ALBA XIFAJ
Po du me t’rrejt…
A ban me te rrejt i fije sonte?
Po du me t’rrejt e me t’thane
se shume po menoj e malli m’ka kput per ty,
njashtu si ti me rren mu,
ate tjetren, e ate tjetren…e tjetren.
Du me t’rrejt e me t’than
se vec ti munesh me m’fal buzeqeshjen,
vec ti munesh me ma piku e tha lotin,
vec ti munesh me ma nez menjen e me ma fik shpirtin,
me ma flakeru epshin e me ma shujt etjen me rrjedhje ekstazie,
se vec ti me ban me enderru e pa ty ne te,
endrra s’eshte enderr….
bash fiks si ti m’rren mu, ate tjetren, e tjetren…
po ah medet sikur t’mujsha me t’rrejt edhe kur t’them
“Kthema zemren qe ma morre!
Ani pse keshtjelles ku zemra bujt,
si ka ngel kurgja vec korniza e portes,
ajo prape rri aty mes rrenojave te mbreterimit qe s’lulezoi kurre”
….po s’munesh me rrejt me te verteten,
e kur se thu e bertet dot per te,
duron dhimbjen qe heshtja e saj shkakton
Me…..
Me mbeshtill ne naten dritazbehese
ndricuar nga shkendija pasionesh
ler heshtjen te kuvendoj me ofshamat tona.
Me mbeshtill.
Me mberthe mes duarsh gishterinj e floke gjarperuar
ler ajrin te vishet me avujt tane.
Me mberthe.
Me pershko neper gjithe qenien time jashte e brenda.
Mos ndalo! Kercejme me yjet e henen.
Me pershko.
Me prit ne mbarim endrrash grimce drite
shpirti im encacak lamtumire te te thote.
Me prit.
Ti legjende dashurie
Yjet mban ne syte e tu.
Diellin ne buzeqeshjen tende
Qiellin shpirti jote mbeshtjell
e boten duart e tua perkundin.
Ti qe detin e mbledh ne lotin tend
e gjerdan malesh rreth qafes jane sakrificat e tua
Ti legjende dashurie ben cdo gje
te duket kaq e vogel perpara teje.
Ti, e madherishmja nene.
I won’t stop smiling so you can see my pain.
I won’t stop singing so you can hear my cry
I won’t stop dancing so u can see
what shoes did to my feet I won’t stop fighting
so u can see my wounds
I won’t stop holding hope in my hands
so u can see my darkness between them
I won’t give up on my heart so u can see
the knives in it I sure won’t stop living
and love so u can accept my suffering
After all dear “you” the happiness is my freedom
ticket from pain prison my love
for life is my knowledge of pain.
Qe te jesh si une…
Ti vishesh me rroba te shtrenjta
e mburresh qe per to nuk ke shpenzuar asnje cent.
Lekura e zbuluar te shkelqen nga vajrat ekzotik.
Une sajohem me stil e lekuren e kam pis
me shenja buzesh qe thone emrin tim.
Ti ecen me koken lart mbas qafe
ke varur si kundrapeshe genjeshtrat e moralit
me sy kerkon vemendjen te shohesh
ku burgosjen ta sheseh si te verteten fisnike
Une fluturoj e poshte veshtroj
te gjej shtegtimin e rradhes
ku te ndaloj
ti e shijon jeten permes sekretesh te pathena,
jo te paditura
une e shijoj perms njohjes se vertetes,
se bukures, vetes qe nuk kam frike
e as kopraci ti them.
Ti qe nga frika se mos deshirat te degjohen
flet e cirresh me nje qetesi cinike
e servir pasi i ke vene per 30 sec ne mikrovale
mendimet qe nga hundet ti futen qe ne djep.
E kur perden mbyll
e sigurohesh qe vetem nata te degjon
Mallkon veten qe ke frike te jesh si une!
E shtrenjta ime
Kudo shkoj ti je me mua.
Fotografia jote eshte e vjeter.
E nje kohe te larget
Ti je aty me rrobat
qe dikur shtatin tend plot hire
aq bukur mbeshtillnin.
Qendisur me male kryelarte
detra e brigje zemergjere
lumenj shpirtra rrembyes
liqene ku endrat thurren.
Floket e tua plot shkelqim e dredha
mbulojne supet e tua te bardha.
Nder supet e tua
qe pesha e kohes se pabese nuk arriti ti krrus
zgjaten krahet qe breza te tere perkunden.
Mberthyer rreth gjirit tend
per tu mekuar me dashuri per jeten.
Per ty.
Per njeri tjetrin.
E shtrenjta ime, nena ime Shqiperi
u rritem me rrahjet e zemres tende,
qe u ben ritem te kengeve qe per tu thurem.
Mesuam te ecim ne gjurmet e tua
ne rruge te pagezuara me emrin trimeri.
Mesuam te flasim me gjuhen e shpirtit tend
ku alfabeti fillonte me germat B.E.S.Ë.
I varem deshirat ne krahe shqiponje
si per te pare pafundesine tende
pasurine tone, e mesuam ta ndajme
e shijojme ate dhe me te tjere,
mikpritjen si medalje veten te zbukuronim.
Por dhe sa kohe me duhet te genjehem
me foton tende te vjeter?
Kam mall per ty.
Kam mall per bijte e tu.
Vellezerit e motrat e mi.
Portreti jone familjar te vret syte
me dashuri te shtirur e buzqeshje histerike.
Krenari pompoze e trimeri telenovelash.
Jemi te veshur keq ose aspak.
Kemi filluar mos ta kendojme
po brockulllisim shqipen.
Hapi jone s’ka me peshe
e rruget ku dikur ecnim shkurret i kane zene.
Sot ndryshe rrugetojme e te fluturojme
me s’kemi nevoje.
Kemi mesuar te zvarritemi
si gjarperinjte qe vete i lame
rrugen tone te na udhezonin.
Askush s’ka me nevoje per mikpritjen tone,
vetem ne presim lemoshe
prej atyre qe harten tone
si pasqyre te thyer katandisen.
Ah Shqiperi.
Dua te te shoh e prek
ashtu si vec neper foto
te kam pare.
Kam mall per ty.