ADRIAN HADRIBEAJ “THE EAGLE”.
( Bisedë e realizuar për Revisten “ KUVENDI” nga Mjeshtri Paul Berisha )
World TXC Light Weight Champion.
Fast & Furios.
…
Të gjithë shqiptaret e komunitetit te Michiganit dhe më gjërë tashmë e njohin djaloshin shqiptar Adrian Hadribeaj. Edhe pse jo të gjithë shqiptarët janë, ose më mirë të themi kanë qënë fansa të MMA (MixMarshalArts).
Prej pothuaj një viti shqiptari kurajoz dhe këmbëngules gëzon titullin Kampion Bote, për peshat e lehta, në MMA. ( TXC)
Për lexuesit e “Kuvendit” dhe për dashamirët e këtij sporti, për të gjithë shqiptarët që nuk kanë mundësi tjetër ta ndjekin më nga afër Adrian Hadribeaj, ne zhvilluam këtë bisede …:
Kuvendi:
Do ta filloja biseden me një pyetje që ka të beje me ardhjen tuaj në Amerikë? Pra, kur keni ardhur në Michigan…?
…
Kam ardhur në Amerikë, konkretisht në shtetin e Michiganit në vitin 2010, para katër vitesh. Sidoqë, në fakt e në një farë mënyre kam filluar të vij në Amerikë që kur mbaj e mend veten time duke ëndërruar të merrem me sport. Shumica e te rinjeve që vendosin të shkojnë sidomos në Amerikë, shkojnë për të realizuar një ëndërr të tyren. Duke pasë parasysh se Amerika është vendi i mundësive të medha, disa e përplotësojnë ëndërrën e tyre , qoftë edhe duke e realizuar (të pjesëshme) në një veprimtari që fillimisht as që mund t’u kishte shkuar mendja ta bënin, e që ndoshta nuk kishte aspak lidhje me ëndërrën për të cilën kishin ardhur këtu. Mbasi erdha këtu, jeta ose realiteti ishte ndoshta disi më i kollajtë se ëndërra që më kishte sjellë. Mendoj se gjithëkush kur vjen në Amerikë , befasohet nga mirëqënia, nga kollajllëku për të gjetur një punë, një banesë, për të njohur njerëz që flasin gjuhën tende e qe kane ardhur nga vendi yt. Keto te mira te shpjeta, lehtesisht mund te te mjaftojnë të jetosh mirë e të heqësh dorë nga ëndërra dhe qëllimi për të cilin në fakt ke marrë gjithë këtë rrugë. Prej se ëndërra jote në një vend kaq të madh, gjendet njëherësh me mundesëitë e mëdha edhe me një konkurencë absolutisht shumë më të madhe se ajo qe ke provuar deri kur ke ardhur këtu, aq sa ndoshta fillon të të duket edhe e pamundur. Mua më është dashur fillimsht një këmbëngulje edhe më e madhe se vet’ qëllimi , për të mos e lënë të mirën që gjeta të më joshte e të më ndante nga kjo ëndërra. Kam njohur shumë moshatarë të mijtë këtu, që sigurisht edhe ato kanë ardhur për të realizuar një ëndërr. Sepse nuk mund të besoj se në gjithë këtë komunitet të madh shqiptarësh të jem unë i vetmi i talentuar, ose i vetmi që kam ardhur për të bërë ëndërrën time realitet. Ndoshta njeriu e humbet kurajon dhe durimin pikërisht në momentin kur i është afruar më shumë se kurrë realizimit të saj. Pra, këto katër vitet e para më është dashur që përveç të tjerash të punoj me veten time, jo vetëm të mos bëhesha pesimist, por përkundrazi të gjitha të mirat që me ofroi ky vend e njerëzit që më rrethuan, t’i vija ne dobi të asaj për të cilën edhe kisha ardhur, tashmë. Kjo ndodhi vetëm për faktin se, nuk mund të kënaqem me pak, nuk mund t’a zhgënjej veten, as ata te cilët kanë besim në mua. Vazhdimisht besoj se kam ende për të bërë! Madje jam pikrisht në fillim edhe sot mbas katër vjetësh, mbas të gjitha ndeshjeve amatore që munda të fitoj që në roundet e para, deri sa, u kualifikova si profesionist dhe si i tille fitova edhe championship në vjeshtë të vitit 2015.
Kuvendi:
Kur dhe si iu lindi dëshira për t’u marrë me sport, ose më saktë me karate? Dhe nëse keni patur dikur një “ idhull” , kush ka qënë pikërisht ai?
