, pasi që gjendet si njësi gramatikore në shumë kategori të tjera të ndryshme). Pastaj merr format sikurse dëftorja e së tashmes bashkëvepruese. bere-m, bere-s, etj, si lidhorja beriç-em, beri-ç-es, etj. Nga kjo shkëputet -içem, içes si lidhore e em ‘I am’ (Unë jam), (edhe pse kjo mund të jetë ndryshim i *eçem, cf, latinishte e vjetër e izoluar, njëjësi i së ardhmes, 3 escit ‘erit’, shumës, 3 escund ‘erund’). Kjo formë është paralele në mënyrë analogjike edhe pse jo shumë simetrike edhe në zgjedhimet e tjera po ashtu: pas, dëftore berim, beris, etj., lidhore beriçim, beriçis, etj. III akt. lam. las, etj.: lidhore layçem, lyçes, etj. IV akt. helum, helus, etj.: lidhore heluçum, heluçus, etj. Lidhorja e aoristit tregon zgjerime të ngjashme edhe të rrënjës edhe të -ç-, aorist i rrënjës, act, i dëftores njëjës 1 hani: lidhorja. hani-ç; pass. hanay: lidhorja, hanay-ç; aorist. act. sireçi: lidhorja. sireçi-ç (2), shqip. Të gjitha format e lidhores paraqiten me pjesëzën të. Format janë të njëjta më dëforen përveç në njëjës 2, 3. Nga të tri zgjedhimet e rregullta, shih shembujt e mëposhtëm: (J. Kerns & I. Schëartz, 1972:24-25).

 

  I II III
Indic. Sbj. Indic. Sbj. Indic. Sbj.
nj. 2 punon punójsh rrit rrisish Prish prishish
nj. 3 punojë rrisi prishi

 

III. Funksioni i mënyrës lidhores

 

Shumë studiues janë  kanë trajtuar aspektin  kuptimor dhe funksional të mënyrës lidhore. Në këtë drejtim,  vështrimi i tyre nuk ishte i njëjtë. Vlërësimet e tyre silleshin thuajse  nëpër të njëjtat koncepte si dëshiorë, mundësi, etj. Disa prej studiuesve  të njohur që janë marrë me këtë çështje janë: Delbrück, Brugmann, Lattmann, Hirt, Gonda etj. Mendimet e të cilëve do t’i shtrojmë më poshtë në mënyrë të pranueshme dhe kundërshtuese mes tyre.

Teoria e mënyrave të foljes në indoevropianishte, e nxjerrë nga Delbrück, mbështetet nga  edhe nga  disa gjuhëtarë të tjerë, por ka edhe prej atyre që e  kontestojnë  teorinë e Delbrück-ut, si fjala vjen:  Lattmann, Hirt, Brugmann etj.

Delbrück, për nocionet themelore (Ai. Syntax 1888 p. 302), – “Lidhore”, “Dëshirore” mendon se: – mënyra lidhore shpreh vullnet, ndërsa mënyra dëshirore shpreh  dëshirë. Është me rëndësi të theksohet se vullneti apo dëshira duhet të jenë të folësit dhe jo të subjektit, apo thënë më saktësisht vullneti apo dëshira të jenë të personit që është i përcaktuar nga rasa emërore. Dëshira e subjektit fillimisht është shprehur përmes formave foljore të prejardhura. Lattmann, përfundon se lidhorja në gjuhët indoevropiane kishte dy funksione: të mundësisë (potencial) dhe të urdhërores (volitive), ndër këto dy funksione, sipas tij funksioni kryesor i saj ishte ai i mundësisë, kurse për volitivin konsideronte se ka dalë nga ai i mundësisë. Lattmann, kundërshton pjesërisht përfundimet e Delbrück-ut sa i përket lidhores. Duke e njohur përdorimin e volitivit, ai e hedh poshtë përdorimin e së ardhmes. Sipas tij lidhorja është pjesërisht volitiv, pjesërisht është potencial. Kurse sipas Hirt-it, Idg. Gran. VI, 271v, që na ofron të kundërtën e asaj që shtruam nga Lattmann kuptimi zanafillës, nga i cili janë zhvilluar kuptimet e tjera të lidhores, ka qenë kuptimi prospektiv, d.m.th. kuptimi i së ardhmes. Gonda, për të cilin karakteristika e lidhores është ‘vizualizmi’, mendimin e Hirtit, që e nxori për lidhoren, e sheh si përpjekje  të kotë për të treguar se doktrina e Delbrück-ut duhet të zëvendësohet nga hipoteza se lidhorja fillimisht ishte e ardhme (Gonda, 1971:124-125).

