Obama dhe Romney me një diferencë fare të vogël mes tyre kryesojnë sondazhet, mes njëritjetrit !

 
BEQIR SINA, New York
 New Jersey Governator Christopher Christie(Christ Christie), Senatorin e Floridës Marco Rubio dhe Kongresistin Republikan të Wisconsin, Paul Ryan” spekulohet, deri tani se mund të jenë listën e e gjatë të “kandidatëve të mundshm” për tiketën presidenciale Romni for President
Columbus, Ohio : ” Presidenti Barak Obama ka një mbështetje të 46 për qind të të anketuarve nga – 42 për qind që ka “kandidati” Republikan Mitt Romney , në se bëheshin zgjdhjet sot. Ky është një kryesim i “lehtë”, i Presidentit Obama, mbi Governatorin e Massachusetts Mitt Romney, sipas një sondazhi Kombëtar të Universitetit Quinnipiac, të lëshuar sot, e premte 20 Prill 2012.
“Kandidati” Republikan i cili besohet se nuk ka më kundërshtar brenda partisë së tij, pas tërheqjes nga gara të rivalit të tij Santorum, megjithëse nuk ka marrë ende “madatin zyrtar Republikan” për të qenë ai kundërshtari i Presidentit Barack Obama, duket se po përzgjedhë atë që këtu thirret ” Tiketën” Romney – …..!?, në mes disa spekulimeve me emrat më të lakuara deri tani nga media.
New Jersey Governator Christopher Christie(Christ Christie), Senatorin e Floridës Marco Rubio dhe Kongresistin Republikan të Wisconsin, Paul Ryan” spekulohet, deri tani se mund të jenë listën e e gjatë të “kandidatëve të mundshm” për tiketën presidenciale Romni for President.
Mirpo sondazhi sondazhi Kombëtar të Universitetit Quinnipiac, të lëshuar sot, e premte 20 Prill 2012. cekën :” Duke parë karakteristikat personale, të secilit nga dy kandidatët kryesorë ose më të mundëshem pra të dyshes që mendohet se do të jenë në garë më 3 nëntorë “Obama – Demokratë – Romney – Republikanë” , atëhere, sipas këtij sondazhi të lëshuar sot, e premte 20 Prill 2012 shohim se “81 për qind e votuesve amerikanë, mendojnë se presidenti Obama është më i pëlqyeshëm, krahasuar me 63 për qind të atyre që pëlqejnë Mitt Romney”. Por, që nuk do të thotë se votojnë kështu si atë pëlqejnën njerin apo tjetrin.
Kështu, të paktën mendojnë ata që kan thënë se sipas tyre, Presidenti Barack Obama kujdeset për nevojat dhe problemet e tyre. Teksa mendojnë se do të votojnë ; 57 për qind të anketuarve për Obamën, krahasuar me 44 për qind që janë për Mitt Romney. Të aneketuarit Republikanë, thonë se ata kan cilësitë e lidershipit të fortë, me 61 për qind të tyre, me Mitt Romney, në krahasim me 60 për qind të Demokratëve që janë për presidentin, Obama, sipas sondazhit të pavarur të Quinnipiac .
Sondazhi Kombëtar i Universiteti Qiunnipaic, thotë se ka marrë mendimet e 2.577 votuesve amerikanë, dhe, se margjina luan 1 – 1.9 për qind më shumë ose me pak .
Romney, është parë nga të anketuarit si më i mirë në ekonomi 47 – 43 për qind, më i mirë në krijimin e vendeve të punës 45 – 42 për qind, më i mirë në përcaktimin e çmimeve të gazit 44-31 për qind ,dhe më i mirë për trajtimin e çështjes së imigracionit 43 – 39 për qind. Presidenti është parë 52 – 32 për qind, më i mirë në çështjet e grave dhe 46 – 40 për qind në politikën e jashtme. Të dy “burrat e fortë” të Amerikës, kandidatët për në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2012, janë parë në mënyrë të barabartë në trajtimin e çështjeve me taksat dhe problemin kombëtar me shendetesin e qytetarve.
Shtypi amerikan duke i u referuar këtij sondazhi prestigjoz theksonë se:”Gara presidenciale mbetet ngushtë. Me Governatorin Mitt Romney, tani kandidati Republikan “de facto”, në një vështrim se si të dy “burrat e fortë” janë perceptuar nga ana e elektoratit, pasqyron shumë nga dallimet historike mes dy partive në në një zgjedhje të ngushtë, e cila duket se sipas të gjitha gjasave ka të ngjarë të të jetë, ” i tha mbrëmë CNN Peter A. Brown, drejtor asistent i Institutit të Votimit nga Universiteti Quinnipiac, në emisionin “Situation Room” me Wolf Blitzer.