The Eagle.
Mua më duket se, kam filluar të merrem me karate qysh më herët se sa kam filluar të mbaj mend. (qesh). Ndërsa nga kujtesa për veten , gjej se “idhulli” im i parë në fakt nuk ka qënë sportist por aktori i mirenjohur për të gjithë fëmijërinë e brezit tim në Shqipëri, Zhan Klod Van Dam. Kam qeënë fare fëmij atëhere kur Van Dami për mua në fakt nuk ishte as aktor por ishte një “hero” i cili i dilte zot ëndërrës time. Deri në moshën 6 vjeç e kam imituar me heroizimin më të sinqetrë shpirtin e personazhëve që lunate ai, dhe kam ushtruar “sportin” e tij…. Pastaj në moshën 6 vjeç kam filluar të marre klasat e para në Karrate,e prej atëhere nuk jam ndarë kurrë prej palestres dhe ushtrimit të këtij sporti, deri sa ia arrita të bëhesha kampion në Shqiperi e me vonë mora pjesë në konkurime ballkanike, dhe vazhdimisht si fitues.
Kuvendi:
A mund të thuash diçka që të ka mbetur në mendje nga eksperienca juaj në Atdhe, gjatë kohes kur konkuroje në olimpiadat e vendit ose ato ballkanike?
The Eagle.
Do të veçoj vetëm një rast. Në vitin 2006, zhvillohej olimpiada Ballkanike e Karratese në Veria të Greqisë, ku merrja pjesë për hërë të parë, dhe ku fitova titullin Kampion i Ballkanit. Nuk kam për ta harruar kurrë momentin kur në Greqi ndeshesha me dy greke që, edhe ato konkuronin për të njëjtin titull. Të gjithë fansat i benin “boo” shqiptarit , edhe mbasi shqiptari tashmë e fitoji vendin e parë. Deri ate moment dija se e doja sportin dhe fitoren më shumë se asgjë tjetër në jeten time. Por, atë ditë mësova se doja më shumë se sportin, flamurin tim të cilin kur e ngrita në Veria të Greqisë , si Kampion, u bë një heshtje, dhe u shua ajo Booo, e madhe e fansave të të dy nenkampioneve. Deri atë çast hiç aspak nuk e kisha ditur se sa mund ta dojë njeriu Flamurin e vet. Qysh nga ai moment u bëra dhe ndihem një me Flamurin, ndoshta në një mënyrë që as vetë nuk mund ta shpjegoj.
Kuvendi:
A keni menduar se ky sport mund t’u bëj të famshem ose mund t’u bëj të pasur? Të paktën që suksesi yt po bëhët i njohur përtej kufijve shqiptar?
The Eagle
Jo se jam kunder atyre që i motivon paraja ose fama për t’ia nisur një sporti, apo një fushe tjetër çfarëdo. Që të jem krejt i sinqertë mua as më parë as tani nuk më motivojnë asnjëra prej këtyre. Por, kjo nuk do të thotë se, nëse ky sport do të më bënte të pasur e të famshëm do të dëshperohesha. (qesh). Ndoshta do të kisha zgjedhur një sport pak më të lehtë, dhe një rrugë pak më të shkurtër për t’u bërë i pasur e me pasuri të blija famën. Sidomos këtu e tani në Amerikë, njëriu nuk ka pse të merret me sporte kaq të “ rënda”, për t’u bërë i pasur. Për më tepër që, për t’u bërë i pasur jam i bindur se do ta kisha më të lehtë madje do të kisha fillluar të vija lekë me një anë tashmë, sikur të merresha me bisnes (ndertimi, gatimi, tregtimi). Dashuria ime për këtë sport është shumë herë me e madhe se nevoja dhe egoja që mund të ketë njeriu për para. Madje tani për tani, jo vetëm që nuk bej ende para me këtë sport, perkundrazi më kushton përveç të tjerash edhe para.
Kuvendi:
Nese nuk iu motivon fama dhe parate, çka ne fakt shumicen e atyre qe ia nisin nje rruge kaq te gjate e kaq te veshtire, çfare atëherë mendon se do të realizoni me këtë mundim?
The Eagle.
Nuk besoj që të gjithë ata që janë bërë të famshëm nuk janë bërë të tillë vetëm se ashtu kane dashur e ëndërruar . Ka plot njërëz të famshëm që i ka bërë rastësia dhe fati të tillë. Ashtu siç ka njërëz të tjerë të tillë, të cilët puna e tyre, këmbëngulja, pasioni e talenti u është shpërblyer edhe me famë e me para. Besoj se shpërblimi më i madh që mund të marrë një njëri për vlerat, talentin e dashurinë e tij, është pikërisht që të gjitha këto ose, qoftë edhe vetëm njëra prej këtyre cilësive t’i kenë shërbyer në njëfarë mënyre, mjafton edhe një njeriu të vetëm.