Sipas Hahnit, kurrë nuk është pajtimi i duhur në lidhje me kuptimin origjinal të këtyre dy kategorive modale, edhe pse pikëpamja e Delbrück se mënyra dëshirore ka shprehur “së pari dëshirë (së dyti mundësi)” dhe lidhorja “së pari vullnet (së dyti të ardhmen)” (Hahn 1953:138).

Brugmann, vë në dyshim mendimin e Delbrück-ut, duke thënë se është vështirë të përcaktohet kuptimi themelor i kësaj mënyre. Brugmann në dallim nga Delbrück, ka dalluar tri kuptime të lidhores: kuptimin volitiv ose voluntativ, të shprehurit e vullnetit të folësit; deliberativ, pyetje për veprimet që priten të kryhen, por me ngjyrime zemërimi dhe prospektiv, d.m.th. të parashikosh diçka për të ardhmen. Si Delbrück ashtu dhe Brugmann vënë në pah kuptimin volitiv të lidhores, por Brugmann shkon më larg se Delbrück, duke njohur kuptimin deliberativ si karakteristik kuptimore të lidhores në gjuhët indoevropiane dhe duke mos e ngritur njërin kuptim mbi tjetrin (volitiv, deliberativ dhe prospektiv). Sipas Bennett, vështirë se mund te ketë ndonjë dyshim në lidhje me korrektësinë e këtij përfundimi të nxjerrë nga Brugmann. Çështja e vetme është se a duhet të konsiderohet përdorimi deliberativ si njohje e pavarur, apo vetëm të konsiderohet si nënlloj i volitivit. Deliberativi gjendet në Sanskritishte, Greqishte, Latinishte dhe në gjuhët Gjermanike (më vonë vetëm si funksion i formave të dëshirores); por ky përdorim edhe pse i.e., me sa duket është zhvilluar nga volitivi (E. Bennett, 1982:153). Përveç gjuhëve që karakterizohen nga kuptimi deliberativ i lidhores, të cituara nga E. Bennett, Demiraj citon edhe gjuhët sllave, rumune dhe shqipe.

Demiraj, pajtohet me mendimin e Brugmann-it duke thënë: “…nuk mund të përcaktohet me siguri se cili ka qenë kuptimi burimor i kësaj mënyre në indoevropianishte dhe në ç’faza zhvillimi të gjuhëve i.e. ajo ka marrë edhe kuptime të tjera… – mendim ky që përkon, pjesërisht, me të Brugmann-it – Në rast se në krye të herës ajo është përdorur me kuptim volitiv a voluntativ, siç mendojnë disa gjuhëtarë, atëherë në zanafillë ajo është karakterizuar nga kuptimi modal i dëshirueshmërisë apo i vullnetit” (Demiraj, 1988:866). Kurse kuptimet e tjera që shprehë mënyra lidhore si të mundshmërisë e të detyrueshmërisë, sipas tij, do të dilnin diakronikisht dytësore. Por nuk e përjashton mundësinë e zhvillimit të modalitetit të mundshmërisë nga ai i dëshirueshmërisë. Demiraj këtë e arsyeton duke thënë: “…një veprim i dëshirueshëm nga ana e folësit, rregullisht, nuk i kapërcen caqet e mundshmërisë. Anasjelltas, një veprim i mundshëm nuk e përjashton kuptimin modal të dëshirës, kështu që ky i fundit mund të zhvillohej gjithashtu fare natyrshëm nga i pari” (po aty). Bazuar në atë që u thekua më lartë, te Demiraj nuk paraqitet ndonjë mendim i prerë nëse ky apo ai kuptim i lidhores është themelor, por qëndrimi i tij është kritik dhe qëndron në mes të përfundimeve të Delbrück-ut dhe të Lattmann-it, që kanë nxjerrë për lidhoren.