Ai në komentin e tij tha se “Presidenti Barack Obama ka një kryesim të madh në mesin e grave dhe shihet si kandidati më i zgjedhur në mendjen dhe nevojat e tyre Ai është parë si më shumë në kontakt me problemet e amerikaneve, Republikani Romni duket se ka përkrahje mesatre nga gratë, megjithëse ai ka një avantazh për ekonominë -.. Çështje e cila konsiderohet “çelsi ” i kësaj fushate, është se kush nga dy kandidatët ka për të qenë deri në fund të kësaj fushate një udhëheqës i fortë për hapjen e vendeve të punës dhe ekonominë nga që 56 për qind e votuesve që janë dakord, prej nga 38 për qind që nuk janë dakord me trajtimin e presidentit të ekonomisë, dhe vendve të punës “
“Hendeku gjinor mbetet, megjithse Obama e ka ” çuar ” mbështjen e tij ndër gratë amerikane nga 39 për qind në 49 – për qind dhe aty – aty ndër burra 43 deri në 46 për qind”, tha Brown. “Hendeku racial është edhe më i gjerë: Romney çon bmi Obamën 52 – 36 për qind në mesin e të bardhëve, ndërsa presidenti është përpara në mesin e zezakëve 94 – 3 për qind dhe në mesin e hispanikëve 64 – 24 për qind.”
Obama udhëheq në mesin e demokratëve 88 – 6 për qind, ndërsa Romney çon 83 – 8 për qind midis republikanëve dhe 46 – 39 për qind në mesin e votuesve të pavarur.
Më shumë votues kanë mendim të pafavorshëm të presidentit, Obama, 49 për qind, krahasuar me 45 për qind që e shohin atë të favorshm. Romney shihet pozitivisht nga 33 për qind të favorshmit dhe të pafavorshmit me 38 për qind.
Gruaja e Parë (First Lady) Michelle Obama merr një vlerësim 60 përqind të votave të të anketuarave – 22 për qind të pa favorshmit. Gruaja e Mitt Romney, Ann Romney merr një 25 – të votave të favorshme dhe 9 për qind të pa-favorshmet. 64 për qind e të anketurve thanë që nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth Ann Romney për të formuar një opinion.
Presidenti Obama merr “tetë më tetë” 47 – 48 për qind të vottave të të anketuarve për punë të përgjithshme, dhe të miratimit edhe votuesit amerikanë, të cilët thonë se 49 – 46 për qind se ai nuk e meriton një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë Zyrën Ovale.
Të pyetur për “tiketën e mundshme” Romni – Christie!?, deri tani me e mundshme, nga të anketuarit është se për mirë e shikojnë 31 për qind e tyre, duke e quajtur atë(Christie) një zgjedhje krah Mitt Romney, si zgjdhjen më të mirë në krahasim me 18 për qind , që janë duke thënë se ai do të jetë një zgjedhje e keqe dhe 49 për qind pa mendimin e tyre “të prerë” ende. Votuesit e pavarur, që shihet kësaj rradhe blloku kryesor votimit, e shohin Christie si një zgjedhje e mirë; 33 për qind Po! dhe 18 për qind Jo!.
Rubio u etiketua një zgjedhje e mirë 24 Po! -14 për qind Jo! të përgjithshëmit 27 Po!-14 për qind Jo! për qind ja në mesin e të pavarurve, është e barabartë. Ndërsa Ryan ka , 23 përqind Po!- 17 për qind Jo! në përgjithësi 25 për qind Po!-17 për qind Jo! në mesin e të pavarur.
 “Edhe vetë Governatori i New Jersey Christopher Christie, thuhet se evokon një ‘opinion nuk’ kandidoj për zëvendëspresident, ashtu si Ryan dhe Rubio edhe më shumë. Të tjerë kandidatura potenciale janë mjaft të panjohur. Megjithëse, duhet theksuar se në këtë pikë Christie, i cili kohët e fundit tha se nuk do të përjashtonte “Tiketën me Romney”, ka një avantazh me publikun, por zëvendës Presidenca shkon tek fituesi i zgjedhjeve, i cili do të jetë Mitt Romney, kur të hspallet në Konventën Republikane në muajin gushtë dy muaj para zgjedhjeve “tha Brown.
Ky sondazh që konsiderohet me serioz është kryer nga 11 prill deri në 17 prill, nga Quinnipiac University dhe të anketuar kan qenë 2,577 votues të regjistruar me një diferencë të gabimit prej + dhe – 1 deri 1.9 pikë përqindje. Intervistuesit janë telefonuar linjat e tokës dhe telefonat celularë direkt.
Sondazhi Universiteti Quinnipiac, drejtuar nga Douglas Schwartz, Ph.D., kryen studimet e opinionit publik në Pensilvani, Nju Jork, Nju Xhersi, Connecticut, Florida, Ohajo, Virxhinia dhe bënë një shërbim publik dhe për kërkime kombëtare në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë të dhëna mundet të vizitoni faqen e internetiti të http://www.quinnipiac.edu/polling.xml~~HEAD=pobj, telefononi (203) 582-5201, ose të i ndiqni në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *