Nga Kolec Ndoja
Ne prag te 100-vjetorit perkujtimit te lindjes se Vatres, ne nje atmosphere tejet patriotike, te cilter dhe demokratike sapo eshte krijuar Dega me e Re e Vatres, ne Florida.
Me daten 19 Prill 2012, diten e Ejte, ne nje nder ambientet e RE/MAX Preferred building ne Fort Lauderdale, Florida, te mundesuar nga Z. Kolec Ndoja, u organizua takimi themelues per Degen e Vatres ne Florida. Gjate koktelit modest te mundesuar nga pronari i Storks Bakery&Kafe Pjeter Dekaj, te pranishmit i pershendeti via Skype Kryetari i Vatres Z. Gjon Bucaj i cili falenderoj per insitiativen dhe duke shprehur besim te plote tek grupi themelues, i uroj pune te mbare takimit dhe Vatres ne teresi ne 100-vjecarin e dyte.
Takimin e hapi nje nder inisiatoret per krijimin e kesaj dege, Kolec Ndoja – “Pishtar I Demokracise”, nje nder themeluesit e levizjes demokratike shqiptare, i cili i shtroj pyetjen miqve te njohur prej vitesh: Pse zgjodhem te percafojme pikerisht Vatren dhe pse sot Vatres i duhen visionare te rinj, per te bere te mundur qe cdo fushe e jetes te flase shqip, jo vetem patriotizmi, besimet e letersia, por edhe demokracia, ekonomia, financa, shkenca, arti etj(?) ne nivel Kushtetues e Universiteti, dhe theksoj se eshte pikerisht Vatra qe ka mbajtur gjalle shpirtin e Kombit ne kto 100 vjet pamvaresi, rreth Vatres mund te garantojme “gjallesen e degeve te njoma” te shkeputuna kto 20-vjet prej tokes Ame, dhe njekohesht mund te gjallnojme Vatren, forcojme lidhjen mes brezave, ruajme gjuhen, kulturen e zakonet e Kombin per fmijte tone dhe brezat qe vijne, tuj endrru diten e kthimit. Na e kemi ne dore sot te shkruajme faqe te reja, ose vetem te “krenohemi” me cka na lane.
Fjalen e mori James W. Pandeli, autor I Librit “Oh Albania, My poor Albania”, emigrant shqiptar nga Korca reflektues i gjenerates patriotike te frymezuar nga Noli e Konitca, i cili i ka kushtuar cdo qelize te qenies se tij, zbulimit te se vertetes se “harrueme” te origjines se besimit ne “Mother Earth Albania” dhe zinxhirit tone natyral Pellazg-Ilir-Shqiptar ne themelet e kultures Europiane e pertej.
Z. Bahri Limani nga Prishtina, e Ilir Dekaj nga Hoti shtruan rendesine e nje shkolle shqip per femijet tane, qofte edhe mbasdite disa ore ne jave, ide e mirepritur nga te pranishmit e cila u ba shkas per Z. Mondi Ndoj nga Mirdita te theksoje avantazhet e bashkpunimit mes shqiptareve ne fusha te businesit dhe lidhjes si komunitet, dhe pse jo edhe te nje dite festivali shqiptar sic e ka komuniteti Grek e Italian, do te vazhdonte Z. Pjeter Dekaj nga Hoti ku femijet tane adoleshente mund te njihen e afrohen. Ne vazhdim, Z. Edmond Gjikokaj shprehu shqetesimin ndaj shtetit shqiptar ne proceset demokratike ne Shqiperi e Kosove, dhe theksoi faktin se emigracioni eshte pjese vitale e ekonomise shqiptare, dhe si e tille duhet te kete zerin e vet ne Parlament.
Dinamika e bisedave mes te pranishmeve, tregoj dhe nje here etjen patriotike, dashamiresine e perulesine e sejcilit (dhe te femijve tane) para Dheut Ame, tuj kriju nje shkendi shprese per bashkim e progress, si nje trup e shpirt i vetem pa asnje dallim, dhe njekohesisht kerkues te se drejtes se tyre dhe te cdo shqiptari mbrenda e jashte trojeve shqiptare, pikesepari ndaj demokracise ne Shqiperi, Kosove, e me tej ne Maqedoni, Mal te Zi, Greqi e Serbi.
Me tej, Z. Kolec Ndoja theksoi pozicionin strategjik te trojeve shqiptare ne rajon ku “perpiqen te tri kulturat dominuese te mijevjecareve te fundit” si dhe vlerat e diversitetit kulturor nen “Nje strehe – Nje gjuhe – Nje Komb”, faktor ky equilibrues dhe ure-lidhes me vendet fqinje e pertej, dhe jo si dobesi ku te tjeret te gjejne “arsye te na mbikqyrin” apo te na vene “mbikqyres”, dhe shtroi domosdoshmerine e nje Formulimi te Ri Kushtetues mbarekombetar qe garanton paequivoke barazine dhe kontributin e cdo individi, besimi fetar, grupi shoqnor apo krahine, me synim zevendesimin e pushtetin absolut afatgjate te individeve me ate te perkohshem, te kufizuar e te equilibruar, duke garantuar Unitetin e Kombit Shqiptar si nje e te pandare, te pamvarun e pa kushte, ne trojet Naturale.
Me pas me consensus u vendos te zgjidhej kryesia e kesaj dege, ku kryetar u zgjodh Kolec Ndoja, nenkryetar Veton Bytyqi, sekretar Edmond Gjikokaj, arketare Margerita Ndoja dhe anetar kryesie: Ilir Dekaj, Bahri Limani e Pjeter Dekaj. Z. James Wm. Pandeli ju dha titulli I nderit “Honorary Chairman”.
Te gjithe te pranishmit i uruan Vatres se Florides urimin shqiptar “Me krah te lehte dhe bekimin e zotit” ne te mire te Kombit.