Edhe Mendoza, sikurse Brugmann vënë në pah kuptimin volitiv, deliberativ dhe prospektiv të lidhores, por për dallim nga Brugmann, ai i jep përparësi të shprehurit të së ardhmes përmes lidhores, duke thënë: “Lidhorja, e cila fillimisht tregon të ardhmen, ka tre funksione kryesore” Mendoza (1998):

Në funksionin e saj voluntativ, kjo tregon vullnetin e folësit ; as Gk. mḗpō ekeîse íōmen lit. ‘not-yet there-to ëe-should-go’; Ved. sá devn éhá vaksatilit. ‘(that) he the-gods here should-bring’.

Në funksionin e saj deliberativ, ajo tregon  zemërimin e folësit; as, Gk. pē̑i gàr… íō lit. ‘ëhere-to, then…I-shall-go?’; Ved. kath mahé rudríyāya bravāma lit. ‘hoë from-the-great-court of-Rudra ëe-shall-talk?

Në funksionin e saj të së prospektiv, ajo shërben për të shprehur gjërat që ndodhin në të ardhmën ; as, Gk. ei de’ ke mḕ dṓōsin, egṑ dé ken autos hélōmai ‘if Ptc. Ptc. they-give not (to me), I Ptc. Ptc. myself ëill-take (it)’ .

 

  1. Bügger vënë në pah dy funksionet e lidhores, atë të së ardhmes dhe atë volitiv, si Delbrück, por përsëri nuk gjejmë përfundime të njëjta mes këtyre dy gjuhëtarëve, sepse siç cituam më lart për Delbrück-un kuptimi themelor i lidhores është ai volitiv, kurse M. Bügger me sa kemi arritur ta kuptojmë i jep përparësi së ardhmes mandej citon dy funksionet e tjera të saj si: volitiv, prospektiv. Në vijim do ta parashtrojmë çfarë na ka ofruar M. Bügger për lidhoren: “Lidhorja e tregon të ardhmen dhe ka dy funksione: për nga funksioni i saj prospektiv, lidhorja shërben për të shprehur gjëra që ndodhin në të ardhmen, përderisa për nga funksioni i saj voluntativ, lidhorja tregon vullnetin e folësit. Lidhorja përdoret për të shprehur vullnetin e folësit kur ai konsideron se ai mund të kryejë veprimin e menduar. Shprehja e vullnetit në kuptim të ngushtë është i mundur vetëm kur folësi ka ndikim të drejtëpërdrejtë në ngjarje, kështu që ajo që dëshirohet mund edhe të realizohet. Kjo do të thotë se shprehja reale e vullnetit mund të jetë në vetën e parë njëjës. Nëse lidhorja e vetës së parë merret si kërkesë që bëhet nga dikush, atëherë lidhja me lidhoren e vetës së dytë dhe të tretë meqë rast folësi nuk ka ndikim të drejtëpërdrejtë në realizimin e veprimit verbal, kështu që deklarata mund të kuptohet vetëm si kërkesë. Një ndërlidhje tjetër mund të bëhet me vetën e parë shumë, më anë të së cilës folësi e komunikon vullnetin e tij, dhe në të njëjtën kohë bënë kërkesë. (Meier-Brügger, 2003:257-258).