Kuvendi:
Në rastin tuaj, çfare kënaqësish iu japin fitoret e njëpasnjëshme dhe të deritanishme?
The Eagle.
E para kënaqesi që ndjej është fakti se jam ende në rruge, dhe jo krejt ne fillim të saj, dhe aspak i lodhur për ta vazhduar , sado e gjatë dhe e mundimshme që mund të jetë. Nuk ndihem as i braktisur as braktisës. Si të them , ende nuk jam ndarë as që e kam ndërmend ta braktis ëndërrën për të cilën kam ardhur këtu, e me të cilën do të vazhdoj, deri sa të mbërrij atje ku kjo ëndërr do të bëhet realieti im. Kënaqësia tjetër është emocioni që ndaj me fansat e mij, të cilët shtohen ndeshje pas ndeshje rreth tetëkëndëshit ku unë hyj si sportist, por që vazhdimisht prezantohem si shqiptar.
Kuvendi:
Ju keni zgjedhur një “nickname” bashkëngjitur emrit tuaj, për t’u prezantuar. Ndoshta prej se eshte e modes që sportistët e këtij zhanri prezantohen edhe me një tjetër emër .Ju pse e zgjodhet “the Eagle”?
Me te njohurin Pjeter Malota Lulgjuraj
The Eagle:
Edhe sikur të mos e gjeja këtë emër për veten, ky emër më ka gjetur që në lindjen time. Shqiptar dhe “The Eagle” është pothuajse e njëjta gjë. Kështuqë, nuk besoj se meritoj ndonjë lëvdate të madhe për gjetjen emrit. Kam qëlluar me fat që kam lindur “The Eagle “ do të thoshja . Ndërsa për më tej dhe ndoshta jo vetem se jam shqiptar. Shqiponja për mua është një shpend i mrekullueshëm në çdo pikëpamjet e fluturuesve. Shqiponja është shpend “individualist”! Nëse të gjithë, ose shumica e shpendëve që qarkullojnë qiellit, fluturojnë në grupe , shqiponja fluturon vetëm dhe shumë lart. Ndoshta megjithëmend shqiptaret kanë diçka të përbashkët me shpendin që pothuajse njihen si të njësuar e të ngjashëm. Sepse edhe është fakt që kudo nëpër botë gjejmë individë shqiptar të jashtëzakonshëm. Për çudi, ose për “faj” të fatit, kur u duhet të bëjnë diçka të përbashkët në vendin e tyre, u shkon ters. Nuk besoj se do të tingëllonte e tepërt, nëse do të thoja se gjej ngjashmeri të çuditshme midis meje dhe shpendit me të cilin ndajmë të njëjtin emër “The Eagle”.
Kuvendi:
Pra ti, “The Eagle” je individualist?
The Eagle.
Sigurisht , jam individualist. Po jam një individ individualist që e kam dobsi bashkimin e shqiptarëve, bashkimin e vlerave. Jam i bindur se edhe bashkimin mund ta realizojne individe me qëllime të mira. Ju e keni vënë re, se edhe pse sporti është një dashuri e dhunti individuale, ama arrin të bëjë bashkë , fansat. Psh, ata që ndjekin ndeshjet e mija, nuk ndahen rreth tetëkëndëshit në shoqata, fe, parti, e krahina. Përkundrazi si askund tjetër harrojnë se anëtare të cilës shoqate janë, militantë të cilës parti, besimtar të cilës fe, apo prej cilës krahinë kanë ardhur. Aty krejt thjesht e natyrshëm bëhemi bashkë. Dhe kjo për mua është një arritje që realizohet qoftë edhe nëpërmjet MMA, qoftë edhe vetem për disa minuta ose orë. Sepse unë në ato çaste i përkas secilit prej tyre, bashkë me humbjen a me fitoren time. Madje ndonjëherë harroj se më duhet ta fitoj ndeshjen për një rrip a për një titull, por ndjej obligim e dua të fitoj, që fansat e mijë të mos ndahen as prej meje, as prej njëri tjetrit.
Kuvendi:
Shqiptarët dhe jo vetem ata tashmë kanë filluar të flasin për ty jo vetem si një sportist dhe talent që premton, por sidomos si një djale i dashur, i përkushtuar, i thjeshtë madje edhe i pashëm. Si ke mundur ta prezantosh veten të tillë tek ata?
The Eagle.
Kjo nuk ndodh se qenkam më i miri shqiptar që ata kanë parë e takuar. Por ndoshta thjesht se jam shqiptar, po kaq i mirë sa ç’janë në të vërtetë shqiptaret. Nëse dikujt i vjen të flasë ose të përshkruaje një shqiptar, s’ka si tjetër ta përshkruaje përveçëse si : i dashur, i përkushtuar, i thjeshtë dhe i pashëm. Përshkruesit pra, mund të mos e kenë fjalën direkt e vetëm për mua, por për shqiptarin. (ty , mua, atë, ne !).
Kuvendi:
Çfarë do të thoje diçka për MMA, atyre që ende mendojnë se ky sport është i dhunshëm,e i rrezikshëm??
The Eagle:
Se ky sport nuk është as i dhunshëm as i rrezikshëm, e kanë vërtetuar tashmë edhe femrat, të cilat edhe e luajnë. Pra, absolutisht ky sport nuk është më i dhunshëm as më i rrezikshëm se psh Futbolli, Tennisi, Basketbolli, etj etj . Njëriu rrezikon të lëndohet fizikisht jo vetëm në MMA, por edhe në sportin e garimit të makinave. (formula uno). Në futboll, basketboll, tennis e gjithefare sporti. Madje, njeriun duke e ruajtur nga sportet gjoja të rrëzikshëm, nuk do të thotë se kemi mundur ta ruajmë edhe nga rreziku. MMA është një sport brenda të cilit janë të ndërlidhura edhe sporte të tjera. Mix Marshall Art është si të thuash tashmë sporti i shkullit, ështe një gjetje e re në sport. Pa e tepruar, për mua një ndër sportet më të bukura. Mund të them se, në Mix Marshall Arts, është një spektakel sportesh si , boxi, karrateja , mundja shto edhe artin tek vetë menyra e të gërshetuarit të këtyre sporteve, dhe levizjet koreografike.
Me artistet e njohur Sabri Fejzullahu dhe Nikoll Nikprelaj
Kuvendi:
A është Adriani edhe supersticioz përveçëse një sportist strikt dhe këmbëngulës?
The Eagle
Nuk e di, ndoshta jam edhe supersticioz disi. Pasi me supersticioz une kuptoj se njëriut nuk i ndodh plotësisht vetëm ajo për të cilën punon e bëm gjithëçka po qe se edhe nuk e mendon dhe e parandjen në një farë mënyre ate . Kemi mësuar të themi se një artist ose sportist të suksesshëm e bën të tillë 1% talent dhe 99% punë. Unë do të shtoja edhe një tjetër përqindje mbi këtë 100% e përbërë. Dhe aspak nuk do të më dukej e tepërt që njeriut, qoftë edhe me striktit e më punëtorit, i nenshtrohet sado pak supersticiozitetit. Parandjenjës dhe mendimit pozitiv për ta arritur plotësisht suksesin . Nëse vendos të them se nuk jam supersticioz atëherë më duhet të se përveçëse jam i disiplinuar, këmbëngulës, kurajoz po kaq jam edhe optimist, dhe plot me energji positive. Nuk mendoj kurrë, po sikur të ndodhë ashtu siç nuk dua të ndodhë. Vazhdimisht e bind veten me : “Do të ndodhë më e mira”…! Mendimi dhe ndjenja ime nuk ndjellin kurrë ters, as vetes as njerëzve për’rreth. Madje as oponenteëve të mij. Përkundrazi, u besohem vetëm parandjenjave të mira.
Kuvendi:
Nëse deri më tani nuk iu ka ndodhur t’iu tundojë asgjë për të hequr dorë nga sporti dhe qëllimi yt. Po malli për Shqiperinë a iu tundon të lini gjithëçka për pak ditë e të ktheheni në Atdhe, qoftë për t’u çmallur sado pak? Pasi malli i emigrantit, për më tepër kur ju jeni i vetmi anëtar i familjes tuaj këtu, teksa gjithë familjen e keni atje. Dhe a ndikon malli e mungesa e familjes në jetën tuaj prej sportisti?
The Eagle.