Shembuj:

  1. a) 1 sg.: Plautus Bacchides 1049 quod perdundumsi properem perdere “ëhat may be lost, I ëill/vant to hurry up and lose”; v 296 άλλ άγε οί καί έγώ δώ ξείνιν “thus I ëill/vant to give a gift of ëelcome also to him”; RV 10, 39, 5 purānā vām vīryā prā bravā jáne “your earlier heroic deeds I ëill/vant to announce to all people”; RV 6,59,1 prá nú vocā sutésu vām “On the occasion of the pressing, I thus ëill/vant to announce the heroic deeds of both of you.”
  2. b) pl.: Ω 601 νυν δέ μνησώμεθα δόρπου “noë ëe ëill/vant to think about the meal”; RV 5, 51, 12 svastάye vāyúm úpa bravāmahai “Ëe ëill/vant to call to Vāyu for the sake of ëelfare.”
  3. c) 2 nd person: Plautus, Mostellaria, 388 taceas “you should remain silent”; RV 4, 31, 3 abhī sú nah sάkhīnā avitā jaritrnām satam bhavāsi ūtibhih “you, oh helper of the singer’s friends, ëill/should protect us ëell ëith a hundred helps.”
  4. d) 3 rd person: Plautus, Captivi 115 sed uti adserventur magna diligentia “but they should be guarded ëith great care”; H 197 ούγάρτίς με βίη γε έκών άέκοντα δίηται. “For none ëill/should force me to leave against my oën ëill”; H 87 καί ποτε τις εϊπησι καί όψιγόνων άνθρώπων “and one day, even one of the descendants ëill say”; RV 8, 1, 22 sά sunvaté ca stuvaté ca rāsate “ ëho ëill/ should give both to him ëho presses, and to him ëho prizes”; RV 10, 81, 7 sá no vίśvāni hávanāni josad “That man ëill/should be friendly and take receipt of all our sacrifices.” (po aty)

 

Mes Mendoz-ës dhe M. Brügger-it, gjejmë përkim mendimesh, pikërisht në përcaktimin e funksioneve të lidhores, përveç funksionit deliberativ, të cilin nuk e gjejmë te M. Brügger.

Sipas Mutzbauer-it, kuptimi themelor i lidhores është qëndrimi i pritjes (së ardhmes), kurse kuptimet e tjera, sipas tij, rrjedhin nga ky kuptim. Mutzbauer pajtohet edhe me atë se mënyra lidhore tregon parashikim, përveç kësaj ai e bën një dallim në mes “parashikimit” dhe “pritjes”. “Parashikimi e trajton të ardhmen sikur ajo të ishte e tashme, kurse lidhorja e së ardhmes është një “urdhërore e humbur”.

III. 1. Funksioni volitiv i lidhores

Kuptimi volitiv i lidhores ndeshet në gjuhët i.e., del në fjalitë urdhërore dhe dëshirore, nëpërmjet të cilave folësi e shpreh vullnetin e tij në formë nxitjeje a urdhri, përkatësisht në formë urimi a mallkimi (Demiraj,1988:872).

Kuptimi volitiv i lidhores në disa gjuhë indoevropiane, si:

Sanskritishte – Volitiv.- në përdorimin e saj volitiv lidhorja ne sanskritishte paraqitet në shprehjet si,  I am resolved to be a disciple of Brahma; ‘Unë jam i vendosur të jem apostull i Brahmas;’ ‘ëe are resolved to find’; ‘ne jemi të vendosur të gjejmë;’ ‘let us confer together;’ ‘le të diskutojmë së bashku;’ ‘mount the chariot;’ ‘listen to my ëords;’ ‘dëgjoj fjalët e mia;’ mohore: ‘smite us not in the battle;’ ‘mos na goditni në betejë;’ ‘fear not;’ mos ke frikë.

E ardhmja. Në përdorimin e së ardhmes, lidhorja e sanskritishtës paraqitet në shprehjet si ‘you ëill please me’ ti do të më kënaqësh’ ‘the red of the morning ëill appear;’ mëngjesi i kuqërremë do të shfaqet;’ pyetëse: ‘ëho ëill give it to you’; ‘kush do të jep këtë ty?’

 

Greqishte. Volitiv. Në greqishte përdorimet e volutivit pohues janë të kufizuara pothuasje vetëm në vetën e parë, p.sh.: έγώ δώ ξέίνιον, ‘I am determined to give him a guest-present’, ‘unë kam vendosur që t’i jap atij një dhuratë mysafirit,’ apo ‘let me give him’, ‘le t’ja jap atij’ ήμείς Фραζώμεθα, ‘let us consider’, ‘le ta mendojmë’. Mohore μή λεγώμεθα ; μή ποίησης.

 

Latinishte. Përdorimet volitive janë të paraqitura mirë në fjalitë nxitëse, në urdhërore dhe në ndalesa. Përdorimet e së ardhmes janë zhdukur, përveç deri në një masë kur ato shfaqën në dëftoren e së ardhmes in –am (regam, audiam, etc.), dhe në dëftoren e së kryerës të së ardhmes. Për nga origjina këto kanë qenë lidhore.

 

Gjermanishte. Në gjuhët gjermanike, format e lidhores janë zhdukur, por funksionet e lidhores (volitivi dhe e ardhmja) janë shndërruar në dëshirore, si në ‘let us make here three tabernacles;’ ‘le t’i ndërtojmë katër tenda këtu’, ‘be kindly dosposed’, ‘të jesh i rregulluar mirë’; ‘lie not’, ‘mos gënje’.

 

Sllavishte. Në gjuhët sllave po ashtu forma e lidhores është zhdukur, por sikurse në gjuhët gjermanike, janë gjetur shenja të përdorimit volitiv në dëshirore. (E. Bennett, 1982:152-153).

 

III. 2. Funksioni deliberativ i lidhores

 

Pasi emri nënkupton pyetje reale pritet përgjigje që ka të bëjë me një pyetje reale. Në prezantimin e folësit ka pasiguri në lidhje me përgjigjen. Ndryshe nga pohorja pyetëse, ajo nuk kërkon një pyetje për vërtetësinë, por për mundësi, ndihmesa, vendndodhje etj.

Me fjalë të tjera, nuk pyetet Çfarë?, apo Pse?, por Si?, Nëse?, Ku?  Nganjëherë mund të bëhen pyetje për obligim moral, si pyetje retorike, por në një rast të tillë, përgjigjja e pritur është e pasigurt (B. Ëallace, 1997:466). Sipas Fiedler-it “Në fjalitë deliberative folësi pyet për mendimin e partnerit me të cilin bisedon, pa vënë në dukje mendimin e vet, por me koniuktivin polemik (shpeshherë në kuadrin e pyetjeve retorike) vërtet ai dëshiron gjithashtu të njohë mendimin e huaj; por që në fillim ai jep të kuptohet se këtë mendim të huaj ai e refuzon.” (Fiedler, Gj. Alb. V-1975-f.32, cit, nga Demiraj, f.873).

Shembuj:

  1. μή μεριμ νήσητε λέγοντες τί φάγωμευ; ή τί πίωμευ; ή τί περίβαλώμεθα. (Ëallace B., f. 466)
  2. λέγουσίν αύτώ απελθόντες άγοράσωμεν δναρίων δίακοσίων άρτους καί δωσομεν αύτοίς φαγείν. (po aty, f.466)

Gk. pē̑i gàr… íō (Mendoza)

Gr. e vj.: ti poiō; (Demiraj, f.873)

Gr. e re: na gráphō káthe mêra s tus dikús mu (po aty, f.873)

1.Edhe pse duket se pyetja ka të bëjë me një përmbajtje specifike, lidhorja flet për diçka tjetër. Lidhorja shpreh dyshimin se a do të ketë ushqim, pije apo veshmbathje. 2. Pyetja këtu ka të bëjë më mundësinë. Nxënësit ne thelb po pyesin se si mendoni që ne ti ushqejmë këta njerëz?  Edhe kjo po ashtu është deliberative. (B. Ëallace, 1997:466).