Malli i emigrantit është një tundim dhe ndikim i madh, sigurisht. Për emigrantin nuk ka largësi që mund ta ndajë plotësisht nga atdheu dhe familja e tij. Në një farë mënyre kthehem përdite në atdhte, por në vend që të bëj gati valixhen a të pres bileten, marr çanten e sportit dhe shkoj në palester , stërvitem. Tashmë stërvitja për mua është një lloj “addiction” që funksionon jo vetëm për arritjen e qellimit bazë por që edhe më shpëton prej të gjitha tundimeve, e “lengatave” që mund të shkaktojnë largësitë, mungesat, pamundesitë, qoftë edhe tundimit për t’u kthyer në Shqipëri, sa pa qënë gati të kthehem. Për më tepër që brezi ynë i emigranteve, përfiton benificet e zhvillimit të tekknologjisë së komunikacionit. Flasim shpesh. Madje jo vetem flasim e degjohemi por edhe shihemi me të afërmit kur bisedojmë. Sot emigranti mund jo vetem t’i tregojë nënës së tij atje në atdhe se çfarë po han, ta zëmë për darkë, dhe se sa komode e ka dhomen ku flë , por nëna mund ta shikoje që nga Shqipëria se çfarë konkretisht po han femija i saj, ose sa të ngrohtë e ka dhomën ku flen, ose sa të bukur e ka mikeshën. (qesh). Jemi ne emigrantët ndoshta që shqëtësohemi nëse shtëpia dhe atdheu ku i kemi lënë prindërit nuk është aq e ngrohtë dhe aq e rehatshme! Kemi emgigruar bashke me shqetësimin që mund të kenë prindërit për ne, dhe na mbetet të shqetësohemi ne për ato.
Kuvendi:
Të gjithë e kemi parë Adrianin të veshur me kostum kombëtar ditën që ka ndeshjet. Ju i afroheni tetëkëndëshit (ringut), i rrethuar nga një grup të rinjsh të veshur me kostume kombëtare dhe flamuj kuq e zi. Edhe ju vetë visheni me kostum kombëtar. Cfarë iu shtyn ta bëni këtë zgjedhje, malli dhe dashuria për Shqipërinë apo edhe diçka tjetër?
The Eagle.
Jo vetem malli dhe dashuria për Shqipërinë. Njëriu është edhe ai që duket. Dhe ai që unë dukem atë ditë, është krejt shqiptar. Për më tepër që kostumet tona kombëtare janë ndër kostumet më të bukura në botë. Kam vënë re reagimin dhe admirimin e jo shqiptarëve , ndaj kostumeve tona e ndaj flamurit tonë. Besoj se ka ende njerëz që duhet të provojnë ndjenjën e admirimit ndaj këtyre kostumeve, ndaj këtij flamuri e ndaj këtyre njerëzve që quhen shqiptar. Shqiptarët nuk meritojnë të shihen gjithëmonë si fatkqinj, përkundrazi. Vetem duke parë kostumet tona, njeriu mund të njihet mjaft mirë edhe me karakterin e shqiptarëve në vite. Mjafton plisi ose qeleshja e bardhë mbi kokë tek meshkujt, dhe ngjyrat e forta, e bardha e kuqja dhe e gjelbërta tek femrat, të ndjesh vitalietin e natyrës njerëzore të shqiptarit. Unë gjej shumë optimizëm tek kostumet tonat, përveç të tjerash.
Kuvendi.
Adriani tashmë e din se çfarë don. Edhe ata që besojnë tek Adriani e dinë . Pra ti kërkon që një ditë të arrish në UFC, dhe të bëhesh Kampion Bote në MMA. Ndërkohe a iu ka shkuar ende në mendje se çfarë do të bejë Adriani mbasi të arrijë “majen”?
The Eagle:
Po e kam menduar , madje e mendoj shpesh. Sepse sot nuk jam një 15 vjecar që të kem vite kohë për t’ia dedikuar sportit. Jam i vetëdijshëm se kam shumë pak kohë dhe absolutisht shumë punë që të arrij në kohë atë “majen” për të cilën e keni fjalën. Njeriut edhe duke mos bërë asgjë i ikën mosha me një shpejtësi marramendëse. Aq më tepër duke punuar. Mua me duhet që edhe të fitoj kohë, të krijoj kohë… për të arritur në kohë aty edhe ku jam nisur. Ashtu si çdo e sotme e ka një të nesërme, edhe arritja ime duhet ta ketë një të nesërme për të cilën sigurisht mendoj që sot. Mbasi të arrij destinacionin definitiv në sport, sigurisht që nuk do të heq dorë nga të paturit ëndërra dhe qëllime të reja.
Kuvendi
Çdo ëndërr jotja na bën kureshtar. Çfarë do të ndodhë me Adrianin , kur të ketë mbaruar punë me sportin?
The Eagle.