 

  1. Përqasja mes mënyrës lidhore dhe mënyrave të tjera

 

  1. 1. Mënyra lidhore dhe dëshirore

Afërsia e lidhjes ndërmjet lidhores dhe dëshirores pasqyrohet në Sanskritishte. Lidhorja dhe dëshirorja shkojnë paralel me njëra tjetrën në gjuhën më të vjetër, në përdorimin e tyre në fjali të pavarura, dhe vështirë se mund të dallohen në fjali të varura.

Sipas Gilis, domethënia origjinale e këtyre mënyrave dhe historia e zhvillimit të tyre është shumë e vështirë ndër shumë çështje të bezdisshme të sintaksës krahasimtare”. Është e vërtetë se në greqishte lidhorja i referohet vetëm së ardhmes, përderisa dëshirorja nuk është e lidhur me asnjë sferë. Por lidhorja zakonisht është e ardhme sikurse në “should” (duhet), “could” (kam mundur), etj. Përdorimi i lidhores ka qenë më i madh në kohën e Homerit se sa më vonë. Lidhorja e pavarur në veçanti përdorej më lirshëm në epikë se sa në Atikë. Në greqishten moderne lidhorja jo vetëm që e ka zhvendosur dëshiroren por edhe të ardhmen, dhe pothuajse ka hyrë brenda fjalive nënrenditëse (Thumb, Handb., pp. 115, 126). E ardhmja ind. në greqishten moderne është qa, (qana), dhe lidhore. G. Hamilton, e mbithekson këtë duke thënë: “kjo lidere e mënyrave, e cila qëndron absolute dhe e vetme, i ka të gjitha mënyrat e tjera që varën nga ajo”. Është e mundur që fillimisht këto dy mënyra janë përdorur të pandara. Vandacle, sjell prova për një dallim të madh ndërmjet të dy mënyrave, por si nuk tregon se çfarë është ky dallim. Janë zhvilluar veçori përtej dyshimeve në përdorimin e tanishëm, por ato nuk janë dallime të mëdha. Gjuha iraniane, sanskritishte dhe greqishte janë të vetmet gjuhë që e kanë pasur edhe lidhoren edhe dëshiroren (A. T. Robertson. 1923:925-926). Brugmann, këto dy kategori i percepton si rindërtime tradicionale të Proto-Indoevropianishtes, të cilat i ka njohur si kategori të pavarura gjuhësore. Ai pavarësinë e këtyre mënyrave e dallonte duke u nisur nga struktura apo ta quajmë forma e tyre, pa mohuar faktin e përzierjes së këtyre mënyrave në disa gjuhë i.e. “Dëshirorja (optativi) i.e. dallohej morfologjikisht nga mënyrat e tjera nëpërmjet formave të saj të posaçme, që dilnin me -(i)ḭe-: -i- dhe -(i)i-, si p.sh. s-(i) ie-t “qoftë”, s-i-te “qofshi” etj. Por në shumicën e gjuhëve i.e kjo mënyrë është përzier që në kohë të hershme me mënyrën lidhore. “Vetëm arishtja [=dega ariane] dhe greqishtja, sidomos greqishtja, i kanë ruajtur të dalluara nga njëra-tjetra lidhoren e lashtë indoevropiane dhe dëshiroren e lashtë indoevropiane dhe kështu këto dy degë gjuhësore shërbejnë si udhëtreguesit më kryesorë për përcaktimin e prehistorisë së këtyre dy mënyrave në gjuhët e tjera indoevropiane” (Brugmann, Grundriss, II, 3, 518,835, cit. nga Demiraj, f.707).

  1. 2. Mënyra lidhore dhe urdhërore

Mënyra urdhërore përdoret për të dhënë urdhra, ashtu siç tregon vet emri i saj. Në fjalinë “Brush your teeth before bedtime,” “Laj dhëmbët tuaj para gjumit”, folja është në mënyrën urdhërore. Duhet të theksohet këtu se në shumicën e gjuhëve indoevropiane ka mënyra të tjera për të dhënë një urdhër, pikërisht lidhorja (sikur  kur themi, “You must brush your teeth before bedtime”) (“Duhet t’i lash dhëmbët para gjumit”), por mënyra urdhërore është mënyra më themelore për të shprehur urdhër. Në latinisht, sikurse në anglisht, ka forma të urdhërores vetëm për vetën e dytë (njëjës apo shumës), pasi që në gjuhë ideja e urdhërores nënkupton se atyre të cilëve një person u jep urdhër janë po ashtu ata të cilëve dikush u flet apo u shkruan. Nëse dikush dëshiron të japë një urdhër në vetën e tretë në latinisht, apo në vetën e parë në gjuhën greke ose latine (“let me do this”) or (“let us do this”) (“më lejoni ta bëjë këtë”) ose (“le ta bëjmë këtë”), atëherë  përdoret mënyra lidhore në vend të asaj urdhërore (Fairbairn, 2011:103).

  1. 3. 1. Pse lidhorja përdoret në vend të dëshirores dhe urdhërores

Brugmann, duke u nisur nga modaliteti i mënyrës dëshirore dhe urdhërore mendon: “në të vërtetë, me anë të mënyrës dëshirore dhe urdhërore emërtohen veprime, kryerja e të cilave, në çastin e ligjërimit ose pas tij, objektivisht nuk është e sigurtë por vetëm e mundshme. Ky fakt, mendoj, e ka bërë të mundur përdorimin e së tashmes së lidhores me kuptim modal të dëshirores dhe të urdhërores si edhe zhdukjen e hershme të dëshirores në shumicën e gjuhëve i.e.” (Brugmann, Grundriss, II, 3, 563, cit. nga Demiraj,f.707). Demiraj, shprehet duke përcaktuar kohën e foljes në lidhore: … format e së tashmes së lidhores të përdorura me vlerën e mënyrës dëshirore, përkatësisht urdhërore, me të drejtë nuk trajtohen si forma homonimike të këtyre dy mënyrave (Demiraj, 1988:704).

  1. 4. Mënyra lidhore dhe dëftore

Sipas A. Scherer (1969), “lidhorja nxjerr përfundimin nga një situatë e caktuar. Prandaj lidhorja tregon gjendjen e punëve, e cila sipas fakteve përkatëse, mund të pranohen si faktike, ndërsa dëftorja tregon se çfarë folësi di (ose beson se di), ose e pohon si një fakt”. Nga pikëpamja e subjektit, ngjarja ndodh në të vërtetë. Ose, në rastin e një pyetje, qëllimi është për të bërë pyetje përderisa ngjarja ndodh në të vërtetë. Për shembull, dikush mund të thotë, “Lauren is a great latin teacher,” or one may ask, “Is Lauren a great teacher?” “Laureni është një mësues i mrekullueshëm i latinishtes”, ose mund të shtrohet pyetja, “A është Lauren një mësues i mrekullueshëm? “Në të dyja rastet folja “është” është në mënyrën dëftore (Fairbairn, 2011:103).

Rezultate

Ne me këtë punim jemi munduar sadopak ta pasqyrojmë, punën hulumtuese të gjuhëtarëve të mëparshëm dhe çfarë e ka karakterizuar lidhoren sipas tyre, si në aspektin formal dhe në atë funksional. Nga ajo që shtruam më lart pamë se gjuhëtarët kanë dhënë konkluzione të ndryshme për lidhoren. Vështrimin në një pikë të përbashkët nga ta, e vëmë re në dallimin e zanoreve tematike të lidhores -e-/-o- dhe -a-. Kurse për pikëpamjen funksionale të saj, kemi hasur në konkluzione të ndryshme dhe kritike.

Disa karakteristika:

Tema e lidhores ndërtohej nga ajo e dëftores nëpërmjet një elementi temëformues, që tek disa folje ishte -e-/-o- dhe -a-.

 

Morfologjikisht lidhorja dallonte nga dëftorja nëpërmjet elementit temëformues, si: ē, ō dhe ā; p.sh.: *ese-t (të jetë) përkundrejt dëftores *es-ti, *áĝē-t(i) përkundrejt dëftores *áĝe-ti (bën-vepron) dhe pjesërisht -ā-, si p.sh.: *áĝā-t përkundrejt dëftores *áĝe-ti.