Me sportin ndoshta do të më ndaje mosha dhe rrethanat. Ashtu siç më ndau sporti dhe rrethanat me atdheun, vetëm pjesërisht. Sepse me sportin nuk do të mbaroj kurrë punë ! Njeriu nuk ka nga i ikën atdheut dhe ëndërres së tij. Kjo do të ishte gënjështra më e madhe që mund t’i bëjë njeriu vetes, aq më pak të tjerëve. Përveç sportit kam edhe dashuri të tjera. Ashtu si përveç Shqipërisë, e dua me një mirënjohje të thellë edhe Amerikën.
Kuvendi:
Atëhere kush është dashuria tjetër përveç sportit ? Nëse nuk do të ishe bërë sportist, çfarë do të kishe zgjedhur tjetër të bëheshe?
The Eagle.
Më mirë e lëm: -Çfarë tjetër do të bëhesha përveçëse sportist?! Më pëlqen jashtë mase, dhe madje edhe do të bëj ç’është e mundur që ta realizoj një ditë, nga ditët e jetës time, të mund të bëhem aktor. Sidoqë nuk kam dhënë ende ndonjë prove, nëse kam ndo pak talent për këtë lloj “sporti”. Besoj se, dëshirat e mëdha lindin edhe talentin tek njeriu. Me vjen të përmend një fakt hollywoodian. Jo prejse është Hollywoodian më shumë se prej faktit se si u bë ky rast një histori Hollywoodiane. Silvester Stalone , nuk ka lindur në Hollywood as nuk ka lindur aktor. Stalone shkruajti scriptin e filmit “Rroky”, i frymëzuar nga talenti dhe jeta e jashtëzakonshme e Roky Marcianos. Dhe nga ky inspirim doli scripti bashkë me filmin më të shikuar i të gjitha kohërave. Edhe unë kam një inspirues në jetën time. Si të them, e kam një “Rroky” , një hero, jetën e të cilit do të doja ta bëja script për një film kinematografie në Hollywood. Madje do të doja aq shumë ta luaja vetë rolin e tij. Dhe ky eshte “Skenderbeu”. E ndjej se një ditë bota e kinematrografisë botërore do të bëhet kurioze për këtë shqiptar të jashtëzakonshëm. Ashtu siç edhe e ndjej se një ditë, Skenderbeu do të “ngjallet” në kinematografinë botërore, të shuajë kureshtjen e shumë njerëzve për veten e tij dhe shqiptarët. Përsonalisht kam një admirim të parrëfyeshëm për këtë figurë kombëtare, dhe ndihem me fat që jam pasardhësi i Tij. Ia mbaj mendjen, e shoh ëndërr veten një ditë duke e luajtur rolin e tij në jetë dhe në kinema . Nuk di si ta shpjegoj, por di të thëm se një ndër ëndërrat e mija të ardhshme është që të mund t’ia prezantojmë sërish vetes dhe botës gjenialitetin e këtij njeriu. Në jetën time prej të rrituri figura e “Skenderbeut” është inspirim i madh. Më duket sikur edhe vetë ne shqiptarët, dimë fare pak për Skenderbeun.Se kemi ende ç’të mësojmë prej tij, pa marrë parasysh se jemi në paqe e jo në luftë, se jemi në shekujt e moderrnizimit e të globalizimit dhe jo në shekujt e pushtimeve shekullore. Tek Skenderbeu unë nuk gjej vetëm një strateg lufte, por gjej pikërisht strategun e paqes. Skenderbeu nuk bëri luftë kundër askujt, por mbrojti paqen e vendit të tij nga pushtuesit. Tek Skenderbeu nuk gjen vetem njeriun me dhuntitë e luftëtarit e te liderit, por edhe kurajo e zemër të madhe. Shqiptarët e kanë dhe i ngjajnë modelit e tyre, heorit dhe liderit te tyre. Zoti nuk t’i jep te gjitha. Por Zoti iu dha shqiptarëve Skenderbeun, si shenjë të bujarisë së TIJ. Ne jo vetëm duhet ta pranojmë Skenderbeun, nuk duhet ta lëmë të tretet në harresën tonë. E t’ua mohojmë brezave që vijnë njohjen me të. Këto që them e mendoj për Skënderbeun, nuk dua të merren as të kuptohen si overdozë e patriotizmit, as e nacionalizmit. Absolutisht aspak. Nëse një Italian e adhuron Cezarin askujt nuk i shkon mendja të mendojë për italianin se është një supernacionalist. Nëse Maqedonasit e adhurojnë figurën e Aleksandrit Të Madh, i cili në fakt nuk është vetem i Maqedonise, askujt nuk i shkon mendja të thotë se maqedonasit qenkan nacionalistë të sëmurë. Për mua është krejt normale dhe më se e zakonshme që idhulli dhe inspiruesi im të jetë pikerisht Skenderbeu, pa e vrarë mendjen se si mund të më gjykojnë armiqtë e Skenderbeut.. (qesh). Ashtu siç irlandezët krenohen se janë pasardhësit e vikingëve, po ashtu i jap të drejtë vetes të krenohem se une pasardhes i Ilirëve dhe i Skenderbeut. Shqiptaret nuk kane pse e vrasin mendjen se çfare mendojnë ta zëmë turqit per Skenderbeun. Le që unë nuk besoj se turqit mendojnë keq për Skendërbeun. Po të kishin menduar keq, nuk do ta quanin vetë ata “Skenderbe”. !! Askush sot nuk mendon keq për Skenderbeun, përveç atyre pushtuesve qe mbeten pa u khtyer nga erdhen, gjate pushtimin ostoman. Të cilët tashme nuk jane as turq as shqiptarë. Jane thjeshtë urrejtës dhe të urryeshëm.
Kuvendi:
Adriani nuk flet e jeton vetem si sportist por diçka me shume, diçka me thellë…!
The Eagle:
Atëhere po shtoj se për Skenderbeun nuk flas në pozitat e historianit as të politokanit. Mjafton që jam shqiptar të dëshiroj të flas e të krenohem me Skenderbeun.
Kuvendi:
Pse nuk e keni përdorur emrin “Skenderbe” në vend të “The Eagle”?
The Eagle:
Jo se nuk më ka shkuar në mendje ta bëj. Por nuk e kam bërë për dy arsye. E para se, Skënderbeu është “shqiponjë”. Pra , tek emri “The Eagle” është edhe Skendërbeu. Dhe e dyta, m’u duk vetja i vogel të përdor drejtpër drejt një emër kaq të madh! Kështuqë nuk jam penduar. Jam i bindur se me shkon tashmë emri “The Eagle”.Gjithë ç’më mbetet është përgjegjësia që kam edhe ndaj këtij emri e që nuk mund ta lë kurrësesi të bjerë.
Kuvendi:
Sapo keni nënshkruar kontraten për ndeshjen e radhës. E kam fjalën për ndeshjen e datës 20 Shkurt , kur ju do të ndesheni për të mbrojtur titullin “champion”. Çfare mund të na thuash ndonjë “sekret” në lidhje me këtë ndeshje?
The Eagle:
Sekret? Nuk besoj se ka ndonjë sekret tashmë në jeten time prej sportisti. Me 20 Shkurt ndeshem për të mbrojtur titullin që fitova vjet. Sigurisht ndeshja e ardhëshme është gjithëmonë me e fortë se ndeshja e fituar. Oponenti i radhës vjen gjithenjë më i përgatitur se ai që u mund. Përgatitja ime duhet të jetë vazhdimisht në nivele me të larta fizike dhe psikologjike. Për më tepër që përgjegjësia dhe pritshmëria janë më të mëdha. “Luftrat më të forta” janë ato që bëhen për të mbrojtur atë që ke bërë tënden tashmë, të mund të fitosh nesër atë që nuk e ke ende . Ndeshjet e ardhëshme janë ndeshje në rang kampionesh. Nëse oponenti Nelson ishte një sportist me 6 fitore pa asnje humbje. Oponenti me të cilin do të ndeshem në 20 Shkurt, është opponent me experiencë më të gjatë e më të ngjeshur. Kanadezi Kyle Propollek vjen për të fituar. Pra, ai nuk ka se çfarë humbet më shumë se një ndeshje. Ndërsa për mua kjo ndjeshje ështe shumë e rëndësishme dhe e marr me një seriozitet shumë më të madh. Sepse une vij tek kjo ndeshje jo vetem per nje fitore te radhes, por njekohesisht per te mbrojtur titullin.
Kuvendi:
Cili është çelesi i arritjeve tuaja?
The Eagle:
As në MMA,nuk ka tjetër sekret përveçëse, kembengulje të vazhdueshme, disiplinë e rreptë, pasioni, kurajoja, besimi tek vetja, optimizmi, mendimi dhe ndjenja pozitive. E kthej kokën mbrapa vetem për t’i kujtuar vetes nga kam ardhur…, por kryesisht e mbaj vëmendjen ku kam qëllimin të mbërrij!.
Kuvendi:
Çfare dobie sjell ky sport jo vetem ne jeten tende?
The Eagle
Në jetën time, ky sport nuk është tjetër veçëse diçka e dobishme. Nëse do të ndalesha të mendoja për rreziqet, ndoshta as në palester nuk do të shkoja, aq më pak të ngjitesha në ring. Si çdo punë tjetër, ashtu edhe sporti, e aq me tepër ky sport, ka dobinë më të madhe se rreziqet . Askush nuk do të bëhej pilot nëse do të mendonte se çfarë rreziku është t’i largohesh tokes aq shumë e përditë. Ndoshta në një mënyrë jo haptaz e të qellimshme, suksesi im mund t’i japë zemër e besim dikujt, të inspirojë dikë që sportin të mos e shohë si diçka të dorës së dytë në zgjedhjet e tij. Aq më tepër që sporti stimulon shendetin fizik dhe mendor.
Kuvendi:
A mendon se dikush mund te jete inspiruar prej teje , pasionit e arritjeve tuaja.
The Eagle:
Ashtu siç besoj se, Atdheu i secilit fillon tek vetvetja , familja, oborri yt ashtu dhe yllësia e secilit ndriçon fillimisht shpirtin e tij, shtëpinë e tij, të afërmit e tij ! I pari njëri që ka marrë zemër, e shembull prej meje është vellai im , Ermal Hadribeajn, i cili sot është kampion në Shqipëri. Në mos e kam inspiruar dikë tjetër për t’u marrë direkt me këtë sport, jam i bindur se shumë shqiptar të paktën e kalojnë ndonjëherë TV-në edhe tek kanali ku transmetohet MMA. Përveçëse është kënaqësi e veçantë për mua, nëse dikush e ka patur ëndërr të merret me MMA por për rrethana të caktuara, e ka ndërprerë, unë tashmë e vazhdoj edhe ëndërrën e tij. Dhe, vemendja e këtyre njerëzve, ndaj meje është gati gati dashuri nga ato më të pastërtat e me të sinqertat. Dhe në fund të fundit, qellimi final i çdo artisti e sportisti, është, të mund të inspirojë dikë. Pse jo dhe breza të tërë.
Kuvendi:
Me çfarë argëtohet Adrian Hadribaj gjatë kohës së lirë.
The Eagle.
Nëse shpesh them se jeta është një ndeshje që duhet ta luajmë përditë e përditë ta fitojmë. Nëse jam i bindur se secili prej nesh është një fighter, kjo nuk do të thotë aspak se jeta nuk është edhe një shans e mundësi për t’u argëtuar. Kështu që për mua, ndeshjet, stërvitja janë po kaq argëtuese. Pra , argëtohem me MMA, dhe sigurisht që pëlqej e bëj plot gjëra të tjera. Më pëlqen jashtë mase të udhëtoj. Dhe udhëtoj sa herë që më jepet rasti dhe mundësia. Më pëlqen të shoqërohem me njerëz të moshave e rracave të ndryshme. Tek secili njëri që takoj mësoj diçka të jashtezakonshme. Prej se, ndoshta për mua të gjithë njerëzit janë të jashtëzakonshëm. Edhe tek njeriu më i “keq” ekziston patjetër diçka shumë e mirë. Po të kisha më shumë kohë do të merresha më seriziosht me artin e koreografisë. Ndoshta ndonjë dite prej ditësh mund të marr paralelisht klasa aktrimi dhe klasa koreografie.
Kuvendi:
A do të doje të thuash diçka që nuk iu kemi pyetur?.
The Eagle:
Nuk e di. Ndoshta do të kisha shtuar se, njeriu mund t’i bëjë të gjitha, nëse arrin të bëjë atë më të vështirën. Të zgjedhe dhe të vendosë se cilën prej të gjithave mund të bëjë më mirë e të mos heq dorë pa e bërë deri në fund!
Kuvendi:
Meqë jemi ende në fillim të vitit, dhe në prag të ndeshjes tuaj te radhes, “Kuvendi” iu uron fitoren e radhës, dhe një vit plot me fitore e suksese të reja!
The Eagle.
Faleminderit për ftesën, për urimet, për vëmendjen tuaj si “Kuvend” jo vetem ndaj meje , si pjesë e këtij komuniteti, por edhe ndaj MMA. Shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë lexuesit , të gjithë shqiptarët pa përjashtim, një vit të mbarë! Dhe, shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë sponseret e mi, të gjithë fansat, miqtë dhe të njohurit.
…
Michigan, Janar 2016