 

Edhe në raport me dëshiroren, të dy mënyrat kanë pasur forma të ndryshme, d.m.th. dëshirorja për kundër lidhores ka dalë me këto elemente: -(i)ḭe-: -i- dhe -(i)i-, si p.sh. s-(i) ie-t “qoftë”, s-i-te “qofshi” etj.

 

Në aspektin kuptimor lidhoren e karakterizonte kuptimi volitiv, deliberativ, prospektiv, potencial. Ndër këto kuptime në të shumtën e rasteve kemi hasur në gjuhëtarë, të cilët e merrnin në thumb ja kuptimin volitiv, ja prospektiv si kuptim themelor të lidhores.

Shenjat

> = Ka kaluar fonetikisht
< = Ka dalë fonetikisht
* = Formë e supozuar
/ = Kundërvënie
̵ = Zanore e gjatë
̌ = Zanore hundore
̯ = Gjysmëzanore
˳ = Sonante rrokjeformuese
˵ ˶ = Thonjëzat
˸ = Dypikat
; = Pikëpresja
Terma gjuhësorë
Sbj. = Subjunktivi (lidhorja)
Ind. = Indikativi (dëftorja)
Opt. = Optativi (dëshirorja)
Nj. = Njëjës
Sh.

Aor.

Akt.

=

=

=

Shumës

Aoristi (e kryera e thjeshtë)

Aktiv (veprore)

Gjuhë dhe dialekte
Lat. = Latinisht
Skt. = Sanskritisht
Gr. = Greqisht
Prs. = Persisht
PIE = Paraindoevropian
i.e. = Indoevropian
Osc.

Arm.

Ved.

 

=

=

=

Oscan

Armenisht

Vedik

 

BIBLIOGRAFIA

 

  1. Adrados, Francisco R., Bernabé, Alberto, Mendoza, Julia, Manual de lingüística indoeuropea III, Ediciones Clásicas, 1998.

 

  1. Demiraj, Shaban, Gramatika historike e gjuhës shqipe, Rilindja, Prishtinë1988.

 

  1. E. Bennett ,Charles ,Syntax of Early Latin I-II, 1982.

 

  1. Fairbairn, Donald, Understanding Language: A Guide for Beginning Students of Greek and Latin…, 2011.

 

5 .Gonda, Jan Die indischen sprachen, E. J. Brill, Leiden-Köln, 1971.

 

6.Kerns, J. Alexander, Isadore Schwartz , Benjamin, A Sketch of the Indo-European Finite Verb, Printed in the Netherlands, 1972.

 

  1. Likaj, Ethem , Fleksioni indoevropian, Tiranë, 2005.

 

8.Meier-Brügger, Fritz,  Michael, Matthias, Mayrhofer, Manfred, Indo-European Linguistics, Berlin: Walter de Gruyter, 2003.

 

9.Quiles, Carlos & Lopez-Menchero, Fernando , A grammar of Modern Indo-European, Spain, 2011.

 

  1. Robertson, A. T, A grammar of the Greek new testament, 1923.

 

  1. S.P. Beekes, Robert, Comparative Indo-European Linguistics: An introduction. Second edition, 1995.
  2. Shields, K. A history of Indo-European Verb Morphology, Benjamins, Amsterdam, 1992.

 

  1. Wallace, B. Daniel, Greek Grammar Beyond the Basics: An Exegetical Syntax of the New Testament, Zondervan, Grand Rapids, Michigan , 1997.

 

  1. W. Fortson, Benjamin IV , Indo-European Language and Culture, Blackwell Poblishing, 2004.

 

Sejdi M.Gashi, PhD kandidat

Instituti Albanologjik- Prishtinë

www. institutialbanologjik.com

Mob: +377 (0)44 462-890
e-mail: sejdi.iap@hotmail.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *